Rritet franga zvicerane/ Këmbimi valutor, 28 gusht 2024
Sot, më 28 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...

Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozitive sa ajo në vitin që lamë pas, duke sjellë për rrjedhojë një prodhim më të ulët të energjisë.
Të dhënat nga bilanci i energjisë, të publikuara nga INSTAT tregojnë se ka një rritje të peshës së importeve në tremujorin e dytë të vitit me 75.2%. Sipas publikimit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2,2%.
“Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 18,9%, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44,6%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 48,6% dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 6,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2024, arriti vlerën 623 GWh nga 355 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 75,2%. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 665 GWh nga 786 GWh duke shënuar një rënie me 15.4%”, thuhet në publikim.
Rënia e prodhimit të energjisë është vënë re si te hidrocentralet publike ashtu edhe tek ato private. Konkretisht hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2024, prodhuan 821 GWh nga 1.186 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 30,8%.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 895 GWh nga 1.057 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 15,3%.
“Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2024 ka arritur vlerën pozitive prej 43 GWh, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2023 kishte gjithashtu një vlerë pozitive prej 431 GWh”, vlerëson INSTAT.
Ajo që vihet re është edhe një rënie e humbjeve në rrjet si përsa u përket atyre teknike edhe atyre të klasifikuara si joteknike.
“Humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10,0%. Humbjet në transmetim janë ulur me 17,2%, ndërsa humbjet në shpërndarje gjithashtu kanë rënë me 8,6%.
Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 7,5%, ndërsa humbjet joteknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 11,2%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023”, thuhet në publikim.
Tremujori i dytë duket se është përkufizuar me një aktivitet ekonomik më pak intensiv për bizneset në raport me një vit më parë teksa përdorimi i energjisë nga ky segment ka regjistruar rënie.
“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u ul me 0,3% duke arritur vlerën 1.475 GWh nga 1.479 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2023.
Në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jofamiljarë, ku kemi një ulje të konsumit të energjisë elektrike me 2,3%, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 2,1%”, nënvizon INSTAT./Monitor
Sot, më 28 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit paraqiten në...
Sot, më 27 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli procedurën e prokurimit pu...
Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëte...
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...
Sot, më 26 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të pagua...
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Jugli...
Sot, më 24 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-...
Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmuj...
Sot, më 23 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pje...
Sot, më 22 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodolo...
Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra d...
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...