web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri mes Elias dhe Princ Lekës/ Ironia e Mentor Kikisë

2024-03-06 18:27:00, Aktualitet CNA

Sherri mes Elias dhe Princ Lekës/ Ironia e Mentor Kikisë

Sherri mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës ka qenë kryefjala e të gjithë mediave ditën e sotme.

Pas skandalit në të cilin u përfshi çifti mbretëror , pas videos ku Elia Zaharia godiste ish bashkëshortin ka patur shumë reagime në rrjetet sociale.

Gazetari Mentori Kikia përtej ngjarjes ka ironizuar faktin që ishim ne ata që i zgjodhën dhe i emëruam Princ e Princeshë.  

“Ndaj, ne nëpër media, që shpërndajmë tituj fisnikërie duhet ta mbajmë dorën herë tjetër”, ka shkruar ndër të tjera Kikia në reagimin e tij.

“Iku dhe mbreteria qe emeruam vete!

Mire o mire se edhe princat e princeshat zihen, ndahen, edhe rrihen ndonjehere. Por ata te vertetet i mbajne sherret ne “Pallat”.

Problemi i pare i joni eshte se s’kemi “Pallat”.

Problemi i dyte eshte se s’kemi mbret.

Problemi i treje jemi ne qe Eljan dhe Leken i emeruam Princ e Princeshe.

Eshte barre e madhe te jesh mbret ore. Duhet te stazhionohesh ne shume breza.

Ndaj, ne neper media, qe shperndajme tituj fisnikerie duhet ta mbajme doren here tjeter”, shkruan Kikia./ CNA

 





16:16 TODAY

Të burgosurit

330 të burgosur të burgut të Rrogozhinës i kanë dërguar nj...

Lajmet e fundit nga