web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a vision for tourism and tradition

2026-06-27 15:10:00, Aktualitet CNA

A journey to one of the areas with the greatest history, tradition and potential in southeastern Albania. CNA TV traveled to the Municipality of Kolonja, where it was received by the mayor Erion Isai, to see up close the transformation that this area has undergone in recent years and to discuss projects, investments and the vision for its development.

From the city of Erseka to the surrounding areas, our stop was at some of the most important points where interventions have been carried out that aim to change not only the appearance of the city, but also the way it is perceived by residents and visitors.

In this special, we bring a broad panorama of Kolonja, an area that is trying to build a new profile through investments in infrastructure, tourism development, promotion of tradition, and creation of new spaces for the community.

During our visit, we stopped at some of the most important projects of the Municipality of Kolonjë, taking a close look at the changes in the city of Erseka, the transformed public spaces, urban interventions, but also the challenges that accompany the development of an area with great natural potential.

For Mayor Erion Isai, paying attention to Kolonja and promoting its values ??is an opportunity to highlight a territory that, according to him, has made an important contribution over the years and which today aims to become a destination with more opportunities for residents and visitors.

He considers every media space as an opportunity to tell the history, traditions, and change that this municipality is undergoing.

"I must thank you for giving a space to Kolonja, because we live in the era of virtuality and every space is very valuable. Moreover, the space you offer is not a space that serves Erion or the two of us, or CNA personally, but it serves a place that has a special contribution in Albania ," said Isai.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

One of our first stops was the pedestrian street of the city of Erseka, one of the most visible investments made in this municipality. A space that today has become a meeting point for residents, a place for families to walk and an attraction for visitors arriving in Kolonjë.

Built with a concept that combines the traditional elements of the area with the needs of a modern city, the pedestrian zone has changed the way public space is used and has brought another vitality to the life of the city. This investment, according to the mayor, has been one of the projects that has generated the most discussion at the moment it was proposed.

Heqja e automjeteve nga një prej akseve kryesore dhe kthimi i saj në një zonë vetëm për këmbësorë u prit fillimisht me skepticizëm, por sot ajo konsiderohet si një ndërhyrje që i ka dhënë një tjetër identitet Ersekës dhe ka krijuar një hapësirë të re rekreative për komunitetin.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

"Dhe është një nga investimet që është kundërshtuar më shumë kur është hedhur si ide. Edhe është vërtet rasti për të përmendur që jo çdo konsultë publike, në fakt, shërben siç hidhet ideja fillestare. Të gjithë banorët kanë qenë kundër; mendonin që mbyllja e një rruge, heqja e makinave nga rruga, e ul punën, e ul vëmendjen dhe e boshatis. Në fakt, e kundërta ka ndodhur. Ne jemi në vapë tani, po nëse këtu vjen pasdite, kjo është shëtitorja e famshme që shkon drejt rrugës së Rehovës. Andej më pas është një tjetër shëtitore 1.8 km për ecje dhe biçikleta, nga Erseka deri në hyrje të Rehovës, që solli një tjetër zhvillim. Shpresoj që shumë shpejt me Fondin Shqiptar të Zhvillimit të bëjmë fazën e dytë, sepse pedonalja është investim i bashkisë. Solli një hapësirë të veçantë ku është ruajtur tradita dhe guri është themeli i saj dhe veçantia është një ujëvarë e vogël, po themi një basen i një uji të rrjedhshëm, të qarkullueshëm, i cili ujin e vaditjes që vjen prej malit dhe tepricat e ujit të depos së furnizimit të qytetit tashmë nuk shkojnë kot nëpër rreke, po kalojnë në mes të qytetit dhe më pas vazhdon që zbret për zonën tjetër në vaditje. Shumë shpejt do të kemi fazë të dytë. Uji i rrjedhshëm do të dalë edhe në qendrën e qytetit, te sheshi "Rilindja", dhe deri tek unaza e qytetit ku lidhet me atë që ne e quajmë sot për sot ‘pyllëzimi’", u shpreh kryebashkiaku.

Përtej një rruge të transformuar, pedonalja është konceptuar si një hapësirë ku ndërthuren natyra, tradita dhe elementët karakteristikë të Kolonjës.

Guri, gjelbërimi dhe uji i rrjedhshëm janë pjesë e këtij koncepti, duke krijuar një ambient që jo vetëm përmirëson pamjen e qytetit, por synon të sjellë edhe një përvojë të veçantë për këdo që e viziton.

"Në fakt, është atraksioni më i bukur dhe më i prekshëm i qytetit. Ka rivalizuar qendrën, pra shpesh qendra është bosh dhe pedonalja është plot dhe merr vëmendje. Dhe veçantia e saj: ajri i pastër kur kombinohet me një ujë të rrjedhshëm, se njeriu e ka një çikë edhe psikologjike. Duket sikur këtu është më freskët se kudo, ndërkohë që impakti i ujit nuk është aq realisht, po psikologjia e bën këtë si duket”, tha ai.

