Paundi britanik shënon rritje/ Kursi i këmbimit, 12 korrik 2024
Sot, më 12 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia e sektorit nuk po ndalet.
Të dhënat e fundit të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e parë 2024 treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.8%.
Sektori i industrisë është zemra e eksporteve shqiptare, por pësoi rënie për të katërtin tremujor radhazi në janar-mars 2024, duke e bërë krizën të qëndrueshme.
Prej tremujorit të fundit të vitit 2022, fabrikat e përpunimit, kryesisht ato për eksport, po përjetojnë rënie të aktivitetit në mënyrë sistematike prej humbjeve që ka krijuar nënçmimi i euros, rritja e pagës minimale dhe kriza e inflacionit pas luftës në Ukrainë, që uli kërkesën për mallra.
Pas një rritje me 7.4% në vitin 2022, sektori i përpunimit ra me rreth 6% në vitin 2023, trend që ka vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit.
Rënia e industrisë më 2024 ishte më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020 (-18%) ku e gjithë bota u izolua dhe lëvizja u kufizua për t’u mbrojtur nga përhapja e Covid-19.
Sektori po tkurret si në prodhim, në numër biznesesh dhe punonjësish. Numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3% vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin, sipas të dhënave të INSTAT.
Burimet nga tregu bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm, fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit.
Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.
Fabrikat shqiptare u përballën me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid-19 më 2021 nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit.
Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra dy deri në tri herë më shumë se kapacitetet e prodhimit.
Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë, klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor.
Në vitin 2021 e deri aktualisht, euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim me lekun, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve, të cilët shesin në euro, por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në lekë.
Ekspertët e shikojnë me rrezik rënien pa kontroll të prodhimit dhe përqendrimin e ekonomisë vetëm në dy sektorë, turizmi dhe shërbimet.
Prodhimi është garantues në kalimin në zinxhirë më të lartë të vlerës./Monitor
Sot, më 12 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 11 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Raporti i kredive me probleme për institucionet financ...
Sot, më 10 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në k...
Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave...
Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqi...
Sot, më 9 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vite...
Sot, më 8 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të ...
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi n...
Sot, më 7 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 6 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 5 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 4 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, inform...
Sot, më 3 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 2 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...