Monedhat e huaja, në krizë/ Kursi i këmbimit, 24 korrik 2024
Sot, më 24 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po vazhdojnë rënien dhe kanë prekur nivelin më të ulët prej një viti e gjysmë.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin maj zbriti në 4.59%, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.21%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej nëntorit 2022.
Rënia e normave të interesit është e dukshme edhe në kreditë e reja të dhëna gjatë periudhës. Për majin, kreditë e reja për shtëpi në lekë u dhanë me një normë mesatare interesit prej 3.95%, niveli më i ulët që prej gushtit të vitit të kaluar.
Rënia e normave të interesit i kanë dhënë një shtysë të re rritjes së kredisë për shtëpi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit maj portofoli i kredisë për shtëpi arriti vlerën e 194.3 miliardë lekëve, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kredia e re e disbursuar gjatë pesë muajve të parë të vitit arriti në afërsisht 23 miliard lekë, 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shtysa ka ardhur e gjitha nga kredia e re në lekë, që për 5-mujorin 2024 është dyfishuar krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2023.

Frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ndikoi në rënien e yield-eve dhe e bëri më tërheqëse kredinë në monedhën vendase.
Ndërkohë, në muajin korrik Banka e Shqipërisë e uli normën bazë të interesit për herë të parë që nga viti 2020, duke krijuar premisa për ulje të mëtejshme të kostove të financimit.
Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën euro ngelet në nivele më të larta. Në muajin maj, norma mesatare e interesit e kredisë për shtëpi në euro arriti në 5.34%, nga 4.75% që kishte qenë një vit më parë.
Megjithatë, edhe për kredinë në euro rritja paraqitet më e ngadalësuar në pjesën e parë të këtij viti, duke reflektuar ndryshimin e kursit të politikës monetare nga Banka Qendrore Evropiane në treguesin benchmark, Euriborin 12-mujor.
Diferenca mes normës mesatare të interesit për kreditë në euro dhe ato në lekë ka arritur nivelin më të lartë historik, me 0.75 pikë përqindje më shumë.
Muajin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë aplikimin e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.
Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, veçanërisht në segmentin e financimit të pasurive të paluajtshme./ Monitor.al
Sot, më 24 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndërsa në vend ka një debat se pse shezllonët në plazh...
Sot, më 23 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka vi...
Sot, më 22 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 21 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 20 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpre...
Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës pritet t’i nënshtrohe...
Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të tret...
Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efe...
Sot, më 19 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tr...
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF), në Strategj...
Sot, më 18 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmb...
Sot, më 17 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta ...
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferen...
Sot, më 16 korrik 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e t...
Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në v...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...