Transformimi i Ersekës, sipas kryebashkiakut Erion Isai, është pjesë e një ndryshimi më të gjerë në mënyrën se si duhet parë zhvillimi i qyteteve të vogla në Shqipëri. Përtej ndërhyrjeve fizike, qëllimi është krijimi i një tjetër perceptimi për këto zona, duke i kthyer nga vende që shiheshin si pika largimi, në hapësira ku njerëzit mund të jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Me një pasuri të madhe natyrore, nga Malet e Gramozit te traditat e hershme të zonës, Kolonja po synon ta përdorë këtë potencial për zhvillimin e turizmit. Ajri i pastër, peizazhet, produktet tradicionale dhe mikpritja e banorëve janë disa prej vlerave që sipas drejtuesve vendorë mund të kthehen në një motor të rëndësishëm ekonomik për këtë bashki.

"Qyteti i Ersekës ka një transformim tërësor. Ka një koncept të ri të qytetit. Përgjithësisht filloi pas Rilindjes Urbane, pra nuk dua që të marr një meritë vetë, po në 2014-ën, kur unë ende as nuk isha në politikë dhe as e mendoja që do të kthehesha një ditë kryetar bashkie në Ersekë, Rilindja Urbane zgjoi qytetet te të cilat ishte mbyllur koncepti se aty mund të jetohej. Dukej sikur qytete si Erseka, Përmeti, apo në veri po themi Mati, dukeshin si qytete si stacione treni; secili me një valixhe në dorë dhe të presë trenin e mundësisë vetë për të ikur. Dukeshin si fjetina konviktorësh të harruara aty. Sot ka ndryshuar koncepti. Lidhet me një koncept të turizmit patjetër dhe të zgjimit të vetëdijes për të përdorur më së miri ato që kemi. Pra ne nuk synojmë të konkurrojmë, Duomo-n e Milanos apo sheshin "San Pietro" të Vatikanit. Ne kemi një ajër të mrekullueshëm, një Mal Gramozi të jashtëzakonshëm, kemi kullotat më të mira besoj që ofrojnë një ushqim zinxhir të jashtëzakonshëm dhe padyshim njerëz të mrekullueshëm", u shpreh Isai.

Krahas investimeve dhe projekteve zhvillimore, një tjetër element që shoqëron identitetin e Kolonjës është qetësia dhe siguria e saj. Një karakteristikë që për shumë banorë përbën një nga avantazhet kryesore të jetesës në këtë zonë dhe që mund të jetë një faktor i rëndësishëm edhe për familjet apo vizitorët që kërkojnë një tjetër standard jetese larg ritmit të qyteteve të mëdha.

"Do ta them edhe pse e kam bërë baltë, e kam thënë në shumë televizione, po për ta kuptuar. Unë në shtëpinë që është pak më larg këtu ku jetoj me qira në Ersekë, ende realisht çelësin e shtëpisë e lë poshtë rrugicës së shtëpisë sime. Besoj biem dakord që është qyteti më paqësor i mundshëm ku kriminaliteti nuk diskutohet. Po dhe incidentet kur janë, janë totalisht incidente të lokalizuara dhe shpesh komike, se janë për gjëra vërtet shumë komike", tha ai.

Në këtë proces transformimi, një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe investimet në infrastrukturën urbane. Rehabilitimi i pallateve, përmirësimi i kushteve të banimit, sistemimi i hapësirave publike dhe ndërhyrjet në furnizimin me ujë janë pjesë e një strategjie që synon të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve dhe të krijojë një qytet më funksional.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

"Duke i shkuar këtij vizioni te investimet, këtë kemi parë. Që do të thotë: kemi sistemin kapot, i cili në pallatet që kemi ecur deri tani rreth 45% të qytetit, përveçse ka zgjidhur një problem të jashtëzakonshëm që është ngrohja, pra termoizolimi, ku njerëzit harxhojnë më pak dru zjarri sot edhe janë më të ngrohtë, edhe më të freskët në verë, po shkon dhe zinxhir: pra ne si bashki kemi nevojë të presim më pak pyje sot për të siguruar furnizimin me dru zjarri. Ka zgjidhur problemin estetik të një shëmtie urbane, që pallatet e ndërtuara me forca vullnetare, të rëna suvatë, të degraduara, me ngjyra-ngjyra, pulla-pulla, sot janë një shërbim urban dhe një atraksion i jashtëzakonshëm. Ndërlidhi qytetin, pra ne sot kemi një koncept që fillon prej Rehovës ku kemi bërë, dhe këtë dua ta falënderoj ambasadën austriake dhe "Ziceranë", është 100% me fondet e tyre që na kanë mbështetur, sheshin e Rehovës. I cili kishte marrë një tipar komunist me një lapidar ku padyshim respektojmë figurat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e kthyem në identitetin e 1900-ës. Ai ka qenë sheshi i nuseve, sot është i gjithi në gur dhe në gjelbërim. Lidhet me pedonalen që është investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të rrugës së Rehovës, 1.8 km shëtitore e jashtëzakonshme mes gjelbërimit edhe plepave të asaj zone. Kjo pedonale, sheshi "Rilindja" për ta thënë që është një nga investimet më kryesore që nuk është i dukshëm, po është i jashtëzakonshëm, që është uji i pijshëm. Dhe këtë dua ta theksoj: është e para dhe e vetmja sot për sot bashki në Shqipëri që ofron ujë 24 orë të pijshëm për të dy qytetet edhe 48 fshatrat e Kolonjës. Pra ne jemi në zonë urbane dhe rurale me 100% ujë 24 orë edhe të pijshëm, që është investim i jashtëzakonshëm dhe është investim i qeverisë shqiptare", shtoi kryebashkiaku.

