Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...

Rritja e aktiveve të sistemit bankar ka qenë e qëndrueshme në tre vitet e fundit, pavarësisht goditjeve që mori ekonomia, si tërmeti, pandemia dhe kriza e çmimeve.
Në vitin 2023, totali i aktiveve të sistemit bankar arriti një nivel rekord prej 1.97 trilionë lekësh, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me rritje 4.7% me bazë vjetore, në ngadalësim nga zgjerimi prej 5.8% i vitit të mëparshëm.
Pavarësisht zgjerimit, në raport me ekonominë, sistemi bankar po rritet më ngadalë. Pesha e aktiveve të sistemit bankar ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) zbriti në 85% në vitin 2023, niveli më i ulët që nga 2009-a.

Pas një rritjeje të lehtë në muajt e parë të vitit, kreditë me probleme iu rikthyen rënies në gjysmën e dytë të 2023, duke e mbyllur vitin në nivelin e 4.74%, nga 5% në dhjetor 2022. Ky është niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2008.
Pas një periudhe disavjeçare konsolidimesh, që uli numrin e bankave në vend në 11, nga 17 disa vite më parë, sistemi nuk shënoi ndryshime në 2023.
Ndonëse aktivet po rriten ngadalë, të gjitha bankat panë rritje të fortë dyshifrore të të ardhurave në vitin 2023.

Banka më e madhe në vend, nga qarkullimi vjetor, është “BKT”, me rreth 21.8 miliardë lekë të ardhura, me rritje 25% me bazë vjetore.
Seyhan Pencabl?gil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) pohon në raportin vjetor se “duke përfituar nga struktura e bilancit tonë, e cila është e mirëkapitalizuar dhe likuide, ne e mbyllëm vitin 2023 me fitim shumë të lartë: 26% kthim mbi kapitalin në USD.
Të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin janë në një rekord prej 118 milionë USD, i cili do të na lejojë të vazhdojmë me pagesën e planifikuar të dividentit prej 50 milionë USD në vitin 2024, ashtu si edhe në vitin 2023”.
“Raiffeisen” është ngjitur në bankën e dytë më të madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor. Banka raportoi të ardhura prej 17.1 miliardë lekësh, me rritje prej 31% me bazë vjetore.
“Banka mbeti e mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë. Volumi i aseteve u rrit 17.8% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa, vëllimi i depozitave shënoi rritje më të lehtë, përafërsisht 4% krahasuar me një vit më parë. ‘Raiffeisen Bank’ sh.a. mbetet banka më e madhe në treg për kreditë e dhëna për klientët individë me rreth 20.1% të pjesës së tregut”, citohet Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm, Kryetar i Drejtorisë, “Raiffeisen”, në raportin vjetor.
“Credins” u rendit në bankën e tretë më të madhe në vend nga të ardhurat. Qarkullimi total i “Credins” arriti në 16.8 miliardë lekë, me zgjerim vjetor prej rreth 17.6%.
“‘Credins’ vazhdoi të ruajë pozita solide në treg, si banka e parë në portofolin e kredisë dhe e dyta në total asetesh dhe depozitash.
Credins Bank e zgjeroi edhe më tej veprimtarinë financiare, ku një nga arritjet për tregun ekonomiko-financiar në Shqipëri ishte edhe prezantimi i ofertës së parë publike të instrumenteve të borxhit të llojit të obligacioneve”, thotë Drejtori i Përgjithshëm i “Credins Bank”, Maltin Korkuti, në raportin vjetor.
“OTP Bank” renditet sërish në vend të katërt, pozicion në të cilin u ngjit në vitin 2022, pas bashkimit me përthithje me “Alpha Bank”. Në 2023, banka vijoi rritjen e shpejtë, duke u zgjeruar me 53% në 11 miliardë lekë, më e forta për sistemin bankar, e ndikuar nga përthithja e “Alfa Bank”.
“Volumet e reja të gjeneruara gjatë vitit 2023 tejkaluan aktivitetin komercial të vitit 2022 dhe kjo falë angazhimit maksimal të punonjësve tanë, por edhe mbështetjes së ‘OTP Group’. Aktualisht, ‘OTP Albania’ gëzon pozicionin e tretë si banka më e madhe në vend për portofol kredie, vendin e dytë për kreditë për shtëpi dhe prona të paluajtshme, si dhe të tretin për kreditë e segmentit të biznesit, duke u bashkërenditur ndër bankat më të mëdha për kredidhënie.
