“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 26 qershor 2024
Sot, më 26 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet turke prekën vlerën e 69 milionë eurove, me një rritje prej 116% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Investimet turke i janë rikthyer rritjes qysh vitin e kaluar, pasi ranë në vitin 2022, kryesisht si rezultat i shitjes së Albtelecom nga grupi turk Çalik tek ai hungarez 4iG.
Stoku i investimeve turke në fund të tremujorit të parë ka arritur në 1.06 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.
Një tjetër investitor historik në Shqipëri, Italia, u rendit i dyti për tremujorin e parë të këtij viti, me një fluks investimesh të reja prej 41 milionë eurosh. Fluksi i investimeve italiane pësoi një rënie të lehtë me 4.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Italia ngelet një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. Stoku i investimeve italiane ka arritur në 1.53 miliardë euro, 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet italiane janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.
Austria u rendit e treta në listën e investitorëve të huaj sipas flukseve të reja investuese, për një shumë totale prej 34 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit. Investimet austriake janë rritur me 143% krahasuar me një vit më parë. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë dhe në sektorin e ndërtimit, me kompaninë. Stoku i investimeve austriake arriti në 839 milionë euro, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shteti që ka dominuar investimet e huaja direkte në vitet e fundit, Holanda, në tremujorin e parë të renditjes zbriti në vendin e katërt për nga vlera e investimeve të reja, me 25 milionë euro. Vlera e investimeve holandeze ra me 58% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Megjithatë, për nga stoku i akumuluar i investimeve të deritanishme, Holanda ngelet investitori i huaj më i madh në Shqipëri, me një vlerë prej 2.28 miliardë eurosh dhe më një rritje vjetore prej 24%.

Në fakt, investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit mund të ketë rritur investimet e lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut. Megjithatë, përtej një roli në rritje të Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Evropë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Gjithashtu, Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Kosova vazhdon të shtojë investimet në Shqipëri dhe për tremujorin e parë flukset e reja të investimit prekën vlerën e 20 milionë eurove, me një rritje prej 82% krahasuar me një vit më parë. Investimet nga Kosova në vitet e fundit po ndjekin një tendencë në rritje dhe janë të orientuara kryesisht në sektorin e tregtisë. Stoku i investimeve ka arritur në 330 milionë euro, në rritje me 47% krahasuar me një vit më parë.
Në listën e investimeve sipas shteteve, megjithatë, mungojnë investitorë të rëndësishëm, si Kanadaja. Flukset e reja të investimeve kanadeze në përgjithësi nuk detajohen për shkak të detyrimit të konfidencialitetit, sepse ato lidhen kryesisht me një investitor të vetëm, Bankers Petroleum.
Të dhënat mbi investimet kanadeze janë të disponueshme vetëm për stokun e tyre, që sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 1.74 miliardë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë. Edhe në këtë rast, këto investime janë zyrtarisht kanadeze, por pronari përfundimtar i kompanisë është një kompani kineze./ Monitor.al
Sot, më 26 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 25 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Bumi i turizmit ka vijuar edhe në muajin e pestë të kë...
Sot, më 24 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 23 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Aktiviteti ekonomik është ulur ndjeshëm në disa bashki...
Sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku ...
Teksa fondi i investimeve publike në buxhetin e shteti...
Sot, më 21 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djes...
Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e sh...
Tregu i fondeve të investimit vijoi rimëkëmbjen edhe n...
I ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipër...
Sot, më 20 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë ...
Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të M...
Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në s...
Sot, më 19 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 287.1 miliardë lek...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...