45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj bruto
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 ...

Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin e dytë të vitit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 216 milionë eurove, 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, për të gjithë 6-mujorin e parë, deficiti i llogarisë korente ngelet në vlerat më të larta që prej vitit 2020, me një vlerë totale prej 575 milionë eurosh ose 53% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja u përcaktua nga ecuria negative e tremujorit të parë, kur deficiti i llogarisë korente u zgjerua me 150% me bazë vjetore.
Deri tani, përkeqësimi i bilancit të llogarisë korente i detyrohet kryesisht thellimit të deficitit tregtar në mallra. Për 6-mujorin, ky deficit arriti vlerën e gati 2.6 miliardë euro, me një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe këtë vit eksportet e mallrave vazhdojnë të jenë në rënie, ndërsa importet po rriten, duke ndjekur rritjen e konsumit dhe kërkesës së brendshme, që po plotësohet kryesisht nga mallrat e huaja.
Nga ana tjetër, këtë vit eksportet e shërbimeve po rezultojnë të pamjaftueshme për të kompensuar deficitin e thellë në mallra. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.5 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Afërsisht gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 740 milionë eurove, në rritje me 28% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në rënie paraqitet këtë vit kontributi i fasonerisë. Të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët zbritën në 358 milionë euro, 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përveç eksportit të shërbimeve, të ardhurat dytësore dhe kryesisht dërgesat e emigrantëve ngelen kolona e dytë që zbut deficitin e lartë tregtar në mallra të vendit. Për 6-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 510 milionë euro, në rritje me 15% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Remitancat këtë vit kanë arritur vlerën më të lartë historike për 6-mujorin e parë të vitit. Një cikël i ri i rritjes së tyre ka nisur në dekadën e fundit, i mbështetur nga valët e reja të emigrimit të shqiptarëve.
Flukset negative neto në bilancin e llogarisë korente megjithatë mbulohen nga të ardhurat e investimeve të huaja direkte dhe nga prurjet e tjera informale nga jashtë, që nuk mund të vlerësohen me saktësi. Për 6-mujorin 2024, investimet e huaja direkte arritën vlerën rekord të 749 milionë eurove, shumë kjo 30% më e lartë se deficiti i llogarisë korente për të njëjtën periudhë./ Monitor.al
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 ...
Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gu...
Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë p...
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënua...
Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në...
Sot, më 10 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë mua...
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Sot, më 5 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga program...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhë...
Sot, më 4 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...