Një tjetër drejtim ku është përqendruar puna e Bashkisë Kolonjë është arsimi dhe krijimi i mundësive për fëmijët dhe të rinjtë. Investimet në institucionet arsimore, hapësirat kulturore dhe ato sportive synojnë të krijojnë ambiente ku brezi i ri të ketë më shumë mundësi për zhvillim, edukim dhe aktivitete jashtëshkollore.

Përtej ndërtesave dhe investimeve konkrete, një pjesë e rëndësishme e vizionit për të ardhmen e Kolonjës lidhet me krijimin e një jete më aktive sociale dhe kulturore. Aktivitetet artistike, eventet dhe sporti shihen si mjete që jo vetëm argëtojnë komunitetin, por ndikojnë edhe në ekonominë lokale dhe në promovimin e zonës.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

"Kemi të përmbyllur kompleksin e shkollave të qytetit: 9-vjeçare dhe gjimnaz, ku tashmë aty kemi dhe një, nuk dua ta quaj palestër, ne do të shkojmë më pas atje që ta shikojmë po mund të them një, a ta bëjmë pak me batutë, do të thotë është një, po themi, "Qyteza e Fëmijëve" që ka Korça, po themi një version më i vogël. Nuk ka madhështinë e Qytezës të Fëmijëve të Korçës, është diçka më e vogël, por ne duam ta shfrytëzojmë. Një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kolonjë, se është investim i përbashkët, për të ngritur një qytezë të vogël fëmijësh, ku të shërbejë si një kinema dimërore për të rinjtë, të shërbejë për qendrën kulturore të fëmijëve, për kurse të tipologjive të ndryshme, për ekipet zinxhir sepse shpesh më kritikojnë po unë them që bëj zgjedhjen e mirë. Unë nuk jam tifoz i ekipit Gramozi, të ekipit që garon. Nuk ka parë njeriu mirë kur është tifoz, aq më pak bastaxhi. Unë e shikoj me këmbë në tokë, por unë jam mbështetësi më i madh të ekipeve zinxhir, të fëmijëve të basketbollit, volejbollit, futbollit, pra për të rinjtë. Ne nuk i kemi mundësitë ekonomike dhe jam i bindur që bëj zgjedhjen më të mirë, që ne nuk investojmë miliona e miliona për ekipin e Gramozit për të ecur, nëse ne do të kishim futbollistët tanë do të ishte shkëlqyer, por ende nuk e kemi këtë luksin që të blejmë futbollistë për të performuar me ekipin. Por, nxitjen e fëmijëve për sportet, për shëndetin e tyre, kultivimin e jetës së tyre e bëjmë dhe e bëjmë me kënaqësi dhe kjo palestër do të jetë një funksion jashtëzakonshëm për qytetin dhe dua ta përmend si investim sepse është investim. Nuk është një investim fizik i prekshëm, por është një investim nga më të mirët që unë kam bërë si 7 vjet kryetar bashkie, këtu dua ta marr meritën vetë: investimin në evente", tha ai.

Përtej investimeve në infrastrukturë dhe transformimit fizik të qytetit, Bashkia Kolonjë e sheh zhvillimin edhe përmes krijimit të një jete më aktive sociale dhe kulturore për banorët.

Sipas kryebashkiakut Erion Isai, një nga arsyet kryesore që ndikon në largimin e familjeve nga qytetet e vogla nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik, por edhe me mundësitë që u ofrohen fëmijëve dhe komunitetit për të pasur një jetë më të pasur sociale, kulturore dhe artistike.

"E di pse e quaj investim për t'i shërbyer konceptit? Përse duhet një familje, po themi doktorësh, infermierësh, mjekësh, arsimtarësh të ikin nga Erseka kur mirëqenia është shumë e mirë? Një mësues që paguhet, po themi 900 euro apo 1000 euro në Ersekë dhe i njëjti mësues kur merr 900 euro apo 1000 euro në Tiranë, kosto nuk e kanë njësoj. Pra, sakrificën e bën kur shkon në Tiranë, jo kur jeton këtu. Pse ikin? Për shkak të aspektit social, ku fëmija nuk ka mundësi të bëjë një kurs pianoje apo pikture, ku fëmija mund ta shikojë dhe ta ëndërrojë në virtualitet në këngëtar po nuk e sheh dot këtu në sheshin e vet, dhe qyteti futet në një cikël biologjik të jetuari, që hamë dhe flemë gjumë. Ky është aspekti i parë", tha Isai.

Pikërisht për këtë arsye, aktivitetet, eventet dhe krijimi i hapësirave të reja kulturore konsiderohen prej tij si një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e qytetit. Synimi, sipas tij, është që Erseka të mos jetë vetëm një vend ku njerëzit jetojnë dhe punojnë, por një qytet ku familjet gjejnë mundësi, argëtim dhe arsye për të qëndruar. Në këtë vizion, eventet kulturore shihen jo vetëm si aktivitete artistike, por edhe si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale dhe për të sjellë një zinxhir përfitimesh për bizneset dhe komunitetin. Kryebashkiaku Erion Isai sjell si shembull koncertet e organizuara në qytet, ku sipas tij ndikimi ekonomik ka qenë më i madh se vetë investimi i bërë nga bashkia.

