Euro vijon rënien/ Kursi i këmbimit, 21 gusht 2024
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...

Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për këtë vit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 8.85 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 36% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 37 miliardë lekë, me një rritje prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.
Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.
Megjithatë, përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.
Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 21 775, në rritje të mëtejshme me 23% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.
Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2024 numri i kartave bankare aktive arriti në 1.48 milionë, në rritje me pothuajse 6% krahasuar me një vit më parë.
Numri i kartave të debitit arriti në 1.29 milionë, në rritje 7% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën afërsisht 87% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.
Ndërkohë, në dy vitet e fundit i janë kthyer rritjes edhe kartat të kreditit. Në mesin e këtij viti, numri i kartave aktive të kreditit të sektorit bankar arriti në pothuajse 121 mijë, me një rritje prej 4% krahasuar me një vit më parë. Ndryshe nga kartat e debitit, që në masën më të madhe vazhdojnë të përdoren për tërheqje të parasë cash nga llogaritë, kartat e kreditit janë një produkt I dedikuar kryesisht për pagesa jo cash./ Monitor.al
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, ...
Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 2...
Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë m...
Sot, më 20 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Të ardhurat totale, për periudhën 7-mujore arritën në rret...
Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare...
Sot, më 19 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një ...
Qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për ...
Pavarësisht mbiprodhimit të qershisë, përpunuesit po e ble...
Sot, më 18 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Tremujori i dytë i vitit është karakterizuar nga rritje e ...
Mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit të energjisë ...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teli...
Pagat në privat janë rritur me 12.7% në muajt e parë t...
Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të s...
Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i n...
Sot, më 17 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Sh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...