"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 9 shtator 2024
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe për muajin korrik.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky tregues pësoi një rënie shumë të lehtë në 4.68%, nga 4.7% që kishte qenë për qershorin. Me bazë vjetore, megjithatë, raporti i kredive me probleme vazhdon të jetë në rënie. Një vit më parë ky tregues ishte në nivelin 5.28%.
Gjatë pjesës së parë të vitit 2024, raporti i kredive me probleme nuk ka shfaqur luhatje shumë të mëdha dhe aktualisht nuk është shumë larg prej nivelit 4.74% që u shënua në fund të vitit të kaluar.
Megjithatë, fakti që raporti i kredive me probleme është i qëndrueshëm, pavarësisht rritjes së shpejtë të portofolit të kredisë, është një tregues se sasia e kredive me probleme po rritet në vlerë absolute.
Në fund të muajit korrik portofoli total i kredisë për ekonominë, arriti vlerën e 798.3 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13.3%. Mbi këtë vlerë, totali i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 37.3 miliardë lekë, nga rreth 35 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit 2023.
Rritja e shpejtë e kredisë për ekonominë, që nga ana tjetër nuk po shoqërohet me rënie domethënëse të raportit të kredive me probleme, po shqetëson edhe Bankën e Shqipërisë.
Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar të miratuar javën e kaluar, Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziqet e veprimtarisë së sektorit bankar paraqiten në nivele të kontrolluara, por nënvizon se ecuria në rritje e ciklit financiar ka nevojë të moderohet.

Në mesin e këtij viti, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.
Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.
Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta.
Gjatë pjesës së parë të viti 2024, ekonomia shqiptare ndodhet në një situatë ku po ndërthuren ulja e inflacionit poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë me rritjen e shpejtë të kreditimit. Nga ana tjetër, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në një oreks më të madh për rrezik dhe ofertë të lartë për kredi.
Një situatë e tillë e ndërlikon disi vendimmarrjen e ardhshme të Bankës së Shqipërisë. Ulja e mëtejshme e normave të interesit nga niveli aktual prej 3% mund të nxisin më tej rritjen e kreditimit, gjë që Banka e Shqipërisë për momentin nuk e inkurajon, për shkak të rreziqeve të shtuara që mund të shtrojë për stabilitetin financiar./ Monitor.al
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Sot, më 5 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga program...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhë...
Sot, më 4 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indek...
Sot, më 3 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 1 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Deri në vitin 2022, të dhënat e disponuara sugjeronin ...
Sot, më 31 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë dr...
Sot, më 30 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...