web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në Tiranë/ Alimehmeti: Do të ketë një reflektim nga PD

2026-06-27 22:26:00, Aktualitet CNA

Protestat në Tiranë/ Alimehmeti: Do të ketë një

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat që po zhvillohen prej rreth një muaji në kryeqytet.

Alimehmeti u shpreh në një dalje televizive se duhen analizuar dy elementë të protestës. Sipas tij këto dy elementë janë pakënaqësia e madhe ndaj formës së qeverisjes dhe dëshira për ndryshim brezash ose elitash politike.

Alimehmeti u shpreh se do të ketë një reflektim nga Partia Demokratike lidhur me kërkesat e protestuesve.

“Duhen analizuar dy elemente të protestës. Elementi i parë është pakënaqësia e madhe ndaj formës së qeverisjes. Të fitosh mandatet, nuk të jep mandat për të abuzuar. Elementi i dytë është dëshira për ndryshim brezash ose elitash politike. Kjo kërkon reflektim nga secila parti. Koinçidencë është që neve në PD jemi në ditët që do të zgjedhim Kryesinë dhe të gjitha organet drejtuese tonat. Të mërkurën e kemi dhe besoj që do reflektohet. Protesta u rrit në fillim të qershorit, ndërkohë që Kuvendin Kombëtar ne e patëm në 30 maj. Këshilli Kombëtar nuk është konstituuar akoma dhe mendoj që kjo vonesë erdhi edhe për nevojën e reflektimit se çfarë po kërkohet nga njerëzit. Besoj dhe shpresoj që ky reflektim do të vijë. Nëse nuk reflektohet, pastaj është një gabim tejet i madh”, tha Alimehmeti. /CNA





Lajmet e fundit nga