Banka e Shqipërisë bleu një rekord prej 249 milionë eurosh në ankandet valutore vitin e kaluar
Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në ...

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur shenja përmirësimi në mars, pasi kishte qenë në rënie për dy muaj radhazi.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars. Rritja e TNE-së këtë muaj u ndikua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të tregtisë, të shërbimeve si dhe rritja e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ra në muajin mars, pasi kishte regjistruar rritje dy muajt e mëparshëm.
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 3.6 pikë përqindje në muajin mars. Niveli i tij qëndron aktualisht 3.5 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Rritja e TBI-së këtë muaj u ndikua nga vlerësimet e rritura të bizneseve për prodhimin industrial aktual si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet në të ardhmen. Gjithashtu, pritjet e bizneseve për prodhimin industrial në të ardhmen regjistruan rritje. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 0.9 pikë përqindje në mars, pasi u rrit me 6.5 pikë përqindje një muaj më parë. Niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 23 pikë.
Rënia e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, porositë aktuale u vlerësuan me rritje këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie.
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 6.4 pikë përqindje në mars. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 12.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuan vlerësimet më optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për lart këtë muaj. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 2.7 pikë përqindje në muajin mars, pas rënies me 10.3 pikë përqindje një muaj më parë. Aktualisht, niveli i TBT- së qëndron rreth 3.4 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Në rritjen mujore të TBT-së ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen shënuan rënie edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi rritje me 1.4 pikë përqindje në muajin mars, duke u ngritur përsëri mbi nivelin e mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan në përmirësim situatën e tyre financiare, situatën ekonomike të vendit në të ardhmen si dhe blerjet në shuma të mëdha. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen janë ulur në muajin mars./ Monitor.al

Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në ...
Sot, më 2 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Deri tani tarifa për depozitimin e monedhave metalike ...
Nga 27 marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështe...
Sot, më 1 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Investimet e direkte huaja kanë shënuar një tendencë rritë...
Sot, më 31 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 30 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kan...
Nga data 5 prill 2024, tri bashki që furnizohen me ujë nga...
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...