"Po i bëhet rezistencë në mënyrë absurde"/ Rama: Projekti i Zvërnecit, investimi më i madh në Europë për turizmin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në aktivitet...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në aktivitet...

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin për deklarimin dhe pagimin e tatimit me normat e të ardhurave nga punësime 13 dhe 23%.
Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të llogaritet për efekt të periudhës tatimore 2025, ndërsa afati i deklarimit është deri në mars 2026.
Ndryshimet e udhëzimit shpërndarë bizneseve përcaktojnë se individi i vetëpunësuar në deklaratën vjetore të biznesit do t’i deklarojë të ardhurat duke plotësuar rubrikën e të ardhurave nga punësimi dhe nuk plotëson rubrikën e të ardhurat nga biznesi.
Rregulli sipas këtij paragrafi zbatohet dhe nëse i vetëpunësuari ka marrë ndonjë pagesë edhe nga ndonjë klient jorezident tatimor shqiptar.
Shpenzimet janë të deklaruara ose në rast se të ardhurat vjetore janë deri në 10 mln lekë, i vet-punësuari ka të drejtë të zgjedhë njohjen e shpenzimeve apriori në masën 30%.
“Individi i vetëpunësuar, duke qenë se ka të ardhura vjetore deri në 10,000,000 lekë, ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve të zbritshme.
Ky shpenzim i zbritshëm apriori është 30% për individë te vetëpunësuar. Në rubrikën 28 të deklaratës, konkretisht ky subjekt zgjedh kutizën “Po” për zbritjen apriori të shpenzimeve”, përcaktohet në udhëzim.
Po ashtu do t’i llogariten si zbritje shpenzimesh në vlerën 48 mijë lekë në vit kur individi i punësuar ka një fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ka të ardhurat vjetore më të larta të tatueshme në familje.
Si dhe t’u njihet zbritja e shpenzimeve të përcaktuara në pikën e të nenit 22 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që përcakton zbritje nga baza tatimore “një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë”.
Tatimi për kategorinë e të vetëpunësuarve që sigurojnë 80 apo 90% të të ardhurave bruto nga 1 apo 3 klientë mbeti i pandryshuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e pikës 1 të nenit 69 që vendosi nisjen e tatimit 15% nga 1 janari 2030.
I pandryshuar mbeti edhe tatimi prej 23% për bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit.
Pika 12.8 ndryshon me përmbajtjen si më poshtë:
“12.8 Nëse një i vetëpunësuar, 80 % të të ardhurave të fituara i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave të fituara nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore të tij (të ardhura të faturuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit), do të aplikohen normat e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (pas zbritjes së shumave sipas neneve 22 dhe 23 të ligjit).
Për qëllime të zbatimit të kësaj pike, individi i vetëpunësuar llogarit nëse e ardhura plotëson kriteret e parashikuara në germën “ç”, të pikës 1, të nenit 12 dhe, nëse këto të ardhura rezultojnë sipas këtyre kushteve, deklarimi i të ardhurave sipas këtij paragrafi, do të bëhet nga vetë i vetëpunësuari në deklaratën tatimore vjetore të tij.
Individi i vetëpunësuar në deklaratën vjetore të biznesit do t’i deklarojë të ardhurat duke plotësuar rubrikën e të ardhurave nga punësimi dhe nuk plotëson rubrikën e të ardhurat nga biznesi.
Rregulli sipas këtij paragrafi zbatohet dhe nëse i vet-punësuari ka marrë ndonjë pagesë edhe nga ndonjë klient jorezident tatimor shqiptar. Ky paragraf zbatohet pavarësisht nëse i vet-punësuari ofron shërbime i vetëm apo ka edhe punonjës të papaguar të familjes, apo ka edhe të punësuar.
Shembull
Deklarimi për vitin 2025- Individi i vetëpunësuar me inicialet “A.B.” me kod ekonomik J6201 “Aktivitete të programimit informatik” ,rezulton se gjatë vitit 2025,ka pasur të ardhura bruto nga biznesi në shumën 4,000,000 lekë.
