web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha te Foltorja: Revolta e djeshme ishte zotim qytetar për përmbysjen e qeverisë

2026-03-23 19:07:00, Aktualitet CNA

Berisha te Foltorja: Revolta e djeshme ishte zotim qytetar për

Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren para Kryeministrisë lidhur me protestën e ditës së djeshmë. Ndërsa e cilëson si “kryengritje paqësore”, Berisha tha se ajo protestë ishte një zotim qytetar për përmbysjen e kësaj qeverie.

“Revolta jonë e djeshme apo kryengritja jonë paqësore, më shumë se çdo gjë tjetër ishte një zotim qytetar se ashtu siç përmbysëm 34 vite më parë të keqen e madhe, diktaturën komuniste, ashtu do të përmbysim dhe jemi në këmbë për të përmbysur diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të dashur miq çdo shqiptar është i ftuar të mendojë apo t’i japë të paktën disa minuta në ditë mendimit për vendin e tij, kohë për vendin e tij, për gjendjen e Shqipërisë, për shoqërinë shqiptare, për të ardhmen e saj. Kjo është një kërkesë më e ligjshmja, është një detyrim më minimal që ne kemi ndaj këtij vendi. Dhe kam bindjen më të thellë se cilido që ndalet të meditojë për krizën e thellë që ka gllabëruar sot Shqipërinë, udhëkryqin e rrezikshëm në të cilin ndodhemi, do t’i japë përgjigje se revolta dhe protesta janë rruga e vetme për të përmbysur këtë regji”, tha kryedemokrati.

Ndërkohë më tej u shpreh se në Kuvend, opozitës i është hequr roli për të përfaqësuar popullin. Ai tha se prej 7 muajsh kryeministri Edi Rama po refuzon çdo pyetje dhe interpelance, dhe se nuk po lejohet të ngritur asnjë komision hetimor parlamentar.

“Pas 11 majit, farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit, kanë kaluar 7 muaj. Në Tiranë është instaluar një parlament. Ftoj qytetarët, ata 600 mijë shqiptarë, që edhe në kushte terrori, votuan për deputetët e opozitës, t’i shtrojnë pyetjen vetes, cili është roli i këtyre deputetëve në parlament. Ky rol është zero. Në parlament, sovrani ka votuar që këta të kërkojnë llogari qeverisë për qëndrimet e saj. 7 muaj ka që kryehajduti i kombit refuzon në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit, çdo pyetje dhe interpelancë në parlament.

Roli i parlamentit është zero, sepse me ligje dhe Kushtetutë, deputetët janë të detyruar të ngrenë komisione hetimore parlamentare për të paraqitur qytetarëve gabimet, fajet, vjedhjet e qeveritarëve. Për herë të parë në histori, asnjë komision hetimor parlamentar nuk lejohet në parlament. Parlamenti është vendi ku deputetët paraqesin ligje, amendamente në emër të interesit të qytetarëve. Asnjë amendament, asnjë ligj i paraqitur nga opozita nuk paraqitet në parlament. Parlamenti përfaqëson pushtetin që buron nga vota e qytetarëve. Por, ky parlament përfaqëson vetëm kusarët dhe është përjashtuar opozita në çdo përfaqësim të tij”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga