Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Dy sektorët kryesorë prodhues të vendit, industria dhe bujqësia, kontribuuesit më të mëdhenj në punësim, shënuan rënie të fortë vitin e kaluar, duke sinjalizuar një tranzicion me pasoja drejt shërbimeve.
Të dhënat mbi rritjen ekonomike të vitit 2023 treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.1%, më e forta e dekadës që nga viti 2012.
Industria përpunuese është kryesisht e përqendruar në prodhimin për eksport dhe përfaqësohet nga industria automotive, ajo e veshjeve dhe këpucëve dhe industria ushqimore.
Sektori i industrisë, që po lulëzonte deri në mes të vitit 2022, përmbysi arritjet e një dekade nga zhvlerësimi i euros dhe rënia e kërkesës nga jashtë pas luftës në Ukrainë.
Fabrikat e mëdha janë në mbijetesë, teksa njësitë e vogla të përpunimit deri në 130 punonjës po mbyllen në seri në këtë fillim viti.
Fabrikat pohojnë se faktori kryesor lidhet me rënien e fitimeve, e krijuar nga kursi i këmbimit. Euro u këmbye mesatarisht me 108.7 lekë në 2023, duke zbritur në verë afër 100 lekëve, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Eksportuesit pohuan se kostot e rënies së euros kanë gërryer fitimet e biznesit, pasi ato nuk mund të transferohen në çmime. Në të njëjtën periudhë, paga minimale arriti në 40 mijë lekë në tremujorin e parë 2023, nga 34 mijë lekë që ishte në vitin 2022.
Në anën tjetër porositë nga jashtë për veshje dhe këpucë ranë mE shpejtësi në vitin 2023 pas një kërkese të fortë pas pandemisë në vitin 2021. Lufta në Ukrainë dhe inflacioni i lartë që krijoi ndikuan në rënien e konsumit në artikuj të tjerë jo të domosdoshëm.
Fabrikat pohojnë se kjo krizë, më e forta e 15 viteve, i ka vënë bizneset para zgjidhjeve të vështira. Njësitë e vogla po mbyllen dhe po shkojnë drejt sektorëve të tjerë si turizmi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe industria ushqimore, ndërsa fabrikat e mëdha po përshtaten, duke kaluar në segmente më të lartë të prodhimit dhe duke shkurtuar kostot e brendshme, nëpërmjet rritjes së produktivitetit.
Më të cenuarit duket se janë punonjësit, të cilët kanë kaluar në mbi 20 vite duke qepur këpucë dhe e kanë të vështirë të përshtaten në sektorë të tjerë.
Të dhënat të INSTAT tregojnë se në fabrikat e prodhimit të këpucës ishin të punësuar rreth 20 mijë persona në vitin 2022, por të dhënat nga industria tregojnë se një pjesë e madhe, më shumë se 40% e tyre kanë humbur punën muajt e fundit./ Monitor.al
Sot, më 5 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë javë procedurat p...
Shitjet e pasurive të paluajtshme kanë njohur rritje të fo...
Sot, më 4 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor e thelloi më ...
Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie t...
Ministri i Financave, Ervin Mete, bëri të ditur në takimin...
Sot, më 3 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve për të k...
Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet as në muajt e pa...
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur shenja për...
Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në ...
Sot, më 2 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Deri tani tarifa për depozitimin e monedhave metalike ...
Nga 27 marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështe...
Sot, më 1 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Investimet e direkte huaja kanë shënuar një tendencë rritë...
Sot, më 31 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 30 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...