Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 19 shtator 2024
Sot, më 19 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 463.8 miliardë lekë deri në muajin gusht, ose 103.4% e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 38.2 miliardë lekë apo rreth 382 milionë euro më shumë se 8-mujori i vitit 2023.
Të ardhurat tatimore kanë pasur perfomancën më pozitive, të cilat për 8-mujorin 2024 u realizuan në masën 152 miliardë lekë, ose 12.2% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 8-mujor, të ardhurat e mbledhura janë 6.7 miliardë lekë më shumë.
Ndikimin më të lartë në këtë perfomancë e kanë dhënë të ardhurat nga TVSH, për shkak të konsumit të lartë të nxitur nga sezoni i mbarë turistik. Të ardhurat nga TVSH të arkëtuar neto, u realizuan në masën 37.9 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 22.7% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 1.2 miliardë lekë ose më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 8-mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 8-mujore 2024 janë 16.4 miliardë lekë, 33.9% më shumë se 8-mujori 2023.
Po ashtu vijon të japë efektet pozitive rritja e pagave në administratë dhe rritja e numrit të kontribuesve duke bërë që të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga administrata tatimore, të jenë në masën 105 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 11.3% më shumë se 8-mujori 2023 si dhe në tejkalim të planit. Tatimi mbi të ardhurat personale, që sërish vjen si efekt i rritjes së pagave, është arkëtuar në vlerën 44.9 miliardë lekë, 5.5 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 8-mujori 2023. Tatimi mbi fitimin u realizua në masën 39.2 miliardë, ose 4.1% më pak se 8-mujori 2023, për shkak se vitin e kaluar u mblodh taksa e jashtëzakonshme e energjisë, ndërsa taksat nacionale u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 5.7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 152.7 miliardë lekë, 11.3 miliardë lekë ose 8% më shumë se 8-mujori 2023 dhe 0.8% më shumë se plani.
Pavarësisht kursit të këmbimit, të ardhurat nga TVSH në import për 8-mujorin rezultojnë 102.9 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 8% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, dhe po ashtu mbi planin.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 41.9 miliardë lekë, 9.8% më shumë se në 2023 për shkak të rritjes së importit të mallrave me akcizë. Taksat doganore po ashtu janë regjistruar me rritje të lehtë, ndërsa të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë, duke regjistruar një rënie prej 6.5 për qind në raport me një vit më parë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 8-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 55 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 52.6 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.
Sot, më 19 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 18 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 17 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rro...
Nga data 1 tetor i këtij viti do të ketë rritje të pen...
Sot, më 16 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kufizimet në tregun e punës për profesionistët e nivel...
Përshpejtimi i ritmeve të rritjes së pagave vitin e fu...
Pritshmëritë për uljen e normave të interesit e kanë u...
Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të par...
Sot, më 13 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin...
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 ...
Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gu...
Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë p...
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënua...
Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në...
Sot, më 10 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...