Sinergjia nga bashkimi i bankave u përshpejtua në raport me planin e biznesit, me qëllimin kryesor optimizimin e kostove, e cila është ndër shtyllat kryesore të strategjisë sonë”, ka pohuar Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit të Menaxhimit, në një intervistë të mëparshme për “Monitor”.
“Intesa Sanpaolo” mbetet banka e pestë më e madhe në vend nga të ardhurat, që arritën në 9.3 miliardë lekë, me rritje 37.5%.
“Intesa Sanpaolo Bank Albania ka pozicionin më të fortë sa i përket kapitalit në treg (norma e mjaftueshmërisë së kapitalit CAR 27.8%), e cila e kombinuar me një nivel më të ulët të kredive të pakthyera në afat (NPL 3.1%), sjell mundësi të mëdha për rritje të mëtejshme organike, në linjë me strategjitë afatmesme të ‘Intesa Sanpaolo Group’”, pohon CEO i Bankës, Alessandro D’Oria, në raportin vjetor.
“Banka Amerikane e Investimeve” (ABI) rriti të ardhurat me gati 50% në 7 miliardë lekë, duke u ngjitur për herë të parë në renditje në vendin e gjashtë, pozicion që një vit më parë e kishte “Tirana Bank”.
“Është një vit tjetër rekord për ABI në të gjithë treguesit financiarë dhe operacionalë. ABI është banka me raportin më të vogël të kredive të këqija, përfitueshmërinë më të madhe vjetore dhe rritjen organike më të shëndetshme në sistemin bankar”, ka pohuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor”, Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve.
“Tirana Bank” deklaroi të ardhura prej rreth 6.8 miliardë lekësh, me rritje vjetore prej 43.7%.
Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, ka theksuar në raportin vjetor se “viti 2023 rezultoi si një vit i jashtëzakonshëm për ‘Tirana Bank’, me një performancë të shëndetshme në drejtim të rritjes organike të aktivitetit, duke konfirmuar edhe një herë praninë aktive në tregun lokal.
Pavarësisht mjedisit ekonomik sfidues, ‘Tirana Bank’ shënoi rezultate rekord, ku totali i aseteve shënoi rritje vjetore prej 25%, duke arritur vlerën 1.3 miliardë euro; tregues i zgjerimit të vazhdueshëm të aktivitetit në vitet e fundit”.
“Union Bank” ka deklaruar një qarkullim vjetor prej rreth 5.4 miliardë lekësh, me rritje gati 23%.
Flutura Veipi, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e “Union Bank” ka pohuar në një intervistë të mëparshme për “Monitor” se “element shumë pozitiv për vitin 2023 ka qenë patjetër përdorimi në rritje i kanaleve dixhitale. 64% e numrit të transaksioneve cash në ‘Union Bank’ kryhen në ATM, që ofrojnë si tërheqje, ashtu edhe depozitim fondesh. Transaksionet financiare në platformat online përbëjnë gati 62% të transaksioneve totale në bankë.
Ne duam që marrëdhënia e drejtpërdrejtë të jetë e fokusuar në këshillimin e klientit, ndërsa transaksionet të kryhen, sa më shumë që të jetë e mundur, në kanalet dixhitale, për t’i dhënë klientit shpejtësi dhe fleksibilitet”. Banka është shumë e pranishme në tregun e kredisë ndaj individit, ku ka një pjesë tregu prej rreth 9% dhe ka në fokus edhe tregun e kartave të kreditit, me produkte inovative dhe mjaft tërheqëse për klientët e saj.
“Banka e Parë e Investimeve” (Fibank Albania) rriti të ardhurat me 41%, në 3.5 miliardë lekë.
Bozhidar Todorov, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës, citohet në raportin vjetor se “viti 2023 ishte sërish më i miri për ‘Fibank Albania’. Edhe një herë e tejkaluam veten, duke shënuar një rritje prej më shumë se 20% në totalin e aktiveve, të cilat e kaluan 1 miliard euro në fund të 2023. Kjo arritje, jo vetëm që vendos një referencë për bankën tonë, por gjithashtu edhe për sistemin bankar, duke sinjalizuar një periudhë rritjeje të fortë”.
“ProCredit Bank” deklaroi të ardhura prej 2.2 miliardë lekësh, me rritje 23% me bazë vjetore.
Mirsad Haliti, Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të “ProCredit Bank Shqipëri” ka pohuar më herët për “Monitor” se “ecuria e aktivitetit të bankës sonë vitin e kaluar ka qenë shumë e kënaqshme, duke shënuar arritje dhe performancë pozitive në të gjitha fushat.
