Nuk lëvizin monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 shtator 2024
Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hapur zyrtarisht garën për frekuencat e para që do të përdoren për teknologjinë e shërbimeve celulare 5G.
Procedura për dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz parashikon dhënien e pesë të drejtave të përdorimit në këtë brez, përkatësisht dy me një sasi spektri prej 80 MHz dhe tri me një sasi spektri prej 40 MHz.
Për blloqet me sasi spektri prej 80 MHz shuma minimale e ofertave të pjesëmarrësve në garë duhet të jetë 3 milionë e 624 mijë euro. Për blloqet me sasi spektri prej 40 MHz vlera minimale e ofertës duhet të jetë 1 milion e 812 mijë euro.
Në rast se AKEP do të arrijë të japë me sukses në përdorim të gjithë spektrin e disponueshëm të frekuencave, shuma minimale që do të përfitojë buxheti i shtetit nga ky proces llogaritet afërsisht në 12.7 milionë euro.
Kriteri i vetëm i vlerësimit për përcaktimin e ofertave fituese do të jetë çmimi i tyre. Rregullorja e tenderit parashikon që çmimi i ofertës mund të paguhet me dy këste, përkatësisht kësti i parë prej 50% brenda shtatë ditëve nga marrja e njoftimit të fituesit dhe kësti i dytë prej 50% brenda gjashtë muajve nga dhënia e Autorizimit Individual.
Çmimi minimal i përcaktuar në garë është ndjeshëm më i lartë, krahasuar me vendet fqinje. Për shembull, në Kosovë të drejtat e përdorimit për një sasi më të madhe spektri (100 MHz kundrejt 80 Mhz në rastin e Shqipërisë) u dhanë për një çmim rreth 2 milionë euro. Në Maqedoninë e Veriut, një e drejtë përdorimi në të njëjtin brez, gjithnjë për një sasi spektri 100 MHz, u dha në përdorim për 3 milionë euro.
Çmimi më i lartë mund të argumentohet me numrin më të madh të popullsisë krahazuar me vendet fqinje, megjithëse Censi i fundit tregoi tkurrje të ndjeshme, në 2.4 milionë banorë.
Sipas rregullores së garës, një ofertues i vetëm nuk mund të përfitojë më shumë se tri të drejta përdorimi ose 160 MHz sasi spektri në total.
Në teori, procesi krijon hapësira edhe për hyrjen e operatorëve të rinj në tregun celular. Megjithatë, duke pasur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar dhe investimet e mëdha të nevojshme për ngritjen e rrjeteve, në praktikë shanset për hyrjen e operatorëve të rinj të rrjeteve celulare (MNO) në treg vlerësohen të jenë të vogla.
Afati për paraqitjen e ofertave do të jetë data 17 tetor e këtij viti, datë kur do të bëhet edhe hapja e ofertave të paraqitura. Koha e fillimit të shfrytëzimit të frekuencave do të jetë jo më vonë se 6 muaj nga data e pajisjes me Autorizim Individual.
Kushtet e tenderit kërkojnë një mbulim 55% të popullsisë me shërbime 5G brenda vitit 2027 dhe 85% të popullsisë brenda vitit 2030. Për sa u përket kushteve të mbulimit të territorit, rregullorja e garës kërkon mbulim me shërbime 5G në brezin e autorizuar (pjesë e spektrit 3.4 GHz – 3.8 GHz), deri në fund të vitit 2025 në portet Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano, aeroportet e Tiranës, Kukësit dhe Vlorës, zonën industriale Tiranë – Durrës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës.
Ndërkohë, afati për shtrirjen e shërbimeve 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë do të jetë viti 2028.
Sipas AKEP, gjenerata e sistemeve celulare 5G në teori mund ta rrisë shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit të frekuencave. Megjithatë, po t'u referohemi të dhënave nga matjet e operatorëve që kanë implementuar rrjetet 5G në vitet e fundit, ndryshimet në praktikë nuk janë të këtyre përmasave.
Shpejtësia mesatare e shkarkimit të të dhënave në rrjetet 5G është afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me rrjetet 4G, por sidoqoftë paraqet ndryshime të mëdha, në varësi të operatorëve.
Kompani të specializuara të matjeve të shpejtësisë së internetit, si për shembull Ookla, e vlerësonin shpejtësinë mesatare të rrjeteve 5G në vitin 2022 në rreth 168 Mbps (megabit për sekondë). Gjithmonë duke iu referuar këtyre matjeve, shpejtësia mesatare për operatorë të veçantë në Europë ka arritur deri afërsisht 600 Mbps.
Këto shpejtësi janë sigurisht më të larta krahasuar me nivelet mesatare të rrjeteve aktuale 4G, por për shumicën e përdoruesve individualë ato nuk sjellin ndryshime të mëdha në eksperiencën e përdorimit të zakonshëm të internetit.
Megjithatë, rrjetet 5G pritet të ofrojnë kapacitete më të mëdha dhe perspektiva më të zgjeruara sidomos në zgjerimin e shërbimeve për bizneset.
Mbulimi optimal me rrjetet e lëvizshme të internetit me brez të gjerë për Shqipërinë është i rëndësishëm, edhe për shkak se vendi ynë është ndër më të prapambeturit në Europë në mbulimin me rrjete fikse./ Revista Monitor
Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 1 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Deri në vitin 2022, të dhënat e disponuara sugjeronin ...
Sot, më 31 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë dr...
Sot, më 30 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 29 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një deklaratë pas mbledhjes që qeverisë, ministri i Fin...
Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozi...
Sot, më 28 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit paraqiten në...
Sot, më 27 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli procedurën e prokurimit pu...
Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëte...
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...
Sot, më 26 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të pagua...
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Jugli...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...