Kursi i këmbimit, 15 prill 2025
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për vitin 2025, duke mos iu marrë parasysh xhiroja e realizuar në vitin 2024.
Një subjekt me veprimtari restorant me xhiro prej 7,6 milionë lekësh në vitin 2024 është trajtuar si biznes me xhiro mbi 8 milionë lekë për vitin 2025, duke u kategorizuar në një fashë më të lartë tatimore.
Për rrjedhojë këtij subjekti i është llogaritur detyrimi prej 112 mijë lekë për t’u paguar për 2025 për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifës së pastrimit nga 22,8 mijë lekë që është detyrimi për bizneset në fashën e xhiros nga 2 milionë deri 8 milionë lekë në vit.
Sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, kategorizimi i bizneseve për qëllime tatimore bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës.
Kjo do të thotë që për vitin 2025, duhet të merret parasysh xhiroja e vitit 2024 për të përcaktuar fashën përkatëse të tatimit.
Referuar vendimit të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” për llogaritjen e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore për kategorinë e biznesit njësi prodhimi (ku përfshihet edhe veprimtaria e biznesit restorant) me qarkullim vjetor xhirojë, në fashën e 0 deri 2 milionë lekë është 8,000 lekë në vit.
Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi i taksës është 9,000 lekë në vit
Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa është 27,000 lekë në vit.
Tarifa e pastrimit për bizneset e shitjes me pakicë, kategoria “Restorant, fast food etj të ngjashme me to” me qarkullim vjetor xhirojë në fashën e 0 deri 2 milionë lekë taksa është 5,750 lekë në vit. Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë taksa është 13,800 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa është 85,100 lekë në vit. Detyrimi për pagesën e këstit të parë të taksave vendore, përfshirë taksa e pastrimit, taksa e tabelës, taksën e infrastrukturës arsimore, taksën mbi truallin, taksën mbi tokën bujqësore dhe taksën e ndërtesës është brenda datës 20 Prill (ku paguhet 50% e vlerës), ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.
Kontabilistë të një prej studiove të kontabilitetit në Tiranë ngrenë shqetësimin se ka shumë biznese që në një vit të ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë kaluar mbi 8 milion lekë dhe në tatim-taksat vendore paguajnë si biznes i madh, duke qenë se kanë pasur përgjegjësinë e tatimit të fitimit në vitin 2023.
Më pas për 2024 kanë qenë nën 8 milionë lekë, por tatimet nuk e ndryshonin përgjegjësinë tatimore dhe bashkia vazhdonte t’i tarifonte meqenëse ishin të regjistruar me tatim fitim dhe jo me tatim fitim të thjeshtuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pohon për Monitor se kategorizimi bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës dhe ky informacion vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas tyre për vitin tatimor 2024 vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe ky informacion përdoret për përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për 2025. Po ashtu sipas tyre për çdo ndryshim që pëson subjekti duhet të vetëdeklarohet në bazë të Ligjit 9920 “Për procedurat tatimore”.
“Referuar rregullimit specifik të përcaktuar në Vendimin numër 158, datë 26.12.2019 të Këshillit Bashkiak Tiranë “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, lidhur me përllogaritjen e detyrimeve vendore ju informojmë se vlen përgjegjësia tatimore e subjektit.
Ky informacion vjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas një komunikimi periodik mes dy institucioneve bazuar në marrëveshjen përkatëse të bashkëpunimit.
Bazuar në Ligjin numër 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, kategorizimi bëhet në bazë të vitit paraardhës tatimor. Rrjedhimisht për përcaktimin e detyrimeve të vitit 2025, do të përdoret informacioni i grumbulluar për vitin tatimor 2024.
Në vijim ju informojmë se, referuar dispozitave kalimtare të Ligjit numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, konkretisht gërma “e” e pikës 1 të nenit 69, ku përcaktohet se për vitin tatimor 2024 do të vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas Ligjit numër 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, rrjedhimisht duke lënë në fuqi përgjegjësinë tatimore edhe për këtë vit, i cili siç u sqarua më lart, përdoret në përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për vitin 2025.
Në përfundim, sqarojmë se konceptet juridiko-tatimore të futura rishtazi me Ligjin numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, do të vlejnë në vijim duke nisur nga viti tatimor 2025, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e detyrimeve vendore për vitin 2026”.
Edhe ekspertë të kontabilitetit pohojnë se janë të shumta rastet ku mungon koordinimi mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe tatim-taksave vendore për reflektim të rasteve të ndryshimit të xhiros, e cila duhet të korrigjohet nga subjektet te inspektorët tatimorë./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregjet europiane të aksioneve u mbyllën sot për të përfun...
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme...
Banka e Shqipërisë ka përditësuar kursin e këmbimit të mon...
Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin...
Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Ve...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpal...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe ...
Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistru...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësis...
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me rit...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...