Pagesat me kartë u rritën me 36% për gjysmën e parë të vitit
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...

Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale”, sipas të dhënave të INSTAT u shtuan rreth 28% krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Importuesit pohojnë pavarësisht se turizmi ka ndikuar pozitivisht te shitjet, veçanërisht për paketimet e vogla që tregtohen në markete, te rritja e importeve më tepër ndikim ka pasur nga shtimi i stoqeve.
Sipas tyre pas shfryrjes së stoqeve në periudhën e dimrit, gjatë periudhës së verës deri në muajin shtator shtohen furnizimet për vajin e lulediellit. Ata shtojnë se një tjetër arsye e rritjes së importeve është edhe deformimi i tregut të huaj, ku sasia e porositur arrin me disa muaj vonesë.
“Kryesisht është thjesht çështje stoqesh. Ka rritje të kërkesës nga turizmi, por nuk është në nivele të larta për të justifikuar këtë sasi të lartë hyrjesh, kur tregu i konsumatorëve në vend është zvogëluar nga ndryshimet demografike”, pohoi një nga importuesit më të mëdhenj të vajit në vend.
Vjet rritja e fluksit të turistëve ndryshoi tërësisht konsumin për vajin e lulediellit. Deri në fillim të muajit qershor 2023, importuesit pohonin se shitjet ishin rreth 40% më të ulëta se vjet, për shkak të largimeve të popullatës në emigracion dhe mbiprodhimit të vajit të ullirit.
Ndërsa në periudhën e sezonit turistik shitjet u shtuan 10 deri 15% krahasuar me 2022, veçanërisht te supermarketet dhe hotelet në zonën e Durrësit dhe Vlorës. Po ashtu për muajin nëntor 2023 nga importuesit u pohua se me largimin e turistëve ka pasur rënie të shitjeve, e ndikuar nga ndryshimet demografike të popullsisë.

Një faktor që vijon të ndikojë te kërkesa është edhe stabilizimi i çmimit të shitjes së vajit të lulediellit.
Importuesit thanë se prej 2 vitesh në treg janë stabilizuar çmimet me shumicë për këtë produkt. Aktualisht sipas tyre, vaji i lulediellit po tregtohet me shumicë me çmim nën 200 lekë për litër (150 deri në 180 lekë për litër).
Ndërsa në dyqanet e pakicës 1 litër vaj luledielli i ambalazhuar aktualisht tregtohet 210 deri 215 lekë. Nga tregtarët e vegjël pohohet se shitjet e vajit të lulediellit janë të ulëta krahasuar me vjet. Kjo sipas tyre më tepër ndikohet nga ofertat me ulje çmimesh që ofrojnë marketet si rrjedhojë shitjet më të larta janë në këto njësi tregtare.
Rënia e çmimit të vajit të lulediellit nisi në muajin qershor 2022, periudhë në të cilën filloi të importohet vaji nga depozitat e Ukrainës drejt vendeve kufitare, pasi transporti detar ishte i bllokuar nga lufta. Në muajin korrik 2022, çmimi i vajit u ul me 24% krahasuar me çmimin e shitjes pas luftës.
Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%. Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 350 deri 400 lekë për litër./ Monitor.al
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, ...
Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 2...
Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë m...
Sot, më 20 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Të ardhurat totale, për periudhën 7-mujore arritën në rret...
Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare...
Sot, më 19 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një ...
Qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për ...
Pavarësisht mbiprodhimit të qershisë, përpunuesit po e ble...
Sot, më 18 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Tremujori i dytë i vitit është karakterizuar nga rritje e ...
Mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit të energjisë ...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teli...
Pagat në privat janë rritur me 12.7% në muajt e parë t...
Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të s...
Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i n...
Sot, më 17 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...