"Aspekti i dytë ka qenë kur në vitin 2020 koncerti i parë që kemi bërë ka qenë 5 korrik 2020 dhe ishte Aurela Gaçe, dhe ne bëmë një matje reale atje të kostos që shpenzoi bashkia me të ardhurat që siguruan hotelet dhe restorantet e qytetit atë ditë. Dhe unë do t'i them me shifra: ne harxhuam 10 milionë lekë të vjetra, pra 10 mijë euro gjithsej. Qyteti arkëtoi 56 milionë lekë të vjetra atë ditë. Pra ne harxhuam 1/5 e asaj që u fut në qytet. Tani, dikush që do t'i bjerë shkurt thotë: "Po pra po ato i fitoi pronari i hotelit". Po nuk është kështu, sepse atë ditë ata që shesin mish, shitën 5 herë më shumë, ata që punojnë, punuan 5 herë më shumë, ata që shesin qumësht, baxhot e qytetit dhe kalon në një ekonomi zinxhir qarkulluese e cila sjell të ardhura. Dhe në këto 56 milionë nuk janë matur baret, kafet dhe prodhuesit e vegjël, po themi artizanët, tapeteve, qilimave apo prodhimet e trahana, zaireve. Janë matur vetëm hotelet dhe restorantet, dhe ky është një mekanizëm që ne e dimë shumë mirë. Nuk e fsheh fare dhe unë e shikoj si koncept, është një kopje e Korçës. Si u bë Korça? Qytet i eventeve u bë Korça", u shpreh kryebashkiaku.

Sipas kryebashkiakut Erion Isai, hapi i radhës për zhvillimin e Kolonjës lidhet me një bashkëpunim më të madh në nivel rajonal. Krijimi i një kalendari të përbashkët aktivitetesh mes bashkive të qarkut Korçë shihet si një mundësi për të rritur më tej potencialin turistik dhe për të promovuar të gjithë juglindjen si një destinacion të përbashkët.

"Tani ka ardhur koha që ne të kalojmë në një tjetër pikë. Unë mendoj që të rrisim suksesin e Kolonjës, unë mendoj që ne duhet të shkojmë tek zhvillimi në nivel rajonal. Në qoftë se ne nuk e shikojmë rajonin e Korçës si një të përbashkët dhe jemi në diskutime, dhe besoj se do të biem dakord shpejt që ne të krijojmë agjencinë e eventeve të përbashkët, të pesta bashkitë e qarkut të kenë një kalendar të përbashkët kulturor, aktivitetesh, dhe besoj do të jetë gjëja më me sukses që do të ndërtojmë", tha ai.

Përveç investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimit të turizmit, një pjesë e rëndësishme e identitetit të Kolonjës lidhet me mënyrën se si kjo zonë zgjedh të prezantohet dhe të promovojë vlerat e saj. Në një kohë kur shumë qytete kanë zgjedhur të njëjtën formë promovimi përmes sloganeve të ngjashme, Bashkia Kolonjë ka kërkuar një qasje ndryshe, duke u mbështetur tek simbolika, tradita dhe elementët që e bëjnë këtë zonë unike.

Një prej këtyre ideve është vendosja e një simboli që lidhet drejtpërdrejt me një nga këngët më të njohura të krahinës, duke synuar krijimin e një identiteti të veçantë për qytetin dhe për vizitorët që mbërrijnë në Kolonjë. Sipas kryebashkiakut Erion Isai, kjo është një përpjekje për të shmangur kopjimin e modeleve të tjera dhe për të krijuar diçka që i përket historisë dhe kulturës së zonës.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

"Artist jam unë domethënë. Duke qenë se të gjithë qytetet po bëheshin njësoj, 'I love Librazhd', 'I love Puka', 'I love Shkodra', thashë: 'Ok, ne do bëjmë një gjë ndryshe'. Dhe kënga etalon e Kolonjës është "As e vogël, as e madhe", dhe zgjodhëm të bëjmë "As e vogël, as e madhe". Është akoma në miniaturë, ideja do ta zhvillojmë edhe më shumë si instalacion. Po që është nisur për të bërë diçka ndryshe nga kjo stamposja e të gjitha ideve që, nëse funksionon në një vend, meqë suksesi është i sigurt kështu, ta bëjmë kështu. Ne nuk zgjodhëm të bëjmë 'I love Kolonja', zgjodhëm të bëjmë "As e vogël, as e madhe", dhe ka funksionuar, ka funksionuar bukur.", tha Isai.

Trashëgimia kulturore e Kolonjës është e lidhur ngushtë me muzikën, veshjet tradicionale, zakonet dhe veçanërisht me traditën e sazeve, një pasuri që ka buruar nga zona e Leskovikut dhe që sot konsiderohet një prej vlerave më të rëndësishme të identitetit kulturor të kësaj treve.

Për kryebashkiakun Erion Isai, kjo trashëgimi është një element që duhet ruajtur dhe promovuar më tej, pasi përmbledh në një të vetme historinë, muzikën, gastronominë dhe traditat e brezave.

"Shiko, për hir të së vërtetës, që t'i japim hakun që i takon, tradita burimore e etnografisë dhe muzikës buron nga Leskoviku, që është patjeter pjesë e Kolonjës. Janë, le ta themi këtë gjë, shpikësit e sazeve në botë. Pra, edhe para grekëve, edhe para gjithë të tjerëve, buroi aty si muzikë, që ndërlidhi veshjen, gatimin, muzikën, traditën, historinë. Mbartin të gjitha bashkë atë që ne mund ta quajmë një burim të jashtëzakonshëm që mbart Kolonja në trashëgiminë kulturore", shtoi kryebashkiaku.

