web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyshime për abuzim me fondet/ Ndalohen drejtoresha dhe dy punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës

2026-07-15 20:49:00, Aktualitet CNA

Dyshime për abuzim me fondet/ Ndalohen drejtoresha dhe dy punonjëse

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elizabeta Mataj është ndaluar nga policia, së bashku me shefen e financës dhe arkëtaren.

Sipas raportimeve, pas kallëzimit të postës prokuroria ka nisur hetimet dhe ka ndaluar tre shtetaset në dyshimet për shkelje detyre dhe abuzim në vlera monetare.

Ndalimi i tyre vjen një ditë pas shkarkimit të Matajt nga detyra. Shkarkimi i saj ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në këtë filial, që ka rezultuar në mospërputhje të konstatuara gjatë rakordimit të fondeve dhe raportimeve financiare.

Dyshohet se në fondin e postës mungon shuma prej 700 mijë eurosh, por nuk është përjashtuar mundësia që shumë të jetë dhe më e madhe. Ndërkohë pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi hetimet. /CNA

 





Lajmet e fundit nga