Lëvizin monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 3 tetor 2024
Sot, më 3 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më gjerësisht në vend prej fermerëve. Muaji tetor është periudha e mbjelljes së grurit, por sipas përfaqësuesve të kompanive të shitjes së farave dhe agronomëve është në rënie interesi i fermerëve për mbjellje.
Vasfi Sherifi, drejtues i kompanisë AGROVAS-SHE, për tregtimin e farave, fidanëve dhe plehrave kimike, njëkohësisht dhe me profesion agronom tha se sivjet pritet rënie deri në 15% të të mbjellave në zonën e Korçës.
Shkak, sipas tij, është mungesa e tregut për shitjen e produktit. Për periudhën 2023-2024, gruri i prodhuar nga fermerët mbeti stok, nga rënia e çmimit 50 deri në 60% krahasuar me çmimin e shitjes në 2022.
“Interesi i fermerëve për të shtuar të mbjellat me grurë është në rënie. Sivjet mendohet që të mbjellat të bien deri 15%. Kjo ka ardhur tërësisht për shkak të rënies së çmimit të shitjes së grurit dhe të mbetjes së tij stok.
Ndërsa kostot e prodhimit nuk janë shtuar. Çmimet e produkteve të plehërimit të grurit janë ulur deri 40% krahasuar me vitin 2022, ku për shkak të luftës në Ukrainë, pati shtrenjtim të lartë të tyre. Edhe çmimet e farës së grurit për mbjellje janë ulur” tha ai.
Agronomët pohojnë se për shkak të mosshitjes së grurit, fermerët janë të detyruar ta përdorin sasinë e prodhuar si ushqim për kafshët.
Përveç mungesës së leverdishmërisë, shpopullimi i zonave malore ka sjellë që disa fshatra të largëta të mbeten pa mullinj të bluarjes së grurit. Pasja e një mulliri në fshat ka kontribuar ndër vite në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë për popullatën vendase. Mungesa e tyre po ndikon te braktisja e mbjelljes së grurit në sasitë e vetë konsumit.
Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave në 2022 në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.
Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Me subvencione direkte u mbështetën 4 mijë fermerë me një fond prej 5 milionë USD. Financimi shtoi në zona të caktuara sipërfaqet e tokave me të mbjella deri në 40% sipas agronomëve.
Në 2023 sipas të dhënave të INSTAT sipërfaqja e tokës me mbjellje gruri arriti në 57,200 ha. Krahasuar me 2022 sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë u shtua 6%.
Sipas agronomëve para viteve ’90 sipërfaqja e tokave të mbjella me grurë arrinte deri 200 mijë ha. Në raport me vitin 1998, periudha më e hershme e raportuar nga INSTAT, të mbjellat me grurë për 2023 u pakësuan 45%. Ndërsa sasia e prodhuar e grurit u rrit rreth 1% krahasuar me 2022.
Por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022. Në muajin korrik çmimi për shitjen e grurit 21 deri 23 lekë për kg, deri 33% më lirë se në 2023. Në raport me çmimin e shitjes së grurit vendas në 2022, rënia e çmimit është rreth 60%./ Revista Monitor
Sot, më 3 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike ...
Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezu...
Pas një viti prodhimtarie të dobët, sivjet pritet të vilet...
Sot, më 2 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Statistikat tregojnë se rritja e shpejtë e kredisë po ecën...
Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argët...
Sot, më 1 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer b...
Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e ...
Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqet...
Sot, më 30 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Euro...
Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregu...
Sot, më 29 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e aktiveve të sistemit bankar ka qenë e qëndrueshme...
Kredia e re për ekonominë shënoi përsëri një rritje të for...
Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe...
Sot, më 28 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...