web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Synon të përçajë protestuesit”/ Bushati: Rama me mision, do të shpëtojë lëkurën

2026-06-25 22:14:00, Aktualitet CNA

“Synon të përçajë protestuesit”/ Bushati: Rama

Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po përpiqet të përçajë prtoestuesit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati ironizoi se çdo njeri në këto kushte do të bënte çështë e mundur për ta nxjerrë këmbën nga varri. 

Sipas analistit, kreu i qeverisë është në mision ët shpëtimit të lëkurës prej kësaj situate.

“Rama po synon të përçajë ata që i thonë boll më se nuk të durojmë dot. Po mundohet të krijojë një ndarje apo luftë civile midis një pjesë të shoqërisë dhe atyre që i thonë boll se nuk të durojmë dot më. A mund ta gjykojmë një njeri që është më një këmbë në varr? Çdo njeri në këto kushte do të bënte çështë e mundur për ta nxjerrë këmbën nga varri. Rama është në mision të shpëtimit të lëkurës dhe i justifikohet çdo gjë në këtë situatë",-tha Bushati./CNA

 





Lajmet e fundit nga