Në kuadër të këtij vizioni për të kthyer kulturën në një pikë të rëndësishme të zhvillimit turistik, Bashkia Kolonjë po planifikon një rikonceptim të hapësirave muzeale të qytetit. Synimi është që muzeumet të mos jenë vetëm vende ekspozimi, por pika të mirëfillta tërheqëse për vizitorët, ku historia dhe trashëgimia e zonës të prezantohen në mënyrë më bashkëkohore.

Projekti i ri parashikon rikthimin e muzeut historik të qytetit në funksionin e tij kryesor, krijimin e një hapësire të dedikuar për fotografinë e juglindjes, ku një vend të veçantë do të ketë edhe figura të rëndësishme të fotografisë shqiptare, si dhe zhvendosjen e muzeut etnografik në Rehovë, duke përdorur një nga shtëpitë tradicionale të zonës. Gjithashtu, një tjetër ide është krijimi i muzeut të sazeve dhe atij të verës e rakisë në Leskovik, për të sjellë më shumë vizitorë drejt kësaj zone.

"Edhe meqë, edhe meqë jemi këtu, muzeu i qytetit, jo vetëm muzeu, po e gjithë hapësira që do të ndërlidhet me qendrën, do të shkojë në një rikonceptim të plotë. Sheshi prapa bashkisë, i cili është sot për sot një shëmtirë urbane, ne shkojmë në rikonstruksion të muzeut aktual të qytetit, i cili kjo godinë do të jetë vetëm muzeu historik i qytetit. Midis muzeut edhe bashkisë do të ndërtohet një godinë e re, e cila do të jetë muzeu i fotografëve të Juglindjes, ku do të prevalojë Dhimitër Vangjeli. Dhe muzeu etnografik do të shkojë në Rehovë, në një prej shtëpive, në krah të kishës. Muzeu aktual i fshatit Rehovë do të jetë muzeu etnografik i qytetit dhe shumë shpejt, me shpresë të madhe, muzeun e sazeve dhe të rakisë dhe verës në Leskovik. Pra, do të kemi dy muze në Leskovik: atë të sazeve, ku padyshim do të prevalojë familja e Hafize Leskovikut, dhe muzeun e verës edhe të rakisë atje, për të marrë një hapësirë të re, sepse njerëzit duhet të vizitojnë edhe duhet të vijnë në Kolonjë. Dua ta theksoj këtë që është një qasje e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhes, që ka hapur një thirrje për të gjitha bashkitë mbi muzetë. Ne po punojmë për këtë gjë, kemi bashkëndarë peshën me qeverinë, pra edhe bashkia me ato kapacitete që ka, do të futet në investim”, shtoi ai.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

Krahas projekteve të reja muzeale, një tjetër sfidë është edhe rikthimi i objekteve të trashëgimisë që aktualisht ndodhen të paekspozuara. Sipas Bashkisë Kolonjë, një numër i konsiderueshëm objektesh me vlerë historike dhe kulturore që lidhen me këtë zonë ruhen në fondet e muzeve kombëtare, por nuk janë të aksesueshme nga publiku.

Përmes bashkëpunimit me institucionet qendrore, synohet që këto objekte të rikthehen dhe të ekspozohen në Kolonjë, duke i dhënë publikut mundësinë të njohë më nga afër historinë e kësaj treve. Përveç trashëgimisë kulturore, zona mbart edhe vlera të rëndësishme arkeologjike, me zbulime që dëshmojnë praninë dhe zhvillimin e hershëm të qytetërimeve në këtë territor.

"Të them një fakt, në magazinën e Muzeut Kombëtar, pra të paekspozuara, vetëm objekte të gjetura nga Kolonja janë rreth 300 objekte, të cilat në Muzeun Kombëtar nuk ekspozohen sepse ka objektet e ekspozuara, por në Kolonjë nuk vijnë dot për shkak të sigurisë dhe kushteve që muzeu ka, sepse ato duan temperaturën e tyre. Menjëherë pas kësaj, ne me Muzeun Kombëtar do të risjellim ato që janë të paekspozuara për t'i ekspozuar, sepse Kolonja është një hapësirë jo vetëm e trashëgimisë kulturore, po edhe nga gjetjet arkeologjike të periudhës ilire, është nga zonat më të jashtëzakonshme, sidomos kodrat e Kamnikut, ku gjetjet e asaj periudhe janë brilante dhe të jashtëzakonshme. Dhe me një fakt ju them, atje ku do të shkojmë ne tani, tuma e Rehovës është më e madhja në Ballkan, 287 varre ilire të zbuluara atje", tha kryebashkiaku.

Një prej pikave më të rëndësishme të vizitës sonë në Kolonjë ishte fshati i Rehovës, një prej perla­ve të kësaj zone dhe një destinacion që vitet e fundit ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje. Përballë kritikave se vëmendja është përqendruar më shumë te kjo zonë, kryebashkiaku Erion Isai shpjegon se Rehova mbart një histori të veçantë, një model të rrallë organizimi komunitar dhe një trashëgimi që e bën unike jo vetëm për Kolonjën, por edhe përtej saj.

