Lëvizja e fortë e euros/ Çfarë po ndodh me kursin në Shqipëri?
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...

Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023-shin. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh, ose rreth 466 milionë eurosh.
Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022.
Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 177.2 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 6.3%. Pesha e kredisë për shtëpi ndaj totalit të huasë së dhënë në vend është rritur me shpejtësi, nga 19% në fund të vitit 2015 në 26% në fund të 2023-shit.
Ritmet e rritjes janë ngadalësuar krahasuar në vitin 2022, por pjesërisht kjo i detyrohet efektit të kursit të këmbimit dhe zhvlerësimit të euros ndaj lekut.
Normat relativisht të ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi të rritet sidomos në monedhën vendase. Kredia e re për shtëpi në lekë vitin e kaluar arriti në 30.2 miliardë lekë, në rritje me 36% krahasuar me një vit më parë.
Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 62% të disbursimeve të reja për këtë produkt.
Gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë e ngadalësoi procesin e normalizimit monetar dhe në fund të vitit, norma bazë në lekë ishte në nivelin 3.25%, ndërsa në euro arriti në 4.5%.
Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën lekë në fund të vitit të kaluar ishte 4.85%. Ky nivel është pak më i lartë krahasuar fundin e vitit 2022, por nga ana tjetër është më i ulëti i regjistruar në vitin 2023, duke dëshmuar se shtrenjtimi i kredisë pothuajse u frenua vitin e kaluar.
Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro arriti në 5.2% në fund të vitit të kaluar, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022.
Te kredia në euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Evropiane dhe rritjen e Euriborit.
Të dhënat tregojnë se edhe në muajt e parë të vitit 2024, kredia për shtëpi po vazhdon rritjen, pavarësisht se prej dy vitesh ekonomia ka hyrë në një cikël gradual të shtrëngimit monetar.

Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht, cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.
Nga ana tjetër, rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti.
Zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona vlerësohen me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në deklaratën e fundit për Shqipërinë i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar.
Sipas FMN-së, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.
Rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshme, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë përmblidhen nga Banka e Shqipërisë në Indeksin e Treguesit të Paralajmërimit të Hershëm (TPHP).
Në fund të vitit 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.51, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.49) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues (0.5).
Ecuria e nëntreguesve të kredisë për pasuri të paluajtshme dhe të indeksit të çmimit të banesave, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, monitorohet ngushtësisht.
Qëllimi është që, duke përdorur edhe informacionet që lidhen me ngarkesën me borxh të familjeve, të identifikohen dhe parandalohen situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme është e paqëndrueshme.
Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN duket se mbështeten pikërisht te treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe kryesisht te zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre./ Monitor.al
Sot, më 7 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 6 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 5 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 4 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, inform...
Sot, më 3 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 2 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatiki...
Teksa në total numri i bizneseve ka ardhur në rritje v...
Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vi...
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Evrop...
Sot, më 1 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 30 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Autostrada e kategorisë A Thumanë-Kashar hapet të diel...
Sot, më 29 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti Shqipëria po ngjitet ne mesin e vendeve m...
Sot, më 28 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 27 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri pë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...