Rezidencat qeveritare do të kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese që kalojnë në Fazën 2
Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Ve...

Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin e kaluar treguan nevojën për të forcuar kulturën e qeverisjes së mirë, duke siguruar përfshirjen aktive të këshillave drejtues në vendimmarrje.
Gjatë vitit 2024, janë mbuluar me ekzaminime një bankë sistemike dhe dy banka josistemike. Fokusi kryesor i ekzaminimeve ka qenë menaxhimi i rreziqeve, duke konsideruar me prioritet rrezikun e kredisë si rreziku me peshën më të lartë në profilin e bankave. Në këtë kuadër, janë vlerësuar në mënyrë kritike: ndarja e përshtatshme e përgjegjësive mes linjave të biznesit dhe funksioneve të kontrollit, sigurimi i efektivitetit të punës së tyre, mbikëqyrja rigoroze nga organet e larta drejtuese, etj.
Në lidhje me qeverisjen, Banka e Shqipërisë evidenton se krahas përputhshmërisë me kërkesat ligjore e rregullatore, bankat duhet të sigurojnë edhe një kulturë të qëndrueshme për një zbatim cilësor të parimeve “të një qeverisjeje të mirë”.
Kjo kulturë nënkupton përfshirjen aktive të anëtarëve të organeve të larta drejtuese në hartimin dhe harmonizimin e dokumenteve për zhvillimin e biznesit dhe të atyre për ruajtjen e niveleve të pranueshme të ekspozimit ndaj rreziqeve, në masën që mund të përballohen nga kapitali i disponueshëm i bankës, etj.
Një vend të rëndësishëm ka zënë edhe trajtimi i rreziqeve operacionale të lidhura me zhvillimet e shpejta në kuadër të digjitalizimit dhe të ndërthurjes së sistemeve e teknologjive të ndryshme të përdorura gjatë aktivitetit të bankave.
Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ekzaminimet e subjekteve jobanka dhe shoqërive të kursim-kreditit kanë mbuluar kategori të ndryshme të veprimtarisë, ku përfshihen subjekte të parasë elektronike të kredidhënies dhe mikrokredisë. Në fokus ka qenë modeli i biznesit, sistemet e qeverisjes, rreziku i kredisë, rreziqet e tregut dhe ato operacionale, saktësia e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparenca me klientët dhe rreziku i pastrimit të parave.
Nga ekzaminimet evidentohet se aktiviteti i këtyre subjekteve gjeneron të ardhura të qëndrueshme, të cilat kanë mbështetur në vazhdimësi kapitalin. Në përgjithësi, kuadri i brendshëm organizativ dhe rregullator përputhet me madhësinë dhe kompleksitetin e subjekteve që kanë pozicion të konsoliduar në treg.
Ndërkohë, subjektet më të reja në treg, sidomos ato të parasë elektronike, shfaqin mangësi dhe nevoja për plotësime dhe përmirësime, në përputhje me nivelin aktual të veprimtarisë dhe parimet e një qeverisjeje të kujdesshme dhe në lidhje me saktësinë e raportimeve në Bankën e Shqipërisë, transparencën me klientët dhe parandalimin e pastrimit të parave.
Për shkeljet e evidentuara, Banka e Shqipërisë ka marrë masat përkatëse mbikëqyrëse, konkretisht: revokim licence për dy subjekte jobanka; pezullim aktiviteti për dy subjekte jobanka dhe për dy shoqëri kursim-kreditimi; gjobitje dhe dhënie vërejtjeje për administratorët për një bankë; tërheqje vëmendjeje për një zyrë këmbimi valutor; masë administrative (gjobë) për 12 zyra këmbimit valutor dhe revokim licence për një zyrë këmbimi valutor.
Në vijim të revokimit të licencave të dy subjekteve, MCA dhe Final, Banka e Shqipërisë shprehet se është bërë një punë voluminoze për adresimin e shqetësimeve të huamarrësve.
Në këtë kuadër, është vënë në dispozicion personel i dedikuar për të sqaruar huamarrësit mbi mënyrën e mbajtjes së marrëdhënieve me subjektet, mbi vijimësinë e detyrimeve të huave në kushtet e reja të krijuara, si dhe mbi kalimin e të dy subjekteve pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara./ Revista Monitor
Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Ve...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpal...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe ...
Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistru...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Investitorët nga jashtë vendit luajtën një rol të rëndësis...
Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me rit...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi so...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e s...
Trump ‘mirëpret’ rënien e çmimit të naftës ndërsa sinjaliz...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Turizmi pritet të ketë një tjetër rritje këtë vit, si efek...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që hyn...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...