Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...

Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar në rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare zbriti në 6.98%, nga 7.45% në ankandin e mëparshëm të muajit maj dhe nga 7.94% që kishte qenë në ankandin fillestar të të njëjtit emetim, që u zhvillua në muajin shkurt.
Nga 2 miliardë lekë që kishte shuma e shpallur nga Ministria e Financave, shuma e paraqitur e kërkesave në ankand arriti në më shumë se tre miliardë lekë.
Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e emetimit, me rreth 9% (nga 15% që është limiti i lejuar prej rregullores së ankandeve) në 2.18 miliardë lekë. Në rast të mosrritjes së shumës së pranuar të ofertave, yield-i do të kishte qenë edhe më i ulët.
Rregullorja e ankandeve të obligacioneve parashikon që yield-i për të gjitha kërkesat e pranuara të jetë uniform me yield-in e kërkesës më të lartë të pranuar.
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare ka zbritur tashmë në nivelin më të ulët që prej shkurtit të vitit 2023.
Rënia e mëtejshme e yield-it të obligacioneve 15-vjeçare konfirmon një tendencë në rënie të yield-eve të titujve qeveritarë gjatë këtij viti. Kjo rënie u nxit më tej nga ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në fillim të muajit korrik.
Me rënien e inflacionit pranë nivelit prej 2%, tashmë shqetësimet inflacioniste janë zbutur ndjeshëm. Ndryshe nga sa pritej deri në fund të vitit 2023, rritja e mëtejshme e normave të interesit për lekun u shmang.
Tashmë, për Bankën e Shqipërisë, ashtu si për Bankën Qendrore Europiane, dilema është nëse ulja e normave të interesit duhet të vazhdojë më tej gjatë këtij viti.
Një mjedis i tillë, i gërshetuar me prime të ulëta rreziku dhe me një gjendje të mirë likuiditeti në tregun financiar shqiptar, po sjell ulje të yield-eve të borxhit të qeverisë.
Megjithatë, obligacionet afatgjata të qeverisë shqiptare sidoqoftë vazhdojnë të ofrojnë kthime mjaft të kënaqshme në raport me rrezikun e investimit.
Madje, tregu i brendshëm i letrave të borxhit të qeverisë shqiptare po tërheq edhe investitorë nga jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i investitorëve jorezidentë në fund të 6-mujorit 2024 arriti vlerën e rreth 6 miliardë lekëve.
Pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë gjatë tremujorit të dytë 2024 mbuloi rreth 18% të shtesës së borxhit të qeverisë.
Burime nga sektori financiar shprehen se në vitet e fundit investitorët e huaj po shfaqin një interes në rritje për tregun e titujve qeveritarë në Shqipëri.
Këta tituj kthime mjaft tërheqëse, në raport me titujt e vendeve më të zhvilluara, ndaj po shihen si një alternativë për të diversifikuar portofolet e investimit.
Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e eurobondit, gjatë viteve të fundit.
Ky interes, tashmë, duket se po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në monedhën kombëtare lekë./Monitor
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...
Sot, më 26 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të pagua...
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Jugli...
Sot, më 24 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-...
Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmuj...
Sot, më 23 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pje...
Sot, më 22 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodolo...
Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra d...
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, ...
Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 2...
Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë m...
Sot, më 20 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Të ardhurat totale, për periudhën 7-mujore arritën në rret...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...