Transporti hekurudhor mori 40 mln euro në vitin 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...

Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituara në sistemin bankar, si në monedhën vendase ashtu dhe atë në valutë. Ecuria negative është orientuar më shumë nga rënia e depozitave të bizneseve, por edhe individët nuk kanë arritur të shtojnë paratë e hequra mënjanë.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në shkurt, stoku i depozitave në euro arriti në 7.27 miliardë euro, me një rënie prej 1.7% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 128 milionë euro më pak. Kjo është tkurrja më e fortë e kursimeve në monedhën e përbashkët, të paktën që nga viti 2016, kur Banka e Shqipërisë i raporton të dhënat e detajuara në valutë. Tendenca është krejt e kundërt në krahasim me muajt e mëparshëm, kur shtesa mujore ishte relativisht e lartë (shiko grafikun: Ndryshimi mujor i depozitave në euro (mln euro), janar 2016-shkurt 2024).
Tkurrja në shkurt erdhi nga rënia e depozitave të bizneseve (Korporata jofinanciare private), që u reduktua me 157 milionë euro, ose 12.5% më pak. Megjithatë, edhe individët nuk kanë arritur të rrisin depozitat pa afat, ndërsa ato me afat janë zgjeruar me ritme shumë më të ngadalta në krahasim me muajt e mëparshëm.
Për shkak të ecurisë së mirë deri në fund të 2023-shit, depozitat në valutë janë rritur me 13.6% me bazë vjetore (shkurt 2024/shkurt 2023), ose 871 milionë euro më shumë.
Bien dhe kursimet në lekë
Edhe depozitat në valutë kanë shfaqur shenja ngadalësimi. Stoku i kursimeve në monedhën vendase ishte rreth 592 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.25% (1.5 miliardë lekë më pak) në krahasim me muajin e mëparshëm. Ashtu si me valutën, ndikimin e ka dhënë rënia e kursimeve të bizneseve, që u tkurrën me 6%, ose 6.4 miliardë lekë më pak. Muajt e mëparshëm kursimet e bizneseve kishin njohur një rritje të fortë.
Edhe depozitat e individëve në lekë nuk dhanë shenja rritjeje, pavarësisht se cikli i interesave është në rritje. Kthimet më të favorshme në letrat me vlerë të qeverisë duket se po i orientojnë individët drejt tregut të bonove e obligacioneve.
Me bazë vjetore (shkurt 2024/shkurt 2023), kursimet në lekë janë rritur me 7.4%, ose 41 miliardë lekë më shumë.
Të raportuara në lekë, stoku total i kursimeve në vend arriti në 1.3 trilionë lekë në shkurt, me një tkurrje prej 0.4% në krahasim me muajin e mëparshëm. 45% e kursimeve janë në monedhën vendase dhe 55% në valutë, kryesisht euro./Monitor
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kan...
Nga data 5 prill 2024, tri bashki që furnizohen me ujë nga...
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Mungesa e tregut dhe çmimi i shitjes së grurit nën kosto n...
Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në...
Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 ...
Sot, më 26 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin ...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kth...
Sot, më 25 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Sot, më 24 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, ...
Sot, më 23 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
Inflacioni vjetor bazë ishte i qëndrueshëm edhe në muajin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...