Në aspekt të aseteve të përgjithshme, banka ka shënuar rritje prej 19%, ndërsa në bazën e depozitave, një rritje prej 31%, duke dëshmuar besimin e lartë të klientëve në ‘Bankën ProCredit’, si banka e vetme gjermane në vendin tonë”.
“Banka e Bashkuar e Shqipërisë” raportoi të ardhura prej 790 milionë lekë, me rritje 25% me bazë vjetore. Banka është tashmë në pronësi të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Eurosig), me 99.46% të aksioneve, pas tërheqjes graduale të pronarëve të mëparshëm nga Arabia Saudite.
“Pozicioni financiar i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ndryshoi kahun, duke krijuar mundësi që banka të gëzojë një pozicion më të mirë dhe më të qëndrueshëm financiar, falë mbështetjes me kapital nga Shoqëria mëmë, EUROSIG SHA.
Veprimtaria bankare është rritur në mënyrë të ndjeshme, ku vërehet një rritje prej 22% në pjesën e tregut. Ndërkohë, rritja vjetore e aktiveve është më e larta e arritur gjatë 10 viteve të fundit të veprimtarisë dhe njëkohësisht, rritja më e lartë për vitin 2023 në sistemin bankar”, ka pohuar më herët për “Monitor”, Orfea Dhuci, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë.

SIGURIMET, RRITJE E NGADALTË
Tregu i sigurimeve ka vijuar të jetë i ulët në raport me madhësinë e ekonomisë. Ashtu si sistemi bankar, edhe ai i sigurimeve, ndonëse në zgjerim, është rritur me ritme më të ngadalta se ekonomia.
Tregu i sigurimeve mbetet në nivele të ulëta depërtimi, duke zënë 0.99% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2023, me rënie nga 1.02% që ishte ky tregues vitin e mëparshëm. Shqipëria ka tregun më të vogël të sigurimeve në rajon. Në vendet e tjera, tregu i sigurimeve luhatet midis 1.3-2% të PBB-së dhe shumë larg niveleve të mesatares së Bashkimit Europian, që e kalon 7% të PBB-së.
Operatorët kanë shpjeguar se ky nivel i ulët depërtimi lidhet me disa faktorë, si kultura dhe interesi i ulët i shoqërisë për t’u siguruar, moszgjerimi i shërbimeve financiare, si dhe mungesa e kolonës së dytë të zhvillimit të pensioneve në vend (një kombinim i skemës private me atë shtetërore).
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2023, tregu i sigurimeve ka pasur rritje prej 8.86%, krahasuar me vitin 2022, duke arritur në një vëllim të primeve të shkruara bruto prej 22.9 miliardë lekësh.
Sigurimi i jo-jetës vijon të ketë peshën dominuese në primet e sigurimit, me 91.8% të totalit në 2023, sipas të dhënave të AMF-së, duke e lënë jetën me vetëm 8.2%. Në raport me një vit më parë, pesha e sigurimit të jo-jetës është rritur me gati 1 pikë përqindjeje.
Brenda segmentit të sigurimit të jo-jetës dominon sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike, me rreth 66.5% të totalit të primeve, rreth 1 pikë përqindje më pak se një vit më parë.
Sipas AMF-së, në vitin 2023 janë paguar gjithsej 6.96 miliardë lekë dëme, ose 1.89% më shumë se në vitin 2022. Numri i dëmeve të paguara në vitin 2023 është rritur me 4,817 dhe arriti shifrën 63,327, nga të cilat, 58,686 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 4,641 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Tregu është përballur vitet e fundit me disa goditje, si tërmeti i nëntorit 2019 (megjithëse një pjesë e madhe e dëmeve u paguan nga risiguruesit), pandemia e 2020-s, që ka ulur ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe pasojat e luftës Rusi-Ukrainë në ngadalësimin e ekonomisë dhe rritjen e pasigurisë në përgjithësi te klientët. Megjithatë, në vitin 2023, presionet në tregun e sigurimeve u lehtësuan disi.

Shoqëria më e madhe e sigurimeve është “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, me 5.57 miliardë lekë të ardhura dhe rritje vjetore rreth 4%.
“2023 ka qenë një vit sfidash të mëdha. Ka qenë një vit i rritjes së të ardhurave dhe primeve, por ka qenë edhe një vit i ndërgjegjësimit të qytetarëve për të pasur më shumë sigurime.
