Kursi i këmbimit valutor, 18 prill 2025
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një rënie të lehtë vitin e kaluar, por duke qëndruar pranë niveleve më të larta në 15 vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit ishte 241 milionë euro, dy milionë euro më pak krahasuar me një vit më parë.
Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kanalizuar në kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. 58% e vlerës totale të investimeve të huaja direkte në 2024 ishin injektime të reja kapitali, ndërsa pjesa e mbetur ishin kryesisht fitime të riinvestuara të shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Një pjesë shumë e vogël e investimeve (6 milionë euro ose 2.5% e totalit) konsistonte në hua të dhëna për kompanitë bija jashtë vendit.
Investimet direkte dalëse sidoqoftë kanë ende një peshë të ulët në raport me investimet e huaja hyrëse në Shqipëri, me rreth 15% të tyre. Bilanci neto i investimeve të huaja direkte ishte negativ (investimet hyrëse tejkalojnë ndjeshëm ato dalëse), për një vlerë të përgjithshme prej 1.34 miliardë eurosh, në rritje me 7% krahasuar me vitin 2023.
Informacioni statistikor për investimet e sipërmarrjes tonë jashtë vendit kufizohen vetëm në të dhënat e Bilancit të Pagesave dhe nuk ekzistojnë të dhëna më të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, dihet që një pjesë e grupeve të mëdha të biznesit në Shqipëri i kanë shtrirë një pjesë të aktiviteteve të tyre edhe jashtë vendit, si pjesë e strategjisë së zgjerimit dhe diversifikimit të tregjeve.
Grupi Balfin, grupi Kastrati, grupi Union, Gener 2, etj zotërojnë aktivitete jashtë vendit në sektorët e tregtisë, shërbimeve financiare, pasurive të paluajtshme apo akomodimit/hotelerisë. Gjithashtu, disa prej distributorëve të mëdhenj të artikujve të konsumit në Shqipëri kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në vendet fqinje, kryesisht në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet se është shteti me përqendrimin më të madh të investimeve shqiptare.
Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të vitit 2024, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 468 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në ndarjen sektoriale, investimet shqiptare janë të përqendruara kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme, tregti dhe prodhim./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Cektësia e tregut valutor shqiptar mund të justifikojë ndë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy ...
Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të p...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregjet europiane të aksioneve u mbyllën sot për të përfun...
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme...
Banka e Shqipërisë ka përditësuar kursin e këmbimit të mon...
Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin...
Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Ve...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpal...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe ...
Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi 2024 ka regjistru...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...