Kursi i këmbimit, 21 prill 2025
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klastera në disa industri, referon një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Por siç tregojnë të dhënat, Kosova dhe Shqipëria janë pas në proceset industriale dhe integrimin me prodhimet e tyre në tregjet globale. Industria automobilistike, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ka shfaqur rritje përmes integrimit në zinxhirët globalë, me aftësi në rritje për komponentë të automjeteve elektrike. Procesimi i metaleve, i përqendruar në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, ofron ekspertizë në shfrytëzimin më të plotë të burimeve.
Agropërpunimi, prodhimi i Shqipërisë paketim në Serbi
Në industrinë agroushqimore shihet premtues promovimi i markës rajonale “Ballkan Fresh”: Observatori Ekonomik Rajonal mund të financojë studime fizibiliteti për produkte dhe tregje premtuese, si dhe të hartojë skema për vlerë shtesë në zinxhirë rajonalë të vlerës. Një fushatë e unifikuar brandimi “Balkan Fresh” do të përmirësonte dukshmërinë e produkteve agroushqimore të Rajonit në tregjet ndërkombëtare, me certifikim për cilësi dhe qëndrueshmëri. Organizimi i panaireve ndërkombëtare agroushqimore (vjetore, me rotacion të qyteteve pritëse) do të afronte blerës globalë.
Plani sugjeron se në fushën e agroindustrisë Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të forcojnë më tej prodhimin vendas dhe të lidhen me qendrat e përpunimit në Serbi e Mal të Zi, duke përmirësuar kështu shkallën e përpunimit dhe vlerën e shtuar në destinacionet e eksportit.
Gjithashtu sugjerohet ndërtimi i një platforme digjitale për siguri ushqimore “nga ferma te tryeza” në të gjitha vendet.
Shqipëria si një promotore e agroturizmit duhet të mundësojë një lidhje më të mirë të sektorit me prodhimin vendas, sugjeron plani.
Krijimi i Qendrës Rajonale të inovacionit agroushqimor, një institucion që bashkon kërkimin, trajnimin dhe teknologjinë mund të përshpejtojë praktikat e mira të prodhimit ekologjik dhe organik me vlerë të lartë.
Industria automobilistike, Shqipëria për montime të thjeshta
Industria automobilistike në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është në rritje brenda zinxhirëve globalë, me potencial për të avancuar drejt segmenteve me vlerë më të lartë, përfshirë automjetet elektrike. Plani sugjeron se Shqipëria propozohet të fokusohet në montimin e nënkomponentëve (kabllo dhe module elektronike), por për këtë duhen stimuj fiskalë për investitorët që sjellin teknologji montimi në vend. Për t'u përfshirë në këtë industri Shqipëria duhet të përmirësojë kualifikimin e fuqisë punëtore për prodhimin e nënkomponentëve elektrikë dhe duhen krijuar partneritete me universitetet teknike dhe qendrat profesionale në rajon, me fokus në automjetet elektrike dhe autonome.
Çfarë duhet të përmirësojë Shqipëria
Që të bëhet përfituese e klasterave rajonalë industrialë Shqipëria duhet të investojë në rrjetin rrugor, hekurudhor dhe multimodal, si dhe të digjitalizojë kalimet kufitare për të ulur kostot e transportit dhe përshpejtuar logjistikën. Plani i sugjeron lehtësimin e aksesit në financa për SME-të. Gjithashtu Shqipëria duhet të promovojë produktet alternative financiare (faktoring, leasing) dhe të krijojë kushte për tërheqjen e fondeve private (private equity), duke reduktuar barrierat e kolateralit.
Shqipëria gjithashtu duhet të miratojë kriteret e përbashkëta mjedisore në tenderët publikë mbi pragje të caktuara, duke nxitur kërkesën për produkte dhe shërbime me ndikim të ulët mjedisor.
Strukturat rajonale, të tilla si Observatori Ekonomik Rajonal mund të ndihmojnë me studime fizibiliteti për të identifikuar drejtimet premtuese, mirëpo kërkohet vullnet politik nga vendet./Monitor.al
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Inflacioni në Europë po pëson ndryshime dhe kjo vihet re e...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të leh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Cektësia e tregut valutor shqiptar mund të justifikojë ndë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy ...
Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të p...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregjet europiane të aksioneve u mbyllën sot për të përfun...
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme...
Banka e Shqipërisë ka përditësuar kursin e këmbimit të mon...
Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin...
Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Ve...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...