Protesta para Parlamentit/ Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët amerikanë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë n...

Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jo-banka shënoi rritje vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 ky raport u rrit në 13.9%, nga 13.2% që kishte qenë një vit më parë.
Ky raport është pothuajse tri herë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në fund të vitit 2023 ishte pak më shumë se 4.7%.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e totalit të kredive me probleme për subjektet financiare jo-banka (rreth 85% e saj) është ndikuar kryesisht nga veprimet e subjekteve Final dhe Micro Credit Albania, të cilat gjatë vitit 2023 kanë trajtuar volume të konsiderueshme të kredive me probleme, të blera nga bankat dhe institucionet e tjera.
Për vitin e kaluar, shoqëria Micro Credit Albania shënoi një rritje të ndjeshme të portofolit të mikrokredisë, me 0.53 miliardë lekë. Në vitin 2022, kjo shumë qëndronte në zërin “Të tjera të arkëtueshme”, si kredi me probleme të blera, por të patrajtuara nga subjekti.
Pas masës së pezullimit të veprimtarisë që Banka e Shqipërisë aplikoi ndaj këtij subjekti gjatë vitit 2023, ai ka trajtuar një numër të lartë të kredive, duke i klasifikuar ato në klasat përkatëse të portofolit të mikrokredisë. Në mënyrë të ngjashme, edhe subjekti Final, gjatë vitit 2023, ka transferuar një pjesë të kredive me probleme që kishte blerë nga subjektet e tjera (0.43 miliardë lekë), nga zëri “Të tjera të arkëtueshme” në klasat përkatëse të portofolit të mikrokredisë.
Riklasifikimi i kredive të këtyre subjekteve ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e raportit të kredive me probleme të sektorit.
Më datë 23 maj të këtij viti, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vendosi revokimin e licencës për dy institucionet e mësipërme financiare, pasi aksionerët e tyre u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së kredive të këqija.
Pavarësisht rritjes së raportit të kredive me probleme, gjatë vitit 2023, institucionet financiare jo-banka që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit kanë gjeneruar një rezultat pozitiv neto prej pothuajse pesë miliardë lekësh. Krahasuar me vitin paraardhës, vlera e fitimit neto është rritur me më shumë se 84%.
Megjithatë, pjesa më e madhe e shtesës së fitimit krahasuar me vitin 2022 i takon dividentit të përfituar nga institucioni financiar Tranzit, nga pjesëmarrja si aksioner në Bankën Amerikane të Investimeve. Pikërisht Tranzit ishte subjekti me kontributin më të lartë në fitimin e realizuar, ndërsa pas tij u renditën Kredo Finance dhe IuteCredit Albania.
Kthimi mesatar nga aktivet për IFJB-të që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit arriti në 7.7% (kundrejt 4.8% në vitin 2022), ndërsa kthimi mesatar nga kapitali arriti në 37.4% (kundrejt 17.9% në vitin 2022).
Në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë bruto për institucionet financiare jo-banka arriti në 53.6 miliardë lekë, në rritje me 13% krahasuar me vitin paraardhës. Portofoli i kredisë bruto të IFJB-ve arrin në 7.25% të totalit të kredisë së sistemit bankar, duke regjistruar një rritje prej 1 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës./Monitor
Sot, më 10 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në k...
Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave...
Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqi...
Sot, më 9 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vite...
Sot, më 8 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të ...
Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi n...
Sot, më 7 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 6 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 5 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 4 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, inform...
Sot, më 3 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 2 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatiki...
Teksa në total numri i bizneseve ka ardhur në rritje v...
Numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë ndërmjet vi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...