Çfarë duhet parë përtej tabelës së këmbimit
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbështetur në informacionin e Regjistrit të Kredive, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 71.39%, nga 74.78% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 78.38%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Edhe për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 19.7%, nga 20.54% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2023 dhe 21.17% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërsa, për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare u rrit lehtë në 14.04%, nga 13.93% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2023, por është sidoqoftë në nivele më të ulëta krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, kur raportohej në 14.21%.
Edhe për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 28.07%, nga 30.45% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.
Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 12.15%, nga 11.68% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm.
Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive që administrohet nga banka qendrore.
Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.
Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)
Rënia e normës efektive mesatare të interesit mund të shpjegohet me një tendencë rënëse të normave të interesit të lekut në tregun financiar, por edhe me një konkurrencë në rritje në tregun e kredisë konsumatore dhe sidomos për kreditë më të vogla.
Duke qenë se këtu marzhet janë relativisht të larta, institucionet e kredidhënies kanë pasur hapësira për të konkurruar me çmime.
Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive.
Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie për kreditë e vogla me këste deri në 200 mijë lekë.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia konsumatore po vijon rritjen me ritme dyshifrore edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Për pesëmujorin janar-maj 2024, sektori bankar dha rreth 18.9 miliardë lekë kredi të reja konsumatore, duke përfshirë edhe overdraftet. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kredia e re konsumatore është rritur me 33%./Monitor
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmb...
Sot, më 17 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta ...
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferen...
Sot, më 16 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 15 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 14 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 13 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko u shpreh...
Analiza e situatës më të fundit ekonomike dhe financia...
Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë...
Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia ...
Sot, më 12 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 11 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Raporti i kredive me probleme për institucionet financ...
Sot, më 10 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në k...
Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...