Euro, në pikiatë/ Kursi i këmbimit, 21 shtator 2024
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...

Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të posaçme, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve, duke shënuar rritje prej 9,7%, krahasuar me vitin 2023 raportoi sot INSTAT.
Përllogaritur brenda të njëjtit aktivitet ekonomik, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 45,3%, pasuar nga aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 38,0% dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë me 36,2%.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, YouTube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 83,1% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 80,5% që rezultoi në vitin 2023.
Në vitin 2024, shërbimet cloud të cilat u referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj., janë përdorur nga 30,0% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet. Krahasuar me vitin 2023, përdorimi i shërbimeve cloud në ndërmarrjet që kanë akses në internet, ka shënuar 7,0% rritje.
Në ndërmarrjet të cilat kanë blerë shërbimet cloud gjatë vitit 2024, 70,6% e tyre aplikojnë software-in për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM), i cili lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj.
Në vitin 2024, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 40,7% e ndërmarrjeve nga 38,8 % e ndërmarrjeve të cilat e kanë përdorur gjatë vitit 2023.
Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2024, përfaqësojnë 99,3% të ndërmarrjeve, nga 99,1% që rezultuan në vitin 2023.
Gjatë vitit 2024, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 29,7%, nga 28,4% që rezultoi në vitin 2023. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 32,4% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,9% që rezultuan në vitin 2023.
Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 74,8%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 65,7% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 59,1%
Në vitin 2024, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 34,3% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet. Në vitin 2024, 99,3% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,1% që rezultuan në vitin 2023.
Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 88,0%, nga 83,5% që ishte në vitin 2023, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 40,9%. Faqja e internetit (website) është përdorur nga 57,7% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 54,9% që rezultoi në vitin 2023./ Monitor.al
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryeta...
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huajDollar...
Sot, më 20 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 463.8 miliardë lekë deri në ...
Sot, më 19 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 18 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 17 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rro...
Nga data 1 tetor i këtij viti do të ketë rritje të pen...
Sot, më 16 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kufizimet në tregun e punës për profesionistët e nivel...
Përshpejtimi i ritmeve të rritjes së pagave vitin e fu...
Pritshmëritë për uljen e normave të interesit e kanë u...
Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të par...
Sot, më 13 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin...
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 ...
Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gu...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...