Today is the 48th rally against the government/ Here's when the next protest will be held in front of the Parliament
Today marks the 48th consecutive protest against the gover...

Familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama, të bëra një ditë më parë gjatë prezantimit të projektit “Smart City”.
Në deklaratë thuhet se kryeministri Rama po e përdor emrin e djalit të tyre për qëllime politike, duke shmangur, sipas tyre, përgjegjësitë reale “të institucioneve që dështuan ta mbronin”.
Më tej thuhet se vrasjet e të miturve vijojnë ende dhe se shkaku i këtyre tragjedive nuk janë rrjetet sociale, por “dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale”.
Në deklaratë theksohet se vendosja e kamerave në shkolla nuk e zgjidh problemin, por duhen ndërmarrë veprime konkrete për sigurinë e nxënësve.
Deklarata e plotë:
Tiranë, 17.07.2026
Familja Cani shpreh indinjatën e saj të thellë për mënyrën se si Kryeministri Rama vazhdon të përdorë emrin e djalit tonë, Martin Cani, për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin.
Edhe sot, në fjalimin e tij publik, Kryeministri deklaroi se: “Prindërit duhet të ndihen të lehtësuar… qeveria është ndryshe nga si përshkruhet në kanalet sociale.” Por ndërkohë, realiteti është krejt tjetër: fëmijët vazhdojnë të vriten, institucionet vazhdojnë të dështojnë dhe tragjeditë nuk po ndalen.
1. Vrasjet e miturve nuk ndaluan pas mbylljes së TikTok
Pavarësisht mbylljes së TikTok, të cilën qeveria e përdori si justifikim politik pas vrasjes së Martinit, realiteti është i qartë:
· Një i mitur u vra në Maliq.
· Një tjetër i mitur u vra në Durrës.
Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale.
2. Vendosja e kamerave nuk zgjidh problemin
Kryeministri foli sot për “smart city në shkolla” dhe për vendosjen e kamerave, duke thënë se: “Algoritmi është një trup që bën atë që thotë.”
Por kamerat:
· nuk parandalojnë dhunën,
· nuk zëvendësojnë psikologët,
· nuk zgjidhin mungesën e sigurisë,
· nuk e shpëtuan Martinin, dhe nuk do të shpëtojnë fëmijë të tjerë pa masa reale.
Siguria në shkolla kërkon veprime, jo pajisje teknologjike për propagandë.
3. Kryeministri thotë se “mendon vazhdimisht për Martinin”, por nuk ka bërë asgjë për familjen tonë
Nëse Kryeministri mendon vërtet për Martinin:
· Pse nuk ka takuar asnjëherë familjen tonë?
· Pse nuk ka ofruar asnjë mbështetje institucionale?
· Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?
Fjalët nuk mjaftojnë. Ne kemi parë vetëm heshtje, shmangie dhe përdorim politik të tragjedisë sonë.
4. Pse nuk është blerë pajisja e zemrës që do ta shpëtonte Martinin?
Martini vdiq sepse:
· Spitali i Traumës nuk kishte kardiokirurg;
· Spitali i Traumës nuk kishte pajisjen zemër-mushkëri, që riparon zemrën e të plagosurve në zemër.
Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë.
Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që qeveria të kuptojë se pajisjet shpëtojnë jetë, jo kamerat?
5. Pse Kryeministri nuk kritikoi ministrat që qeshën kur u përmend Martini në Parlament?
Kur u përmend emri i Martinit në Kuvend:
· Ministrja Manastirliu qeshi;
· Ministrja Balluku qeshi.
Kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Asnjë distancim. Asnjë ndëshkim. Asnjë ndjesë.
A është ky respekti që ai pretendon se ka për djalin tonë?
6. Policia nuk bëri detyrën – arma e krimit u gjet nga një kalimtar i rastësishëm
Nëse policia do të kishte vepruar siç duhet:
· Arma e krimit nuk do të gjendej nga një qytetar i rastësishëm;
· Provat nuk do të rrezikonin të humbnin;
· Hetimi nuk do të ishte i cunguar.
Kjo është dëshmi e qartë e dështimit të strukturave të rendit.
7. Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit 18-mujor për shkollën Fan Noli dhe sistemin shëndetësor
Në vend që të politizojë tragjedinë e Martinit:
· Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për përgjegjësinë e shkollës Fan Noli, e cila nuk njoftoi prindërit për incidentin e të premtes;
· Duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për dështimin spektakolar të sistemit shëndetësor, që e dërgoi Martinin në spitalin e gabuar dhe nuk kishte pajisjet për ta shpëtuar.
18 muaj hetim pa përgjigje është turp institucional.
Ne nuk do të heshtim
Martini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst për censurë. Martini nuk ishte justifikim për kamera.
Martini ishte një fëmijë i mirë, një futbollist me ëndrra, një djalë që meritonte të jetonte.
Ne kërkojmë:
· Drejtësi për Martinin
· Siguri për fëmijët e Shqipërisë
· Përgjegjësi nga institucionet
· Veprime, jo fjalë. /CNA
Today marks the 48th consecutive protest against the gover...
As they warned about two months ago, oil companies have su...
Thousands of citizens are marching through Tirana on the 4...
Renowned cardiac surgeon, Edvin Prifti, has announced that...
Thousands of citizens gathered again this Thursday for the...
One of the speeches delivered this Thursday in front of th...
The protesters delivering their speeches in front of the P...
Citizens have reached the 47th day of protest against the ...
Thousands of citizens who gathered today in the center of ...
This Thursday, the 47th civic protest against the governme...
The National Food Authority today shared data from the ana...
The country's capital appears set to undergo a new chapter...
The Administrative Court has decided to reinstate the dean...
The Supreme Court has decided to dismiss the appeal of for...
The Minister of Agriculture and Rural Development, Andis S...
After being dismissed from every important position and be...
The Democratic Party has also boycotted today's session in...
The head of the Socialist Party Parliamentary Group, Taula...
The Albanian Parliament building has once again been surro...
The Albanian Parliament meets this Thursday, July 16, at 1...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The suspected perpetrator attempted to kill a 59-year-old ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...
For three days of festival, up to 120 euros just for parki...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...