‘SIGAL UNIQA’ është në pozitat kryesuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo zë vendin e parë në këto tri shtete dhe natyrisht mban vendin e parë edhe në pagesën e dëmeve”, citohet Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë në raportin vjetor.
“AlbSig” shënoi rritje të të ardhurave, me 15.2%, në 3.58 miliardë lekë.
“Bota është bërë një ambient i paqëndrueshëm. Por shoqëria ‘Albsig’ sh.a. ka treguar herë pas here që ne përparojmë gjatë periudhave të luhatshmërisë. Biznesi ynë ka duruar fatkeqësitë natyrore, krizat financiare dhe pandeminë, megjithatë kemi vazhduar të lulëzojmë. Përshtatemi dhe rritemi”, citohet Muharrem Bardhoci, Drejtor i Përgjithshëm, në raportin vjetor.
“Eurosig SHA” kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekësh, me një rritje prej 21% me bazë vjetore.
“Në vitin 2023 spikat rritja dyshifrore dhe qëndrueshmëria në treg e shoqërisë ‘Eurosig’.
Dixhitalizimi i shërbimeve afruara, ofrimi online jo vetëm i marrjes së policës, por dhe aplikimi për dëmshpërblim, duke e mbyllur plotësisht ciklin e sigurimeve, janë jo vetëm një mundësi më e madhe për klientët, por dhe një tregues i rëndësishëm i progresit të shoqërisë”, pohon Xhevdet Kopani, Drejtor i Përgjithshëm, në raportin vjetor.
Prej disa vitesh, “Eurosig” ka hyrë dhe në sistemin bankar. Në korrik 2023, kompania e sigurimeve “Eurosig” e rriti pjesëmarrjen në pothuajse 82% të kapitalit aksioner të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë.
“Sigma Interalbanian Vienna Insurance” deklaroi 3 miliardë lekë të ardhura, me rritje 3.7%. “Gjatë vitit 2023, pavarësisht rritjes së ngadaltë të tregut të sigurimeve, e ndikuar kryesisht nga inflacioni në vend dhe kriza në rajonin e Europës Lindore, ‘Sigma VIG’ ka një performancë pozitive, duke zënë rreth 12.3% të tregut, me rritje mbi 7%.
Mbi 186 mijë klientë kanë zgjedhur si partnerin e tyre të sigurisë ‘Sigma VIG’ gjatë vitit 2023, duke iu përgjigjur dëmeve në më shumë se 7.500 të rasteve dhe situatave. Mbi 25 milionë euro janë të ardhurat nga primet e shkruara bruto gjatë vitit 2023 për ‘Sigma VIG’”, thuhet në raportin vjetor.
“Intersig Vienna Insurance Group” (pjesë e të njëjtit grup me “Sigma”) është operatori i pestë më i madh, me qarkullim vjetor prej 2.3 miliardë lekësh, me rritje vjetore prej 5.4%.
“Gjatë vitit 2023, ‘Intersig VIG’ ka shkruar rreth 1,932 milionë lekë prime, duke zotëruar kështu 9.2% të tregut. ‘Intersig’ ka paguar rreth 607 milionë lekë dëme gjatë vitit 2023. Numri i kërkesave të dëmeve të paguara nga ‘Intersig’ gjatë 2023 është 9,776, ose 16.66% e të gjithë kërkesave të tregut”, thuhet në raportin vjetor.
“Atlantik” raportoi të ardhura prej rreth 1.36 miliardë lekësh në vitin 2023, me rritje gati 15% me bazë vjetore.
“Gjatë viteve të fundit, kemi investuar në zgjerimin e gamës së produkteve, dhe në mënyrë të veçantë, në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit ndaj klientëve. ‘Atlantik’ është shoqëria siguruese në vend me: pagesat më të shpejta të dëmeve, numrin më të ulët të çështjeve në Gjykatë, numrin më të ulët të dëmeve pezull në treg”, citohet Dritan Çelaj, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, në raportin vjetor./ Monitor.al

Kredia e re për ekonominë shënoi përsëri një rritje të for...
Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe...
Sot, më 28 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 27 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë D...
Sot, më 26 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet...
Sot, më 25 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Vitet e fundit, Korça ka ndryshuar totalisht sa u përket n...
Sot, më 24 shtator 2024, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më 23 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujo...
Së fundmi, për herë të dytë gjatë këtij viti, Banka Qe...
Sot, më 22 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Af...
Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/s...
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryeta...
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huajDollar...
Sot, më 20 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...