Arbitrazhet, totali i detyrimeve për t’u paguar në fund të 2023-shit arriti në 183.2 milionë euro
Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të tret...

Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit në një projekt që do të zbatohet nga Bashkia Durrës.
Një procedurë prokurimi e çelur nga kjo e fundit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik parashikon një objekt kontrate “Rikonstruksion i Pallatit të Kulturës” me një fond limit 496 milionë lekë apo rreth 5 milionë euro.
Në relacionin arkitektonik që shoqëron këtë procedurë nënvizohen edhe ndërhyrjet që do të kryhen. Si fillim shpjegohet se teatri “Aleksandër Moisiu” është një objekt 3-katësh me tarracë, i cili ndodhet në Veri të sheshit "Liria" dhe nevoja për rinovimin lidhet me gjendjen aktuale të tij.
“Ky objekt shërben si një pikë kyçe e qytetit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në siluetën arkitektonike të qytetit të Durrësit. Teatri ka një kapacitet prej 250 spektatorësh, të cilët akomodohen në 2 plate dhe 3 llozha.
Përveç sallës kryesore të teatrit, në objekt ka dhe hapësira të tjera të cilat janë në funksion të qytetarëve dhe mund të kenë përdorime të ndryshme në funksion të artit. Aktualisht në objekt, krahas problemeve të ndryshme të tilla si lagështia apo rënia e suvasë, kërkohet dhe një riorganizim i hapësirave për një shfrytëzim sa më optimal të objektit”, thuhet në dokument.
Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është rikualifikimi i teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe hapësirave që ndodhen në të. Identiteti i objektit nuk do të ndryshojë duke ruajtur kështu vlerat e tij historike dhe identitetin urban të zonës përreth.
“Me këtë projekt synojmë të krijojmë një ndërtesë shumëfunksionale dhe inovative, e cila u përgjigjet dëshirave dhe nevojave të komunitetit duke stimuluar zhvillimin e veprimtarive artistike dhe kulturore. Projekti synon të stimulojë rritjen sociale dhe ekonomike përmes përfshirjes në ndërtimin e funksioneve që kanë rëndësi në një shkallë urbane” nënvizon relacioni. Konkretisht projekti synon të jetë
1- Qendra teatrale, që synon trajnimin e valltarëve, muzikantëve dhe këngëtarëve të rinj, promovimin e përhapjes së kulturës muzikore dhe artistike në qytet;
2- Qendra komunitare, një vend eksperimentimi në dispozicion të qytetarëve me hapësira për përdorim kolektiv dhe shërbime të ofruara për territorin;
3- Bërthama e ekspozitës së Arteve, e hapur për qytetarët për koncerte, shfaqje dhe ekspozita.
“Ndërtesa e re duhet të jetë një pikë referimi për qytetarët, e përdorshme për shumë përdorime që mund të alternohen gjatë ditës dhe javës; një vend hibrid, ku prodhimi kulturor, përdorimet kolektive dhe ofrimi i shërbimeve do të bashkëjetojnë, në mënyrë që të bëhet një pikë takimi për qytetarët dhe një motor për zhvillimin e praktikave inovative.
Projekti synon rritjen e kapacitetit të sallës kryesore duke e çuar numrin e vendeve të spektatorëve në 360 vende. Ndërhyrja në ndërtesë do të krijojë kushte të përshtatshme për aksesin dhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar (P.A.K). Kjo gjë nënkupton prezencën e rampave apo projektimin e hapësirave në një nivel duke e lehtësuar lëvizjen e tyre”, thuhet në dokument./CNA
Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të tret...
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efe...
Sot, më 19 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmb...
Sot, më 17 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta ...
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferen...
Sot, më 16 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 15 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 14 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 13 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko u shpreh...
Analiza e situatës më të fundit ekonomike dhe financia...
Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë...
Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia ...
Sot, më 12 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 11 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...