web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Uji që hodhi policia të përvëlonte nga kimikatet”/ Gazetari publikon pamjet nga protesta

2026-07-23 11:56:00, Aktualitet CNA

“Uji që hodhi policia të përvëlonte nga

Gazetari Ferdinand Dervishi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga protesta para Parlamentit. Dervishi shprehet se uji i hedhur ndaj protestuesve ishte i përzier me kimikate, ndërsa siç shihet edhe në pamje kanë mbetur të lënduar disa protestues.

“Sot lajmi i parë i mediave do të jetë: 50 policë të lënduar. E vërtetë. I lau ujëhedhësja e tyre. Uji të përvëlonte nga kimikatet. Këta në video janë protestues”, thuhet në mbishkrimin krahas videos.

Protesta para Parlamenti vijon prej më shumë se 3 orësh ndërsa është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.

Këta të fundit kanë përdorur disa herë hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e turmës që tentonte të çante kordonin policor. /CNA





Lajmet e fundit nga