Eurostat: Veriu i Shqipërisë dhe Vani i Turqisë, rajonet më të varfra të Europës
Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezu...

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB-së.
Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT.
Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në vitin 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në vitin 2023. Ulja e peshës së bujqësisë në ekonomi e zvogëlon efektin negativ që ka rënia e sektorit në PBB totale.
Me gjithë rishikimin me ulje, bujqësia mbetet sektori me kontributin më të madh në PBB, me rreth 16,2% të totalit.
Në anën tjetër, rritjen më të madhe të peshës në përllogaritjen e PBB e ka ndërtimi me 1.84 pikë %. Kontributi i ndërtimit ishte 10.2% e totalit të PBB-së më 2023, por pas rishikimit pesha e tij shkoi në 12.1% (shiko grafikun e mëposhtëm). Me këtë rishikim sektori i ndërtimit rrit më tej peshën në ekonomi dhe në rezultatin e përllogaritjes së PBB-së në vijim.
Gjithashtu me rritje u rishikua edhe pesha e sektorëve të lidhur me turizmin. Aktivitet “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” pas korrektimit kontribuuan në 18.5% e PBB-së, nga 17.1% që ishte me metodën e vjetër më 2023.
Me rritje u rishikua edhe aktiviteti i shërbimeve profesionale, të cilat do të kontribuojnë me 7.2% të PBB-së nga 5.9% që ishte pesha e këtij grupi me metodën e vjetër.
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme rishikohet me rënie. Pas korrektimit ky grup do të kontribuojë me 4.8% të PBB-së me 2023 nga 5.9 që ishte para korrigjimit.
Gjithashtu me ulje rishikohet kontributi i grupit “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” i cili pas korrektimit do të kontribuojë me 1.9% të PBB nga 2.3% që ishte më parë.
Kontributi i grupit informacioni dhe komunikimi u rishikua me ulje. Nga 3.2% që u përllogarit kontributi i këtij grupi në PBB më 2023 pas rishikimit do të jetë 2.4%.
Gjithashtu pesha e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit u rishikua me ulje në 1.6% të totalit të PBB nga 2.1 që ishte më parë.
Pak ditë më parë INSTAT njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB-ja. Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat.
Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare.
Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur INSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024 është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018./ Revista Monitor
Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezu...
Pas një viti prodhimtarie të dobët, sivjet pritet të vilet...
Sot, më 2 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Statistikat tregojnë se rritja e shpejtë e kredisë po ecën...
Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argët...
Sot, më 1 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer b...
Bizneset në vend po vuajnë gjithnjë e më shumë mungesën e ...
Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqet...
Sot, më 30 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Euro...
Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregu...
Sot, më 29 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Rritja e aktiveve të sistemit bankar ka qenë e qëndrueshme...
Kredia e re për ekonominë shënoi përsëri një rritje të for...
Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe...
Sot, më 28 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Sot, më 27 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë D...
Sot, më 26 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...