Nga këto të ardhura, 3,280,000 lekë të totalit të të ardhurave i ka realizuar nga kompania me inicialet “C.D.”, ndërkohë që pjesa tjetër e të ardhurave tatimore prej 720,000 lekë rezulton nga 5 kompani të tjera. Shpenzimet tatimore të individit të vetëpunësuar për vitin 2025 janë 1,000,000 lekë.
Shënime të tjera: Ndërkohë individi i vetëpunësuar ka një fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ka të ardhurat vjetore më të larta të tatueshme në familje.
Si do të tatohen të ardhurat e individit të vetëpunësuar: 82% (3,280,000 lekë/4,000,000 lekë) e të ardhurave nga biznesi rezultojnë nga 1 klient i vetëm.
Duke qenë se të ardhurat e individit të vetëpunësuar janë 80% e më shumë nga 1 klient i vetëm (shkronja ç/i, pika 1,e nenit 12) atëherë fitimi i tatueshëm i individit të vetëpunësuar do të konsiderohet e ardhura nga punësimi për llogaritje të detyrimit tatimor.
Shënim
Vetëm për qëllim të llogaritjes së masës në % të së ardhurës së fituar nga secili klient, pesha për të ardhurën e fituar nga klienti konsiderohet e njëjtë me peshën e së ardhurës bruto nga klienti.
Si do të bëhet deklarimi: Individi i vetëpunësuar në deklaratën e tij vjetore “Formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi” do të plotësojë rubrikat 8/9 “Të ardhura nga punësimi”. Pasi plotëson rubrikat 8 dhe 9, rubrikat nga 10 deri në rubrikën 21, që i përkasin të ardhurave nga biznesi nuk plotësohen.
Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi: Baza e tatueshme =Të ardhura tatimore–(zbritjet tatimore + shpenzimet tatimore) *Shënim. Individi i vetëpunësuar, duke qenë se ka të ardhura vjetore deri në 10,000,000 lekë, ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve të zbritshme.
Ky shpenzim i zbritshëm apriori është 30% për individë te vetëpunësuar. Në rubrikën 28 të deklaratës, konkretisht ky subjekt zgjedh kutizën “Po” për zbritjen apriori të shpenzimeve. Në shembullin e paraqitur, duke qenë se individi zgjedh zbritjen apriori të shpenzimeve, shpenzime te zbritshme do të jenë: 30%*4,000,000 lekë=1,200,000 lekë.
Ndërkohë tatimpaguesi përfiton dhe zbritjet sipas nenit 22, pika 1e ligjit, konkretisht 360,000 lekë sipas shkronjës “c” dhe 1*48,000 lekë sipas shkronjës “ç”. Baza e tatueshme = 4,000,000 lekë – (360,000 lekë + 48,000 lekë + 1,200,000) lekë Baza e tatueshme = 2,392,000 lekë
Tatimi i llogaritur = 13% * 2,040,000 lekë + 23% * 352,000 lekë
Tatimi i llogaritur = 346,160 lekë
Referuar pikës “e”, të nenit 69 të ligjit, për të gjithë tatimpaguesit të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, si edhe për ata që regjistrohen për herë të parë në vitin pasardhës, për efekt të periudhës tatimore 2024, do të përdoren formularët dhe përgjegjësitë tatimore, sipas ligjit nr.9632,datë30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si dhe ligjit nr. 8438, datë28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Për rrjedhojë, përllogaritja, detyrimi dhe deklarimi do të fillojnë nga data 1 janar2025.”/ Revista Monitor
Punonjësit shqiptarë janë më pak të paguarit në Europë, si...
Sot, më datë 5 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Komisioni Evropian ka prezantuar Paktin e tij të Industris...
Sot, më datë 4 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të orga...
Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajt...
Sot, më datë 3 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Banka Europiane e Investimeve, një organ i Bashkimit Evrop...
Sot, më datë 2 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Sot, më datë 1 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet m...
Pas përfundimit të kontratës koncensionare, prej janarit 2...
Sot, më datë 28 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve u rrit...
Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 20...
Sot, më datë 27 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Shqipëria si një vend në zhvillim dhe me një nivel të lart...
Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pa...
Sot, më datë 26 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Raporti “Perspektiva e bizneseve gjermane në Europën Qendr...
Sot, më datë 25 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihe...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...