Zgjerohen me 9.7% shitjet "online" nga bizneset në 2024
Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/s...

Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, sipas së cilës do të hartohet një skemë për të taksuar bizneset e vogla me tatim mbi fitimin që aktualisht janë të përjashtuar nga ky tatim.
“Rishikimi i skemës së taksimit të bizneseve me të ardhura të ulëta, duke aplikuar skema të thjeshta taksim mbi fitimin neto nëpërmjet një niveli të caktuar të shpenzimeve të supozuara në përqindje mbi të ardhurat bruto” thuhet në dokumentin e qeverisë.
Strategjia e qeverisë argumenton se ky ndryshim vjen për arsyen se sistemet që përmbajnë disa norma tatimore, krijojnë hapësira për shmangie dhe është e njohur tendenca e tatimpaguesve për të përfituar nga regjimet e taksimit me norma më të ulëta.
Struktura e operatorëve ekonomikë në Shqipëri është e tillë ku pjesa dërrmuese e tatimpaguesve bëjnë pjesë në grupet me të ardhura shumë të ulta apo të ulta:
Numri total i bizneseve të regjistruara (që kanë plotësuar TF ose TFTH gjatë 2023) është 141,300, nga të cilat:
1. Tatimpagues me të ardhura 0-5 milion 105,293 ose 74.5% e totalit;
2. Tatimpagues me të ardhura 5-8 milion 13,281 ose 9.4% e totalit;
3. Tatimpagues me të ardhura 8-14 milion 8,010 ose 5.7% e totalit;
4. Tatimpagues me të ardhura mbi 14 milion 14,716 ose 10.4% e totalit;
Të dhënat tregojnë se 89.6% e totalit të bizneseve që operojnë në Shqipëri deklarojnë të ardhura deri në 14 milion lek për vitin 2023.
Nisur nga panorama e mësipërme, analiza dhe marrja e masave në të ardhmen për përmirësimin e kësaj skeme të taksimit të të ardhurave të biznesit sjell:
-Kufizimin e trajtimit të diferencuar brenda regjimit të përgjithshëm të tatimeve direkte;
-Parandalimin e krijimit të hapësirave për abuzime me deklarimin;
-Ofrimin e neutralitetit nga këndvështrimi i ngarkesës tatimore për të gjitha format e biznesit;
-Uljen e kostove të pajtueshmërisë për tatimpaguesit e vegjël;
-Reduktimin e kostove të administrimit dhe kontrollit të deklaratave të tatimpaguesve të vegjël nga administrata tatimore argumenton qeveria.
Hapat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren janë të fokusuara në:
Ndryshimi në sistemin tatimor në lidhje me tatimet mbi të ardhurat parashikon masa antishmangie me qëllim pengimin e dizenjimit nga ana e bizneseve të skemave të taksimit për shfrytëzimin jo të ndershëm të shkallës zero të tatimit, apo shkallëve të reduktuara të tij.
Sipas projektit të qeverisë për bizneset e vogla është më oportune dizenjimi i një sistemi të thjeshtë tatimi mbi të ardhurat dhe shpenzimet e supozuara, duke përdorur një shkallë të pranueshme të tatimit për ta dhe njëkohësisht duke u lejuar zbritje të tjera, të cilat ulin më tej normën efektive të tatimit./ Monitor.al
Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/s...
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryeta...
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huajDollar...
Sot, më 20 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 463.8 miliardë lekë deri në ...
Sot, më 19 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 18 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 17 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rro...
Nga data 1 tetor i këtij viti do të ketë rritje të pen...
Sot, më 16 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kufizimet në tregun e punës për profesionistët e nivel...
Përshpejtimi i ritmeve të rritjes së pagave vitin e fu...
Pritshmëritë për uljen e normave të interesit e kanë u...
Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të par...
Sot, më 13 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin...
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 ...
Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...