
Zbardhet dëshmia e Princ Lekës në Komisariatin nr.6 në Tiranë, ku ka bërë denoncimin, pas sulmit fizik të ish-gruas dhe ish-vjehrrit të tij.
Leka ka treguar se kishte shkuar në rezidencën familjare mbretërore pasditen e së martës për të diskutuar me Shefin e administratës së Oborrit, Syl Mulosmanaj, në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Leka ka theksuar se me Elia Zaharian janë në proces divorci dhe të dyja palët kanë rënë dakord për një vendim të tillë.
Ai tha në polici se i ka këkuar Sylës që ta shoqëronte deri te vajza e tij për ta takuar. Sipas tij, në momentin që ka takuar vajzën ai është sulmuar fizikisht nga ish-vjehrri i tij, si dhe është ofenduar me fjalë.
Dëshmia e plotë:
Ka qenë në orën 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani", rezidenca e familjes mbretërore Nr.6, Tiranë, për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten, shtetasen Elia Zogu, jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.
Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzen time të vogël, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këto momente unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.
Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.
Në këto momente situata ka agravuar, shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin, si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur./CNA
Princ Leka sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshortja e ...
Të mërkurën në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radh...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka dalë nga GJ...
Çështja e padisë së kryebashkiakes së Durrësit, Emirja...
Një debat i ashpër është regjistruar mbrëmjen e djeshm...
Hekurudha Shqiptare (HSH) njoftoi këto ditë se tenderi për...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Deputeti Luan Baçi ka treguar se çfarë po përgatitet n...
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka nxjerrë zbuluar k...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur për dënimin e F...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ...
Petro Beleri, djali i Fredi Belerit ka reaguar pas mar...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas denoncimeve të...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, ku janë...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për vendimin e gj...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar rrëzimet e rekursev...
Një grup prej 42 organizatash mjedisore dhe 39 akademikë e...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas dën...
Sapo ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së në selinë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...