Euro, në kuotën e 98 lekëve/ Kursi i këmbimit, 24 shtator 2024
Sot, më 24 shtator 2024, në tregun valutor, euro blihet...
Vitet e fundit, Korça ka ndryshuar totalisht sa u përket ndërtimeve të reja, investimeve brenda qytetit, për ta kthyer në një destinacion të preferuar për vizitorët.
Këtë vit, në Korçë duket se ka hasur një ngërç shitblerja e apartamenteve, situatë që nëse e krahasojmë me një vit më parë, momentalisht është e stopuar. Rritja e çmimeve të apartamenteve, të pronave të reja, bashkëngjitur edhe me faktorë të tjerë si largimi i popullsisë apo ndryshimet në ekonomi, kanë bërë që të ketë rënie të shitjeve.
Ardit Meta, ndërmjetës i pasurive të paluajtshme në Korçë, tregon për CNA TV, situatën aktuale duke nxjerrë në pah trendin në rritje të çmimeve të apartamenteve.
“Në momentin që po flasim është vënë re një stopim i shitjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka ardhur për disa arsye, ndër më kryesoret përmendim shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve sidomos të pronave të reja, por edhe te pronat e vjetra kemi vënë re një trend rritës. Kjo, bashkëngjitur edhe me një sërë faktorësh të tjerë, si largimi i një pjese të popullsisë, por edhe normat ciklike të ekonomisë, kanë bërë që të kemi një stopim të shitjeve për momentin, jo në nivel alarmant, por trendi është vënë re drejt qëndrueshmërisë dhe rënies. Kanë ndikuar edhe lajmet e fundit për një rihapje të rivlerësimit të pronave që pritet tani në fund të shtatorit, besojmë se pas kësaj do të kemi një lëvizje të disa pronave që kanë ngelur pezull për arsye procedurash.”
Sa u përket çmimeve, Arditi thotë se kanë pësuar një rritje të ndjeshme, duke veçuar dy nga arsyet kryesore siç është rritja e çmimit të lëndëve të para si edhe rritja e fuqisë punëtore. Për nivelin e jetesës, kjo rritje prej 60-70% është tepër e konsiderueshme.

“Çmimet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, gjë e cila u ndikua nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, por edhe të fuqisë punëtore. Tani që po flasim, çmimet e lëndëve të para janë normalizuar. Këto çmime tani nuk janë reale, janë të bazuara dhe në rritjen e fuqisë punëtore dhe pagesës së tyre, por ekziston një fryrje e lehtë. Rritja është mbi 60-70%, për nivelin e jetesës është e konsiderueshme. Kjo është venë re edhe në çmimet e pronave të vjetra, të cilët duke parë rritjen e përgjithshme të çmimeve, tentojnë të përfitojnë nga situata, gjë që është në disfavor të kërkesës dhe të blerësve.
Ndërtimet e reja që i përkasin vitit 2023-2024, e nisin çmimin për metër katror nga 800€ deri në 1500€, por në këtë çmim ndikon tipologjia e apartamentit si edhe zona ku është ndërtuar në qytet ose në periferi.
“Nëse flasim për ndërtimet e reja të 2023-2024, një apartament 1+1 varion në 800€ për metër katror, ose me sipërfaqet që shiten sot diku në 60 mijë €. Për të njëjtën tipologji, për vilat që po ndërtohen shpesh në Korçë sidomos në lagjet karakteristike, ndërtim me tri kate, në këto zona shkon afër 1200-1500€ për metër katror, me apartamentet 1+1 deri në 75 mijë €.”
Krahas rritjes së çmimit të apartamenteve në shitje, edhe çmimet e qirave në Korçë janë rritur ndjeshëm. Për pronat e vjetra qiraja nis në kuotën e 200€, ndërsa për të rejat nis në 300€. Këshilla e Arditit për këtë situatë, duke marrë parasysh çmimet, për familjet që kanë menduar të marrin një shtëpi me qira do të ishte më mirë të aplikonin për kredi dhe shtëpia të bëhej pronë e tyre.
“Edhe kjo është e vërtetë, ka pasur rritje të konsiderueshme, jo të gjithë e kanë luksin ose mundësinë për të pasur një shtëpi të re, e normalisht zgjedhin të marrin shtëpi me qira. Kërkesat për qira janë rritur e normalisht rritet edhe çmimi, të cilat kanë kaluar nga 300-350€ në muaj. Te çmimi ndikon mobilimi, por edhe vjetërsia e pronës. Edhe te pronat e vjetra është vënë re rritje, që varion nga 200-250€ në muaj. Momentalisht me këto çmime do ishte më e këshillueshme nga ana ime për familjet që kanë menduar të marrin një apartament me qira, është më e mira të marrin një kredi dhe ta bëjnë të tyren pronën dhe të mos paguajnë për diçka që nesër nuk ka asnjë kthim.”
Duket se trendi i rritjes së çmimeve të qirave dhe të apartamenteve në shitje, nuk ndodh vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku po ndërtohen një sërë vilash apo pallatesh të reja. Pas përfundimit të rivlerësimit të pronave që pritet të ndodhë brenda shtatorit, edhe situata e stopuar me shitblerjen e apartamenteve mund të ndryshojë për pronat që kanë ngelur pezull për shkak të procedurave./ CNA TV
Sot, më 24 shtator 2024, në tregun valutor, euro blihet...
Sot, më 23 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Në Deklaratën e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujo...
Së fundmi, për herë të dytë gjatë këtij viti, Banka Qe...
Sot, më 22 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Qeveria nxori për konsultim draftin për strategjinë Af...
Në vitin 2024, 24,5% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/s...
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryeta...
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huajDollar...
Sot, më 20 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 463.8 miliardë lekë deri në ...
Sot, më 19 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 18 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 17 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredia për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rro...
Nga data 1 tetor i këtij viti do të ketë rritje të pen...
Sot, më 16 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kufizimet në tregun e punës për profesionistët e nivel...
Përshpejtimi i ritmeve të rritjes së pagave vitin e fu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...