Veliaj lë përkohësisht qelinë/ Ja arsyeja
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj m...
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj m...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vienës, projekt i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tregojnë se, pavarësisht tendencës pozitive të viteve të fundit, raporti i kredive me probleme në Shqipëri në fund të vitit 2023 ishte i dyti më i larti në rajon, pas Malit të Zi.
Në fund të vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme në Shqipëri ishte 4.7%, me një rënie prej rreth 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Mali i Zi mbante nivelin më të lartë në rajon, me një raport të kredive me probleme të raportuar pranë nivelit 5.8%.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kishin këtë tregues në nivele ndjeshëm më të ulëta. Në Bosnje-Hercegovinë ky raport ishte në nivelin 3.8%, në Serbia 3.2%, në Maqedoninë e Veriut 2.7%, 3.1% dhe në Kosovë dhe 2.5%.
Shqipëria ishte ndër vendet ku ky raport vitin e kaluar shfaqi një tendencë pozitive, me një rënie prej 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Edhe në Bosnje-Hercegovinë ky raport ra me 0.7 pikë përqindje, në Malin e Zi me 0.6 pikë përqindje dhe në Maqedoninë e Veriut me 0.1 pikë përqindje. Ky tregues shënoi rritje vetëm në Serbi, me 0.2 pikë përqindje, ndërsa për Kosovën raporti i kredive me probleme ishte në nivele të ngjashme me një vit më parë.
Në fakt, viti 2023 parashikohej si një vit delikat, për shkak se rritja e normave të interesit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike mund të reflektohej në një rënie të aftësisë paguese të huamarrësve në vendet e rajonit. Por, në përgjithësi tendencat e raportit të kredive me probleme ka qenë pozitive, duke përfshirë edhe vendin tonë, pavarësisht se Shqipëria ka ende një nga nivelet më të larta në rajon.
Sipas vlerësimeve paraprake të INSTAT, ekonomia shqiptare u rrit me 3.44% vitin e kaluar.
Goditja inflacioniste dhe rritja e normave të interesit ka sjellë ngadalësim të rritjes ekonomike nga niveli prej 4.8% i vitit 2022, por sidoqoftë ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare ngelen të mira në raport me shumicën e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Përtej asaj që tregojnë statistikat zyrtare, sektori i turizmit vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime dhe në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë, megjithëse ky efekt mund të mos jetë plotësisht i dukshëm për shkak të informalitetit të lartë.
Një ndikim të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme besohet se e ka dhënë rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25% ishte ndër më të ulëtit në Europë, larg prej normave të aplikuara nga bankat qendrore në Europë dhe në rajon. Kjo bëri që yield-et dhe normat e interesit të kredive të qëndronin në nivele të ulëta, madje duke e korrigjuar në një masë të madhe rritjen e fortë të fundit të vitit 2022.
Një faktor tjetër që vlerësohet të ketë ndikuar pozitivisht ecurinë e kredive me probleme është forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Forcimi i monedhës vendase ka ulur koston e huave në valutë të huaj për kredimarrësit me të ardhura në lekë./ Revista Monitor
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferen...
Sot, më 16 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 15 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 14 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 13 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Studiuesi dhe eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko u shpreh...
Analiza e situatës më të fundit ekonomike dhe financia...
Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë...
Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia ...
Sot, më 12 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 11 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Raporti i kredive me probleme për institucionet financ...
Sot, më 10 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në k...
Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave...
Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqi...
Sot, më 9 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Pagat janë rritur me ritme të përshpejtuara në dy vite...
Sot, më 8 korrik 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...