Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë pas një dekade
Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë p...

Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gusht. Sipas informacionit Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë arriti në 2.37%, nga 2.29% që kishte qenë në muajin korrik.
Megjithatë, me bazë vjetore inflacioni bazë ngelet në rënie të ndjeshme. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni bazë shënonte nivelin 4.17%.
Inflacioni bazë u rrit për të dytin muaj radhazi, duke sinjalizuar ndoshta presione të pritshme në rritje mbi çmimet e shërbimeve në ekonomi, në veçanti të shërbimeve të lidhura me turizmin. Sektori turistik edhe këtë vit është përballur me kosto të larta të punës, që pjesërisht kanë vazhduar të ushtrojnë trysni rritëse mbi çmimet.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Në veçanti, inflacioni bazë tenton të vlerësojë presionet e brendshme inflacioniste mbi inflacionit, që në vitet e fundit kanë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.
Megjithëse për momentin në përmasa të vogla, gjatë dy muajve të fundit inflacioni bazë ka lëvizur në drejtim të kundërt në raport me inflacionin total, që për muajin gusht zbriti në nivelin 2% dhe preku një nivel të ri minimal për tre vitet e fundit. Inflacioni është ulur kryesisht falë frenimit të rritjes së çmimeve të ushqimeve, rënies së çmimeve të karburanteve dhe lekut të fortë në kursin e këmbimit valutor.

Ndërkohë, elementi më i qëndrueshëm i inflacionit në muajt e fundit ka shfaqur rritje të lehtë, që mund të jetë një tregues se presionet e brendshme inflacioniste në ekonomi nuk kanë frenuar plotësisht.
Bankat qendrore, duke përfshirë edhe Bankën e Shqipërisë, ndodhen para dilemës nëse duhet të vazhdojnë me uljen e normave të interesit më tej gjatë këtij viti.
Rezerva Federale amerikane pritet që këtë muaj të ulë për herë të parë normën bazë, pas një cikli shtrëngues dyvjeçar. Të dhënat e fundit mbi rritjen ekonomike dhe punësimin në Eurozonë e duket se kanë rritur gjithashtu gjasat për një ndërhyrje të dytë lehtësuese gjatë këtij viti edhe nga Banka Qendrore Europiane.
Në rastin e Shqipërisë, niveli i inflacionit duket se krijon hapësira për një ulje të mëtejshme, por rritja e komponentit të tij bazë dhe shqetësimet e shtuara lidhur me zgjerimin e shpejtë të kreditimit të ekonomisë janë faktorë që mund të diktojnë një qasje më të kujdesshme dhe mbajtjen e normës bazë të interesit në nivelin aktual prej 3%. Mbledhja e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vendimmarrjen e politikës monetare do të zhvillohet më datë 2 tetor./ Monitor.al
Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë p...
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënua...
Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në...
Sot, më 10 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë mua...
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Sot, më 5 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga program...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhë...
Sot, më 4 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indek...
Sot, më 3 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...