Euro, në "ditë të errëta"/ Kursi i këmbimit, 19 gusht 2024
Sot, më 19 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...

Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare po tërheq edhe investitorë nga jashtë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, një fenomen i ri që po regjistrohet këtë vit është blerja e titujve të qeverisë nga investitorë jorezidentë. Portofoli i tyre në fund të 6-mujorit 2024 arriti vlerën e rreth 6 miliardë lekëve. Kjo shumë përbën 0.8% të totalit të borxhit të brendshëm.
Megjithatë, pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë gjatë tremujorit të dytë 2024 mbuloi rreth 18% të shtesës së borxhit të qeverisë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huamarrja e re neto në tregun e brendshëm u shtua me 24.7 miliardë lekë në tremujorin e dytë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet se gati 2.5 miliardë lekë ishte shtesa e huamarrjes që u financua nga investitorë jorezidentë.
Burime nga sektori financiar shprehen se në vitet e fundit investitorët e huaj po shfaqin një interes në rritje për tregun e titujve qeveritarë në Shqipëri. Ekspertët vlerësojnë se titujt e qeverisë shqiptare ofrojnë kthime mjaft tërheqëse, në raport me titujt e vendeve më të zhvilluara, ndaj po shihen si një alternativë për të diversifikuar portofolet e investimit. Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e eurobondit, gjatë viteve të fundit. Ky interes, tashmë, duket se po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në monedhën kombëtare lekë.
Shtesa e huamarrjes së qeverisë shqiptare në tremujorin e dytë konsistoi thuajse tërësisht, 97%, në obligacione, me maturitetit nga dy deri në 15 vjet. Pjesa më e madhe e instrumenteve të borxhit u ble nga bankat, në tremujorin e dytë, duke financuar rreth 68% të shtesës së huamarrjes së qeverisë. Individët mbuluan rreth 8% të huamarrjes neto në tregun e brendshëm.
Nga ana tjetër, huamarrja neto në tregun e huaj në tremujorin e dytë u reduktua me 8.8 miliard lekë. Për gjysmën e parë të vitit, huamarrja neto në tregun e huaj rezultoi negative për 10.6 miliard lekë. Tepricat e likuiditetit në valutë të trashëguara nga një vit më parë, si pasojë e emetimit të eurobondit, janë përdorur në shërbimin e borxhit të huaj përgjatë vitit 2024. Zhvillimet në huamarrjen e qeverisë së bashku me vlerat e suficitit fiskal të kësaj periudhe u faktorizuan në teprica të larta likuiditeti, të disponueshme për t’u shpenzuar në muajt pasardhës.
Borxhi publik u vlerësua në rreth 56.8% të PBB-së në fund të gjysmës së parë të vitit 2024, duke u reduktuar me rreth 2.1 pikë përqindje nga niveli i shënuar në fund të vitit 2023.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e mëtejshme e këtij raporti lidhet me mbiçmimin e monedhës vendase, rritjen ekonomike dhe pozicionin fiskal të përmirësuar gjatë gjysmës së parë të vitit.
Balanca buxhetore ishte pozitive edhe në tremujorin e dytë në rreth 19 miliard lekë. Vlera e shënuar në fund të gjysmës së parë të vitit e suficitit fiskal ishte 51.4 miliardë lekë, e vlerësuar në 4.3% të PBB-së./ Monitor.al
Sot, më 19 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një ...
Qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për ...
Pavarësisht mbiprodhimit të qershisë, përpunuesit po e ble...
Sot, më 18 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Tremujori i dytë i vitit është karakterizuar nga rritje e ...
Mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit të energjisë ...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teli...
Pagat në privat janë rritur me 12.7% në muajt e parë t...
Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të s...
Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i n...
Sot, më 17 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Sh...
Sot, më 16 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, p...
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti ka konfirmuar qëndrue...
Pagat e larta në industrinë e turizmit po tërheqin gji...
Sot, më 15 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ndryshe nga sa pritej që për muajin gusht, konsumi të nist...
Sot, më 14 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...