Përshkallëzojnë përplasjet në protestë/ Hidhet ujë me presion drejt protestuesve
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasje...

Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vitit 2011-2023, duke zbritur në 2.4 milionë banorë, sipas rezultateve të Censit, por stoku i banesave është rritur me gati 75 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011.
Sipas të dhënave zyrtare të Censit, në vitin 2023 rezultuan 1,082,529 banesa në të gjithë vendin. “Këtu është numri i banesave të prezantuara në Cens duke mos u përfshirë banesat jo të zakonshme, d.m.th. ato që përdoren për biznes”, sqaroi INSTAT për "Monitor".
Sipas informacionit nga INSTAT, në raport me Censin e mëparshëm, ka një rritje me 7.4% të numrit të banesave, ose rreth 74.2 mijë më shumë se në 2011, kur kishte 1,008,243 milionë banesa.
Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
356 mijë banesa janë bosh, gjysmat në pallate
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e Censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesat e zakonshme të pabanuara.
Nga anketimi në terren, INSTAT gjeti se shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind, njoftoi INSTAT.
Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, në numër, rezulton se në vend ka gjithsej 356 mijë banesa që janë bosh (32.9% e totalit), nga të cilat 170 mijë, ose gati gjysma janë në pallate (shiko tabelën në fund).
Pallatet kanë dhe përqindjen më të lartë të banesave bosh, me gati 40%. Emigracioni vlerësohet një nga arsyet kryesore që ka zbrazur banesat në vend, ndërsa në kahun tjetër cikli i ndërtimit, pas një maturimi në periudhën 2008-2016 u gjallërua sërish vitet e fundit.
Sektori i ndërtimi është përfshirë në zhvillime të vrullshme vitet e fundit, që u përshpejtua sërish nga viti 2016, duke bërë që për çdo 2.2 banorë të ketë një banesë.
Vetëm në kryeqytet, që nga viti 2000 është dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej gati 13 milionë metra katror (shiko grafikun). Vitet e fundit në Tiranë është dhënë mesatarisht 70% e totalit të sipërfaqes për leje ndërtimi në vend.

Të dhëna për banesat
INSTAT raportoi se përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.
Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind. Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave” .
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m www.instat.gov.al 2 12 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësirë të dobishme prej 70-99 m Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë.
Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës. Një përqindje e vogël (më pak se 0.1 për qind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme.
Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm. Një përqindje e vogël (më pak se 0,1 për qind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm./Monitor
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për të arritur Evrop...
Sot, më 1 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 30 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Autostrada e kategorisë A Thumanë-Kashar hapet të diel...
Sot, më 29 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Vit pas viti Shqipëria po ngjitet ne mesin e vendeve m...
Sot, më 28 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 27 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri pë...
Sot, më 26 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 25 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Bumi i turizmit ka vijuar edhe në muajin e pestë të kë...
Sot, më 24 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Sot, më 23 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 22 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Aktiviteti ekonomik është ulur ndjeshëm në disa bashki...
Sezoni i prodhimit bujqësor është në kulmin e tij, ku ...
Teksa fondi i investimeve publike në buxhetin e shteti...
Sot, më 21 qershor 2024, në tregun valutor, dollari am...
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e ditës së djes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...