Rriten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor, 27 gusht 2024
Sot, më 27 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...

Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit paraqiten në rënie. Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Financave, rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik këtë vit paraqitet në nivelet më të ulëta historike.
Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti në fund të 6-mujorit 2024 përbënte 43.9%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 44.7% i fundit të vitit të kaluar.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.
Vlera e borxhit të brendshëm me maturim brenda një viti pësoi një rënie të ndjeshme nga 53.5% në vitin 2016, në 44.8% në vitin 2020. Ndërkohë, në periudhën 2021-2022 kjo tendencë u frenua dhe pesha e borxhit afatshkurtër u rrit sërish.
Rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë shkaktoi pasiguri të lartë në tregun financiar dhe sidomos investitorët institucionalë, kryesisht bankat, ishin hezitues në investimet në instrumente afatgjata. Në këtë situatë, MFE u detyrua të përshtatej dhe ta orientonte më shumë huamarrjen e brendshme drejt bonove të thesarit.
Në fund të vitit 2022, borxhi me maturim brenda një viti arriti në 47.9% të totalit të borxhit të brendshëm, ndërsa piku u shënua në fund të tremujorit të parë 2023, me 51.9% të totalit. Por, frenimi i ciklit të rritjes së normave të interesit dhe rënia e yield-eve në vijim i mundësoi qeverisë shqiptare vijimësinë e strategjisë për të zgjatur maturitetin e borxhit publik.
Në mesin e këtij viti, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.56 vjet, nga 2.32 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.
Edhe indikatorët e tjerë të riskut të borxhit publik po ndjekin një tendencë rënëse këtë vit. Rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, zbriti në 43.3%, nga 45.6% që ishte në fund të vitit të kaluar. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2016. Në masën më të madhe, ulja e këtij rreziku është mbështetur te forcimi i lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike.
Risku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 44.4%, nga 45.4% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Edhe ky tregues është në nivelin më të ulët, të paktën që prej vitit 2016.
Në treg vitet e fundit, borxhi publik i Shqipërisë po ndjek një tendencë rënëse, i mbështetur nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit dhe një politikë fiskale më e konsoliduar, me deficite buxhetore më të ulëta. Në fund të vitit 2023, borxhi publik zbriti në 58.93% të PBB-së, ndërsa sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në mesin e këtij viti borxhi publik ishte 55.7% e PBB-së./Monitor
Sot, më 27 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli procedurën e prokurimit pu...
Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëte...
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...
Sot, më 26 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të pagua...
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Jugli...
Sot, më 24 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-...
Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmuj...
Sot, më 23 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pje...
Sot, më 22 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodolo...
Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra d...
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...