"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 korrik 2024
Sot, më 22 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vijoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të muajit mars 2024 arriti në 57.6 miliardë lekë ose pothuajse 560 milionë euro.
Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 3.2% që nga fillimi i vitit dhe me 14.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.
Në pjesën dërrmuese, portofoli i kredisë së institucioneve financiare jobanka u takon institucioneve financiare jobanka të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën rreth 7% të portofolit të total të kredisë për ekonominë shqiptare.
Kredia e dhënë nga këto subjekte po ndjek ritmet e larta të rritjes së kredisë edhe në sektorin bankar. Të dhënat tregojnë se në fund të muajit maj rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë të dhënë nga sektori bankar ka arritur në pothuajse 10%.
Rritja e kreditimit në segmentin e institucioneve financiare jobanka u takon kompanive me licencë për kredidhënie dhe mikrokredi. Megjithatë, edhe kompanitë e huadhënies kanë një vlerë të kredisë mesatare relativisht të ulët, çka në thelb tregon se rritja e portofolit të huasë u detyrohet kryesisht produkteve të mikrokredisë.
Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro.
Mikrofinanca ka si objektiv kryesisht atë segment që ka vështirësi për të siguruar akses për financim nga sektori bankar, duke përfshirë subjektet me të ardhura më pak të formalizuara dhe fermerët.

Megjithatë, duke shfrytëzuar teknologjinë, institucionet e modelit fintech kanë fituar një avantazh konkurrues në ofrimin e kredive në kohë shumë të shpejtë dhe me procedura minimale, madje pa qenë nevoja që klienti të paraqitet për t'u identifikuar dhe për të firmosur fizikisht.
Praktikat më dinamike u japin këtyre institucioneve një avantazh në raport me sektorin bankar, por ana tjetër e medaljes është se në përgjithësi kredia e dhënë prej tyre është ndjeshëm më e shtrenjtë krahasuar me sektorin bankar.
Por, gradualisht Banka e Shqipërisë po ndërmerr një qasje më shtrënguese ndaj atij segmenti të mikrofinancës që e mbështet biznesin kryesisht te kreditë e shpejta.
Në dy vitet e fundit disa aplikime të paraqitura nga subjekte të veçanta që mbështeteshin në plane biznesi të këtij lloji janë refuzuar nga Banka e Shqipërisë, përfshi edhe investitorë të huaj, siç është rasti i një prej subjekteve më të rëndësishëm të mikrokredisë në Bullgari, Easy Credit.
Banka e Shqipërisë ka argumentuar se nuk do të pengojë licencimin e institucioneve të reja financiare të kredidhënies, por modeli i biznesit të tyre nuk duhet të mbështetet vetëm te kreditë e shpejta, me norma shumë të larta interesi. Me sa duket, Banka e Shqipërisë vlerëson se zgjerimi i mëtejshëm i këtij modeli biznesi, përveçse shoqërohet me rreziqe të larta për huadhënësin dhe huamarrësin, nuk i shërben interesit publik.
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po punon edhe për ndryshime rregullatore, që pritet të sjellin shtrëngime të ndjeshme për kredidhënien e institucioneve mikrofinanciare ekzistuese, veçanërisht atyre që japin kredi të shpejta. Me konsulencën e Bankës Botërore për të hartuar një rregullore që synon të kufizojë huadhënien dhe bazën e klientelës në mikrofinancën konsumatore.
Disa nga parimet ku do të mbështetet rregullorja e re do të jenë një analizë e shtuar financiare e huamarrësve, vendosja e një credit scoring (pikëzimi i kredimarrësve) dhe kufizim të numrit të kredive për një huamarrës të vetëm. Objektivi është që projektrregullorja e re të jetë gati në fillim të vjeshtës.
Këto ndryshime po vijnë pas një trysnie në rritje nga opinioni publik dhe Kuvendi i Shqipërisë, të nxitura sidomos nga çështja penale e ngritur ndaj një institucioni financiar të mbledhjes së kredive të këqija dhe përmbaruesve të lidhur me të, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së këtyre detyrimeve./ Monitor.al
Sot, më 22 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 21 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 20 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpre...
Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohe...
Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të tret...
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efe...
Sot, më 19 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmb...
Sot, më 17 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta ...
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferen...
Sot, më 16 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 15 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 14 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 13 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko u shpreh...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...