Historia e Rehovës lidhet ngushtë me emigracionin e hershëm të banorëve të saj dhe me mënyrën se si ata, edhe pse larg vendlindjes, vazhduan të kontribuonin për zhvillimin e fshatit. Ky model i bashkëpunimit dhe përgjegjësisë komunitare ka bërë që Rehova të kishte që në fillim të shekullit të kaluar elementë të zhvillimit urban që për kohën ishin të rrallë.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

"Kam një akuzë nga të gjithë banorët e Kolonjës që thonë se ti vetëm Rehovën po tregon. Rehova është e jashtëzakonshme në fakt. Veçantia e saj buron në mënyrën se si ky fshat ka këtë formë që ka sot, kur në vitet 1900 burrat e Rehovës në masë emigruan në Amerikë. Atje themeluan një shoqëri, shoqatë mund ta quajmë, me këtë që mund të përdorim termat e sotëm, me emrin "Rehova". Dhe punonin dhe vendosnin një taksë po themi, kontribut, që ata mblidhnin lekët dhe një herë në vit i dërgonin për të bërë punët publike të fshatit. Dhe Rehova që nga vitet 1900-1920, ishte fshat që kishte kalldrëmet, ujin e pijshëm, kanalizimet, portat. Kjo ka qenë veçantia e saj, që ndërgjegjia e punës publike ka qenë aq i fortë sepse e ndërtuan me punën e tyre. Dhe ne e dimë shumë mirë që në ato vite puna në Amerikë ka qenë ajo që ka qenë, edhe kjo është një veçanti e jashtëzakonshme e fshatit", shtoi Isai.

Përtej historisë së saj sociale, Rehova mbart edhe një trashëgimi të pasur fetare, arkitekturore dhe kulturore. Me kishat e vjetra, ndërtimet karakteristike prej guri dhe lidhjen e fortë mes traditës dhe jetës së komunitetit, fshati është kthyer në një shembull të ruajtjes së identitetit ndër vite.

"Është një fshat që rrethohet nga të gjitha anët e veta me kisha, shumë të vjetra. Ikonostasi i famshëm, më i bukuri, më i veçanti që është në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, është marrë nga kjo kishë këtu. Është një Gjirokastër në miniaturë ku çdo gjë fillon, buron vetëm tek guri. Një fshat i krishterë, pra qasja e krishterë është shumë e fortë, e kanë gjetur lidhjen midis besimit në Zot dhe zhvillimit shoqëror në mënyrë perfekte. Domethënë, feja dhe zhvillimi, sidomos në ato vite, nuk ka qenë një udhë që bëhej e përbashkët. Rehova këtë gjë e ka zgjidhur qysh prej asaj kohe", tha kryebashkiaku.

Krahas vlerave historike, Rehova mbart edhe një pasuri të rëndësishme kulturore përmes traditave muzikore dhe zakoneve të saj. Vallja, këngët, mënyra e jetesës dhe arkitektura tradicionale janë elementë që sipas Bashkisë Kolonjë mund të kthehen në një aset të rëndësishëm turistik dhe ekonomik për zonën.

"Vallja "Fjata-moshata" buron nga këto zona, nga këto krahina. Rehova ka atë simën ku gjen gjithçka të fshatit, por të kuruar si një imazh klasi të vendeve më të zhvilluara që mund të ketë. Unë qysh prej fillimit e kam pikasur, zgjedhur, dhe destinacioni final që unë mendoj që Rehova duhet të ketë dhe ne punojmë për këtë gjë, është që të jetë një hotel horizontal. Pra, gjithë fshati është një hotel i madh horizontal ku njerëzit bashkëjetojnë, bashkëveprojnë me turistët", u shpreh Isai.

Pikërisht mbi këto vlera është ndërtuar edhe vizioni për të ardhmen turistike të Rehovës. Ideja është që ky fshat të mos jetë thjesht një pikë vizite, por një destinacion ku turistët të mund të përjetojnë drejtpërdrejt jetën tradicionale, duke bashkëjetuar me banorët dhe duke njohur nga afër zakonet, ushqimin dhe mënyrën e jetesës së zonës. Një pjesë e këtij vizioni lidhet edhe me rikthimin e traditave të hershme dhe krijimin e atraksioneve të reja turistike. Një prej ideve që po punohet është rikthimi i simbolikës së “Sheshit të Nuseve”, si një hapësirë ku tradita e dasmave kolonjare mund të shndërrohet në një eksperiencë për vizitorët.

"Ajo ndodh tashmë, ku njerëzit vijnë, jetojnë me banorët në një shtëpi, hapin petët e byrekut bashkë me zonjat, shkojnë tek kafshët shtëpiake bashkë me zotërinjtë. Kjo është ideja që Rehova mbart. Dhe një traditë që po duam ta fillojmë shumë shpejt është "Sheshi i Nuseve", që ne të nxjerrim nuset nga ai shesh, jo vetëm të Rehovës, jo vetëm të Kolonjës, po si një atraksion turistik. Dikush që do të bëjë dasmë, që nga ceremonia me kryebashkiakun apo me priftin deri tek veshjet, fotot, klipet, të vijnë tek "Sheshi i Nuseve" dhe tek fshati Rehovë. Ju e patë dhe vetë sa mikpritës janë njerëzit këtu, kështu që ky është destinacioni", tha ai.

