web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përjashtua nga Kuvendi/ Korreshi: Sekretariati i Etikës, përrallë me mbret, masa qesharake

2024-03-06 15:56:00, Aktualitet CNA
U përjashtua nga Kuvendi/ Korreshi: Sekretariati i Etikës,
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur pas përjashtimit nga Kuvendi.

Ai është shprehur se, masat e marra janë qesharake. Nga ana tjetër Sekretariatin e Etikës e ka qujatur një përrallë me mbret .

 “Masat për përjashtime janë qesharake. Tashmë jam mësuar, jam bërë përsëritës, sepse dhe më herët jam përjashtuar. Çdo deputet ka të drejtë që të protestojë. Thjesht mua më kapi lapsi.

Sekretariati i Etikës është një përrallë me mbret. Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, mund të them se ka dhe nga ata që nuk e duan bashkimin, nuk kemi çfarë t’ju bëjmë”, deklaroi Korreshi./ CNA





Lajmet e fundit nga