Euro prek tjetër minimum historik/ Kursi i këmbimit, 29 shtator 2024
Sot, më 29 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor vetëm në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas informacionit të publikuar nga Banka Qendrore, për 6-mujorin e parë janë blerë gjithsej 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Banka e Shqipërisë i filloi këto operacione në muajin maj, të argumentuara kryesisht me objektivin e stabilitetit të çmimeve. Gjatë gjithë vitit 2024 inflacioni ka qëndruar poshtë objektivit prej 3%, ndërsa në muajin gusht zbriti në nivelin 2%, më i ulët në tri vitet e fundit.
Shumat e blera janë të konsiderueshme, veçanërisht po të kemi parasysh se blerjet direkte për të frenuar forcimin e lekut janë blerë vetëm në periudhën dymujore, maj-qershor 2024 (përkatësisht, 80.4 milionë euro në maj dhe 57.2 milionë euro në qershor). Është e qartë se në mungesë të këtyre ndërhyrjeve kursi i këmbimit euro-lekë do të kishte rënë në nivele edhe më të ulëta.
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në treg për të mbajtur kursin e këmbimit të euros sipër nivelit të 100 lekëve kanë vijuar edhe gjatë muajit korrik, ndërsa janë ndërprerë vetëm më datë 2 gusht.
Pikërisht pas këtij momenti, kursi i këmbimit të euros rrëshqiti poshtë vlerës së 100 lekëve. Rënia ka vazhduar edhe përgjatë muajit shtator. Kursi i këmbimit euro-lekë, e mbylli javën e kaluar në nivelin 98.84 lekë, më i ulëti i të gjitha kohërave.

Pavarësisht se kursi ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve, ashtu siç edhe pritej, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se luhatshmëria e kursit (në këtë rast rënia) nuk ka qenë shumë e fortë dhe shqetësuese. Për këtë arsye, Banka Qendrore ka vendosur se një ndërhyrje në kursin e këmbimit, për momentin, nuk është më e nevojshme.
Megjithatë, presionet nënçmuese mbi euron kanë vazhduar qartë edhe pas përfundimit të verës. Kjo dëshmon se prurjet e bollshme valutore tashmë nuk janë të lidhura vetëm me periudhën e pikut të sezonit veror.
Turizmi duket se është i shpërndarë edhe në muajt e tjerë të vitit, ndërsa edhe investimet e huaja në tregun e pasurive të paluajtshme vazhdojnë të rriten. Investimet e huaja direkte në pasuri të paluajtshme për 6-mujorin 2024 arritën vlerën e 181 milionë eurove, në rritje me 43% krahasuar me 6-mujorin 2023.
Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh.
Vetëm për këtë qëllim në gjysmën e parë të vitit janë blerë 134 milionë euro, me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; nëse shtojmë edhe blerjet direkte për të ndikuar kursin e këmbimit tashmë intervali i parashikuar i blerjeve për t’u blerë në tregun e brendshëm valutor është arritur qysh në gjysmën e parë të vitit.
Sot, më 29 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e aktiveve të sistemit bankar ka qenë e qëndrueshme...
Kredia e re për ekonominë shënoi përsëri një rritje të for...
Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe...
Sot, më 28 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 27 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë D...
Sot, më 26 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet...
Sot, më 25 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Vitet e fundit, Korça ka ndryshuar totalisht sa u përket n...
Sot, më 24 shtator 2024, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më 23 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujo...
Së fundmi, për herë të dytë gjatë këtij viti, Banka Qe...
Sot, më 22 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Af...
Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/s...
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryeta...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...