Rritet franga zvicerane, euro pa përmirësim/ Kursi i këmbimit, 25 korrik 2024
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrinte në 21,3 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti, por të dhënat e fundit tregojnë se balanca pozitive ka arritur një vlerë prej 51,4 miliardë lekësh (500 mln euro) ose 141 për qind më shumë se plani buxhetor.
Akumulimi i suficitit më shumë se nga rritja e të ardhurave është ndihmuar nga mosrealizimi i investimeve publike sipas planit buxhetor. E gjithë kjo situatë ka ndihmuar qeverinë që të mbajë në llogari likuide prej 500 milionë eurosh.
Ky gjithsesi nuk është një lajm i mirë për ekonominë. Në gjysmën e parë të vitit 2024 suficiti buxhetor në vlerë ishte 11 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, teksa ritmi i rritjes së të ardhurave ra në 7 % nga 14,5 për qind që ishte në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Në janar-qershor 2024 investimet kapitale ishin vetëm 26,5 miliardë, vlerë kjo sa 19.6 për qind e planit vjetor prej 135 miliardë lekësh.
Duke mbajtur suficitin buxhetor përtej të gjitha parashikimeve, qeveria është duke e ndikuar negativisht rritjen e ekonomike sipas raportit të fundit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë.
Gjithashtu suficiti i qeverisë po ndikon në uljen e ekspozimit të bankave në blerjen e borxhit të qeverisë duke ushtruar presion për ulje të normave të interesit.
Huamarrja neto në tregun e huaj për tre muajt e parë të vitit rezultoi rreth -2.6 miliardë lekë, e ndikuar nga shlyerja e borxhit të huaj në masë më të madhe sesa prurjet në këtë periudhë.
Zhvillimet në huamarrjen e qeverisë, së bashku me vlerat e suficitit fiskal, u faktorizuan në teprica të larta likuiditeti, të disponueshme për t’u shpenzuar në muajt pasardhës.
Në 6-mujorin e dytë të vitit qeveria ka në dispozicion 110 miliardë lekë ose më shumë se 1 miliard euro vetëm në zërin e investimeve publike. Përqendrimi në fund të vitit i fondit të investimeve është bërë një praktike shumëvjeçare për qeverinë, por për Bankën e Shqipërisë kjo situatë bëhet shkak për forcimin e lekut në pjesën më të madhe të vitit.
Duke u përdorur në fund të vitit suficiti buxhetor ulet efektiviteti i përdorimit të fondeve publike dhe rritet mungesa e transparencës. Entet publike tashmë raportojnë vetëm për fondet e harxhuara dhe nuk janë në gjendje të raportojnë për produktet e realizuara dhe ecurinë në kohë të kostos për secilin nga produktet e investimeve publike./Monitor
Sot, më 25 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po va...
Sot, më 24 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazh...
Sot, më 23 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vi...
Sot, më 22 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 21 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 20 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpre...
Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohe...
Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të tret...
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efe...
Sot, më 19 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmb...
Sot, më 17 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...