Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 tetor 2024
Sot, më 2 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...

Pas një viti prodhimtarie të dobët, sivjet pritet të vilet sasi e lartë ulliri për prodhim vaji.
Në zonën e Elbasanit, për shkak të temperaturave të larta dhe pjekjes më të shpejtë, fermerët do të nisin vjeljen e ullirit që nga 10 apo 15 tetori.
Agron Çakalli, administratori i Federatës Bujqësore Elbasan (F.B.E) i cili mbledh për përpunim prodhimin e 125 fermerëve të zonës së Elbasanit, tha për “Monitor” se sasia e ullirit të grumbulluar për prodhimin e vajit pritet të jetë dyfish më e lartë se vitin e kaluar.
Çakalli pohon se shtimi i prodhimit është ndikuar nga mosrënia e sëmundjeve, siç është sëmundja e mizës së ullirit që prek më së shumti bimën, nga rritja e shërbimit të fermerëve dhe shirat e stinës së vjeshtës.
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2017 u prodhuan 117,6 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2022, sasia e prodhuar e ullinjve ra rreth 26%.
Rënia e prodhimit të ullirit, pakësoi edhe prodhimin e vajit të ullirit. Sipas fermerëve vjet u prodhua gati 40% më pak vaj ulliri se viti paraardhës. Për 2023, mungesa e prodhimit ka dyfishuar çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me 2022 Fermerët e tregtuan vajin e ullirit me çmim nga 600, 700 deri 800 lekë për litër.
Sivjet shtimi i prodhimit të ullirit, sipas fabrikave përpunuese pritet të rrisë automatikisht prodhimin e vajit të ullirit. Por mbiprodhimi nuk pritet të sjellë rënie të lartë të çmimit, pasi për vajin e ullirit vendas ka rritje të kërkesës për eksport. Fabrikat e përpunimit kanë nisur diskutimin e kontratave me sipërmarrës nga Italia për eksportin e vajit.
“Nëse vjet vajin e prodhuar, të paambalazhuar e shitëm 700 lekë për litër nga mungesa e prodhimit, sivjet çmimi pritet të arrijë deri në 600 lekë për litër për shkak të mbiprodhimit. Nuk presim që çmimi të bjerë nën vlerën e 600 lekëve, pasi ka një kërkesë të lartë për eksport.
Sivjet në shtetet si Itali, Greqi apo Spanjë prodhimi nuk pritet të jetë i mbarë nga temperaturat e larta.
Ndërkohë ka nisur kërkesa për eksportin e vajit në Itali. Kontrata pritet të finalizohen me analizimin e mostrave me prodhimin e vajit të ullirit”, pohoi drejtuesi i Federatës Bujqësore së Elbasanit.
Prej vitesh tashmë 60% e sasisë së vajit të prodhuar nga F.B.E eksportohet, ndërsa pjesa e mbetur shitet në dyqane të vogla ushqimore, restorante dhe supermarkete.
Nga ekspertët e prodhuesit është paralajmëruar se karakteristikë për pemën e ullirit është periodiciteti i prodhimtarisë. Faktorë të tjerë që ndikojnë te shtimi i prodhimit janë edhe kushtet klimaterike dhe kryerja e shërbimeve./ Revista Monitor
Sot, më 2 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Statistikat tregojnë se rritja e shpejtë e kredisë po ecën...
Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argët...
Sot, më 1 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer b...
Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e ...
Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqet...
Sot, më 30 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Euro...
Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregu...
Sot, më 29 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e aktiveve të sistemit bankar ka qenë e qëndrueshme...
Kredia e re për ekonominë shënoi përsëri një rritje të for...
Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe...
Sot, më 28 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 27 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë D...
Sot, më 26 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet...
Sot, më 25 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...