web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Princ Leka e akuzoi për dhunë/ Gjergj Zaharia: U vetëmbrojta, s’kam fuqi ta sulmoj…

2024-03-06 13:40:00, Aktualitet CNA
Princ Leka e akuzoi për dhunë/ Gjergj Zaharia: U vetëmbrojta,
Elia dhe Gjergj Zaharia

Princ Leka është dhunuar pasditen e djeshme në Pallatin Mbretëror nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia, duke përfunduar në spital.

Pas kësaj ngjarje, ai ka kallëzuar në polici Elian dhe Gjergj Zaharian, duke përfituar kështu urdhër mbrojtjeje.

Në polici është thirrur për t’u marrë në pyetje babai i Elia Zaharias, i cili ka mohuar të ketë dhunuar ish-bashkëshortin e vajzës së tij.

Ai ka deklaruar se nuk ka fuqi që të sulmojë një djalë të ri dhe ka pretenduar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ka qenë Princi ai që e ka sulmuar i pari.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se Princ Leka ka ngritur akuzat se është ofenduar, është goditur me shqelma dhe me një statujë druri nga Gjergj Zaharia në sy të vajzës së tij 3-vjeçare./ CNA





Lajmet e fundit nga