Raporti/ Shkupi lë pas Tiranën si qyteti i mesëm me kostot më të lira për investitorët në Europë
Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomand...

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinj për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të pasigurt (pa kontrata).
Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) që operon në ombrellën e BE, vërejti në një studim fundit se punësimi pa kontrata është mjaft i përhapur në Shqipëri dhe sidomos në punonjësit mbi 55 vjeç ku një e treta e tyre nuk e kanë një të tillë.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, punësimi pa kontratë në vendin tonë në të gjitha grupmoshat është më i lartë se në vendet e tjera të rajonit. P.sh. nga të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç që janë punë 16% e tyre nuk kanë kontrata, niveli më i lartë rajonal. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, punësimi pa kontratë në këtë grupmoshë është maksimumi 14% në Bosnjë dhe minimumi 5% në Serbi, teksa në BE është 3%.
Në grupmoshën 34-44 vjeç, 17% e të punësuarve janë pa kontratë, në grupmoshën 44-54 vjeç 18%, teksa puna pa kontratë arrin kulmin në grupmoshën 55-64 vjeç me 33%.
Punësimi pa kontratë është i pranishëm më shumë te punonjësit e rinj, ata me kualifikim të ulët, ose punonjës me profesione elementare. Ndërtimi, tregtia, akomodimi, shërbimet ushqimore dhe bujqësia janë sektorët me përqindjen më të lartë të punonjësve pa kontrata.
Përqindja e punonjësve që punojnë pa kontratë është më e përhapur në vendet e Ballkanit Perëndimor se sa në BE. Gjithashtu incidenca e punësimit informal është e lartë mes punonjësve më të moshuar (mosha 55–64) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Serbi, në kontrast me grup moshat e tjera. Në Shqipëri, 33% e punonjësve pa kontratë në moshën 55–64 vjeç raportuan se punojnë në sektorë si ndërtimi, apo tregtia.
Lloji i kontratave ndikon në mënyrë të konsiderueshme në pasigurinë në punë. Në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, gjysma e punonjësve kanë frikë se do të humbasin punën në vitin e ardhshëm.
Pasiguria në punë është veçanërisht më e lartë mes atyre me kontrata të përkohshme ose pa kontratë, një model që mund të vërehet në të gjitha ekonomitë në zhvillim.
Punonjësit më të frikësuar për humbjen e vendit të punës janë të rinjtë dhe ata me një nivel të ulët ose mesatar të arsimit. Nga ana tjetër punonjësit në sektorin publik, ata në arsim dhe shërbime shëndetësore, aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, ose transport ndihen më pak të shqetësuar për humbjen e punës se sa ata që punojnë në sektorë të tjerë.
ETF përllogarit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që do të thotë se vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj.
Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum./ Revista Monitor

Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomand...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këm...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është...
Për arritjen e objektivit për dekarbonizimin e stokut të n...
Sot, më datë 6 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të li...
Punonjësit shqiptarë janë më pak të paguarit në Europë, si...
Sot, më datë 5 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Komisioni Evropian ka prezantuar Paktin e tij të Industris...
Sot, më datë 4 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të orga...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajt...
Sot, më datë 3 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Banka Europiane e Investimeve, një organ i Bashkimit Evrop...
Sot, më datë 2 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Sot, më datë 1 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Pas përfundimit të kontratës koncensionare, prej janarit 2...
Sot, më datë 28 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...