Një tjetër element që e bën të veçantë Rehovën është ruajtja e pronësisë dhe lidhja e fortë e banorëve me shtëpitë e tyre tradicionale. Ndryshe nga shumë zona të tjera, ku banesat e vjetra shpesh shiten ose braktisen, në Rehovë ekziston ende një ndjenjë e fortë për ruajtjen e trashëgimisë familjare. Në këtë kuadër, një vëmendje të veçantë merr edhe ruajtja e kujtesës së figurave të rëndësishme që kanë dalë nga kjo zonë. Një prej tyre është artisti Agim Qirjaqi, shtëpia e të cilit shihet si një mundësi për t’u kthyer në një hapësirë me vlerë kulturore dhe turistike.

"Një karakteristikë që ka Rehova: këtu nuk shiten shtëpi. Edhe njerëz që mund të kenë vite që s'kanë ardhur, që janë të mbyllura, që janë të dëmtuara, këtu nuk shiten, është shumë e vështirë. Dhe dua ta theksoj, shtëpia në krah të kishës është e një artisti të madh si Agim Qirjaqi, i cili ka lindur këtu, edhe po shpresojmë shumë që trashëgimtarët e tij të mundet që shtëpinë ta kthejnë edhe në një hotel, edhe në një muze të Agim Qirjaqit", u shpreh Isai.

Turizmi në Kolonjë ka karakteristika të veçanta edhe për sa i përket profilit të vizitorëve. Sipas Bashkisë Kolonjë, ndryshe nga shumë zona të tjera, numri i turistëve të huaj është më i lartë, me vizitorë nga vende të ndryshme europiane që kërkojnë një eksperiencë të lidhur me natyrën, traditën dhe jetën autentike të banorëve.

Një tjetër element i rëndësishëm i zhvillimit turistik është lidhja mes destinacioneve të ndryshme të bashkisë. Rruga nga Erseka drejt Leskovikut, natyra e zonës, turizmi me motorë, kampingjet dhe qëndrimet në fshatrat tradicionale po krijojnë një itinerar që synon të sjellë më shumë vizitorë në të gjithë Kolonjën.

"Shiko, ndryshe nga Korça, Kolonja ka një veçanti. Numri i turistëve të huaj është tre herë më i madh se i shqiptarëve. Dhe përgjithësisht janë gjermanë, çekë, polakë, austriakë, por tani ka nga të gjitha zonat dhe nga të gjitha shtetet. Dhe preferenca për Rehovën, se janë të tipologjisë të ndryshme, është tek bërja e jetës së banorëve. Pra njësoj, të gatuajnë bashkë me ta, të hanë bashkë me ta, të shëtisin, bëjnë hiking në mal bashkë me ta. Dhe përgjithësisht gjermanët janë të shumtë ata që e preferojnë. Ka dhe një turizëm të kombinuar, sepse përgjithësisht aksi nacional Ersekë-Leskovik preferohet nga turistët që bëjnë guidat me motora apo me kampera. Por tani kanë filluar dhe kombinohen, pra edhe të motorave dhe kamperave stacionohen një ditë në Rehovë, apo dy ditë, dhe më pas vazhdojnë rrugën drejt Leskovikut", tha ai.

Krahas Rehovës, një tjetër pikë me potencial të madh zhvillimi është krahina e Leskovikut. Me traditën e sazeve, prodhimet lokale, natyrën e veçantë, llixhat e Sarandoporit dhe projektet e reja turistike, kjo zonë shihet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të ardhshëm të Bashkisë Kolonjë.

Sipas kryebashkiakut Erion Isai, zhvillimi i Kolonjës kërkon që secila zonë të shfrytëzojë maksimalisht veçantitë e saj. Ndërsa Rehova dhe Leskoviku kanë krijuar tashmë një identitet të fortë turistik, Erseka mbetet një hapësirë ku nevojiten ende ndërhyrje dhe punë për të arritur të njëjtin ritëm zhvillimi.

"Meqë jemi në Rehovë, janë dy gravitetet më të mëdha që Kolonja ka, që është Rehova dhe krahina e Leskovikut. Nuk po të them vetëm Leskoviku si qytet, po rruga më e bukur në Shqipëri që është prej Urës së Shalësit e deri në Leskovik, që janë pyjet e magjishme të Kolonjës. Llixhat e Sarandoporit, për të cilat ne po punojmë për një projekt shumë ambicioz. Tashmë atje jo vetëm të verës dhe rakisë, po prodhuesit e parë në Shqipëri të xhinit, ku është një atraksion më vete turistik me prodhimet e veta të jashtëzakonshme që vërtet ka pasur impakt dhe bujë, mikpritja e Leskovikut, sazet e Leskovikut dhe më duhet ta pranoj që sot që flasim, Erseka është shumë mbrapa nga Leskoviku. Pra nëse i marrim të dy qytetet e bashkisë, Erseka ka shumë punë për të bërë para Leskovikut", u shpreh Isai.

Në fokusin e investimeve të Bashkisë Kolonjë për brezin e ri është edhe krijimi i ambienteve moderne sportive dhe edukative, si një mënyrë për të ofruar më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë e zonës. Një prej investimeve më të rëndësishme në këtë drejtim është palestra e re e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, një hapësirë që është konceptuar jo thjesht si një ambient për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, por si një qendër që mund të presë aktivitete sportive, kulturore dhe komunitare. Ky investim synon të plotësojë nevojat e nxënësve, por edhe të krijojë një hapësirë të re për të gjithë qytetin.

"Po, është e para. Është një financim i Bashkisë dhe Ministrisë së Arsimit. Ka këtë tipologji, pra funksioni bazik është si palestra po themi e gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’. Por siç e shikoni, investimi e tejkalon. Kemi një hapësirë për publikun e cila në koncepte të veçanta shtohet dhe shkojmë deri në kapacitete prej 250 vendesh. Janë të gjitha infrastrukturat e nevojshme: dhoma ndërrimi, veshje-zhveshje, dushe, tualete të të dyja gjinive të ndara. Ka sistem ngrohjeje për gjatë dimrit. Është përveç sistemit të ngrohjes së atmosferës, është edhe pjesa e parketit poshtë me sistem ngrohjeje", shtoi ai.

Palestra e re, sipas kryebashkiakut Erion Isai, ka tejkaluar konceptin fillestar të një infrastrukture sportive shkollore dhe tashmë po shihet si një pjesë e një kompleksi më të gjerë zhvillimi për të rinjtë. Hapësira është testuar që në aktivitetin e parë publik jo vetëm si ambient sportiv, por edhe si një vend ku mund të zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore.

Paralelisht me këtë investim, Bashkia Kolonjë po punon për zgjerimin e mëtejshëm të kompleksit arsimor, duke synuar krijimin e një zone të plotë me ambiente sportive, fusha dhe mundësi të reja edukimi për komunitetin.

"Nuk e kemi inauguruar me ndeshje, e kemi inauguruar me koncert, me ‘Pulse On Stars’ të të rinjve të qytetit, që është një performancë musical. E tejkaloi, pra jo vetëm 250 vende, por rreth 300 vende. Shumë shpejt është në procedurë prokurimi, ne përmbyllim rrethimin e kompleksit arsimor ku kemi një projekt të gatshëm ku presim mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila në parim na është dhënë, për të ndërtuar dhe dy fusha stërvitore futbolli jashtë palestre. Dhe ne shpresojmë që brenda një viti të kemi këtë ambient të mbyllur, me një kompleks fushash futbolli, volejbolli, basketbolli dhe tenisi në të gjithë kompleksin arsimor të qytetit. Dhe faza tjetër që po bëjmë gati ta aplikojmë është konvikti i qytetit që do ta konceptojmë jo vetëm t’ju shërbejë të rinjve që vijnë nga fshatrat e rrethinave të Kolonjës për gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’, por hapjen e një dege të shkollës profesionale të rajonit të Korçës. Pra qendra e Korçës të hapë një degë profesionale qoftë të praktikave, por qoftë të tipologjive të veçanta siç është ajo e pylltarisë, bletarisë apo e shërbimit, sepse duam që të shkojmë drejt këtij koncepti", tregoi kryebashkiaku.

Erion Isai recounts the transformation of Kolonja/ From urban investments to a

Për Bashkinë Kolonjë, investimi te të rinjtë nuk lidhet vetëm me ndërtimin e godinave të reja, por me krijimin e një modeli që i jep qytetit më shumë mundësi zhvillimi dhe qëndrueshmërie. Për këtë arsye, krahas ambienteve sportive, po punohet edhe për rikualifikimin e strukturave të tjera, si konvikti i qytetit dhe mundësia e hapjes së degëve profesionale që lidhen me nevojat dhe potencialet e zonës.

Ideja është që Erseka të mos jetë vetëm një vend ku të rinjtë marrin arsim bazë, por një qendër që ofron mundësi të reja profesionale dhe që mund të tërheqë edhe vizitorë e të rinj nga zona të tjera.

"Jemi duke përmbyllur projektin e restaurimit që të mundet që ta shohim këtë kompleks t’ju shërbejë jo vetëm të rinjve të qytetit të cilët patjetër unë nuk e kam kompleks ta pranoj janë të paktë në numër. Është një gjë që ndodh në të gjithë botën, globalizmi është një frymë botërore, jo vetëm këtu, por t’ju shërbejë edhe atyre të të jetuarit sezonal po themi që mund të vijnë për një shkollë profesionale, për një kamp veror apo pse jo edhe turistëve. Ne jetojmë në dy kohë, pra unë nuk e quaj më vetëm kryebashkiaku i kolonjarëve se censusi i fundit kolonjarët i nxori 9800, kurse deklarimet e hoteleve të vitit të kaluar ishin 36,000 fjetje. Pra i bie që dy Kolonja e gjysmë kanë jetuar disa ditë në këtë krahinë", tha ai.

Kolonja vijon të ndërtojë një histori të re zhvillimi, duke u mbështetur te ato vlera që e kanë shoqëruar ndër vite, natyra, tradita, trashëgimia kulturore dhe njerëzit e saj. Nga transformimi urban i Ersekës, te fshatrat karakteristikë si Rehova e zonat me pasuri të jashtëzakonshme si Leskoviku, kjo bashki po përpiqet të krijojë një identitet të ri, ku turizmi dhe cilësia e jetës së komunitetit të ecin paralelisht.

Investments in infrastructure, public spaces, education, sports and culture are part of a vision that aims to turn Kolonja into a destination with more opportunities for residents and visitors. An area that does not seek to copy other models, but to promote what makes it unique, authenticity, tranquility, history and traditions preserved for generations. At the end of this journey in the heart of Kolonja, what remains is a panorama of a territory that is changing, but which at the same time tries to preserve its identity. A municipality between mountains and tradition, which aims to become a reference point for tourism and development in southeast Albania. /CNA





Lajmet e fundit nga